E Shtunë, 31 Tetor 2026

Super "pole" i Hemilton, Masa i 5-ti

I ngjan shumë një goditjeje vendimtare; ashtu sikurse mund të jetë gara e tretë nga fundi i Botërorit. Por ka akoma edhe më shumë peshë, atë të një kampionati të tërë. "Pole position" i marrë nga Luis Hemilton dje në Fuxhi mund të jetë edhe lëvizja e duhur drejt titullit botëror. Anglezi i Meklaren ka qenë praktikisht perfekt në tre sektorët e pistës japoneze dhe ka lënë pas Ferrarin tjetër, atë të Kimi Raikonen. Rivali i tij për titull, Felipe Masa ka fituar vetëm vendin e pestë, para tij janë renditur Kovalainen e Alonson. Në fakt, në bokset e Ferrarit nuk kanë mbetur aspak të kënaqur për paraqitjen në këtë garë të provave zyrtare, pasi do të kenë katër makina për të parakaluar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›