E Shtunë, 31 Tetor 2026

Begirishtajn: Mesi nuk do të largohet

Drejtori sportiv i Barcelonës, Çiki Begirishtajn, deklaroi se asnjë klub nuk e përballon dot blerjen e Lionel Mesit, me vlerën që argjentinasi ka aktualisht. Duke folur për "Sport", ish-lojtari i Barcelonës, Deportivos dhe Real Sociedad tha se sulmuesi ka vlera që shkojnë përtej shifrave financiare. "Asnjë çmim nuk është në lartësinë e duhur për Mesin", tha 44-vjeçari. "Ekzistojnë disa futbollistë që janë të paprekshëm. Mançesteri nuk e shet Kristiano Ronaldon, ashtu sikurse bën edhe Milani me Kaka. Aktualisht, Barça ka lojtarin më të mirë në botë".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›