Murinjo: Gati për reduktimin e rrogës time
"Nëse do të ma kërkonin, për të mirën e të gjithëve, do të isha i gatshëm për reduktimin e rrogës time". Hose Murinjo rrëfehet në "Tg5": "Me mënyrën se si flasin për mua, tregojnë mungesë respekti. Më duhet të adaptohem, por futbolli italian nuk do të më ndryshojë: klubi italian nuk do të më ndryshojë. Gjëja e fundit, që unë dua të bëj, është të ndryshoj veten. Për mua është inekzistet problemi i të qenit antipatik apo simpatik: nuk më intereson. Ndoshta çështja varet nga që unë ende nuk e njoh kulturën tuaj. Shembulli i Anglisë është se konsiderohesh fitues nëse fiton diçka në momentin e duhur, ndërsa këtu duhet të bësh gjithnjë diçka të mrekullueshme për ta merituar".