Kur Italia shihet me syrin e majte

Nje jave me pare Valter Veltroni shkroi nje manifest te firmosur nga 75 parlamentare te partise se tij ne te cilin analizon shoqerine italiane leshon kritika te ashpra ndaj Bersanit ne krye te partise dhe shenjon nje rruge ndryshe per te ardhmen. Dokumenti ka bere te mallengjehen te tijte nderkohe qe drejtuesit e partise ia dolen mbane ne njefare menyre te riqepnin te shqyerat e shkaktuara nga Veltroni vote ne favor te fjalimit te mbajtur nga Bersani abstenim per mendimin e zerat ndryshe brenda radheve te partise.
Gazetat nuk kane nxjerre te dhena te plota nga brendia e manifestit per kete arsye iu drejtova internetit e gjeta menjehere ne Google por pata veshtire ta ripeshkoja nga faqja online e partise atje ku gjendet ngaqe si ta them ishte shpelare pak. Megjithate zbulova se ndermjet firmetareve kishte dhe disa personalitete per te cilet kam vleresim te vecante si Pietro Ichino Maria Leddi Nicola Rossi Enrico Morando. Nje arsye me teper kjo qe tekstit ti kushtoja rendesine e duhur e ta lexoja me vemendje.
Me ne fund kur i shkova ne fund tekstit dhe intervistes perkatese nuk u qartesova edhe aq. Sidoqofte mendoj ta kem kapur idene madje edhe te ndaj te njejtin shqetesim te thelle politik qe pershkon faqet e dokumentit.
Edhe pse nuk e thone troc veltronianet u druhen fort dy ceshtjeve. Se pari Bersanit gna fa per tu shprehur si Funari. Jo vetem se nuk ia del dot mbane te mposhte Berlusconin jo vetem per mungesen e karizmes por per faktin se me ckuptova Veltroni ka ndermend te ndertoje nje aleance qe shkon nga Nichi Vendola dhe Di Pietro e mberrin te Casini - veshtire te te shqitet nga mendja pervoja e deshtuar e qeverise se Romano Prodit qe Veltroni sipas meje e shihte si pengesen kryesore qe e la partine e tij pa pushtet. Se dyti Fundin e bipolarizmit permes lindjes se nje qendre 15-20-she te ashtuquajturin poli i trete qe te jete gjyqtari i lojes politike.
Nje pike tjeter qe nuk ma mbush mendjen eshte edhe analiza qe i behet ne kete manifest shoqerise italiane. Nje analize qe ne shume prej rreshtave nuk ka pothuaj pike ndryshimi nga ato qe kemi degjuar gjate gjithe ketyre viteve ose te pakten nuk i sheh nga ajo largesi qe te mundeson ti shquash mire. Ngaqe gjithnje sipas mendimit tim problemi thelbesor i se majteve nuk qendron shume tek fakti se nuk ia arrin te propozoje zgjidhje te besueshme ndaj krizes italiane por tek fakti se ka ne koke nje ide te gabuar ose me mire te themi te shtrember me kast te shoqerise italiane. Per ti rene shkurt problemi qendron te diagnoza para se te shkohet te terapia.
Po marr nje shembull. Ne dokument thuhet se pabarazia eshte ne rritje e qe krisja Jug-Veri po theksohet gjithnje e me shume. Theksohet rritja e borxhit publik per shkak se qendra e djathte eshte ne pushtet duke harruar se kriza ne vend varej ne thelb edhe nga kriza ekonomike boterore. Flitet per reforma ne sektorin publik tamam sikur Renato Brunetta dhe Andrea Ichino te mos kishin bere gje prej gjeje.
Flitet per beteja per zbatim legjislacioni ne Jug sikur te ishte humbur kjo pjese e Italise pa permendur ne asnje rresht punen e pazakonte ne keto vite kunder krimit te organizuar. Behen propozime per investime e shpenzime ne sektorin e ndertimit punen kerkimore zbutje te konflikteve sociale qe do te kushtonin miliarda e miliarda sikur ti kishim ne dore keto ta ardhura per tu investuar apo se gjetja e burimeve te tilla financiare nuk do te na kushtonte sakrifica te medha dhe kohe te gjate.
Per me teper nuk mund te anashkalohet fakti qe disa prej ideve te shpalosura ne manifest nga Veltroni jane permendur shkarazi por tingellojne shume te njohura ne mjedisin publik aq me teper kur jane edhe te papertypshme per qendren e majte kete te sotmen. E kam fjalen per shembull per financimin selektiv te universiteteve e shkollave me pasoja ndeshkuese per universitaret jo-produktive dh pedagoget joefikase. Apo edhe per shfuqizimin e nenit 18 te statutit te punetoreve per te pranuarit e rinj per institucionalizimin e politikave te te fleksibilitetit te mbikeqyrur. Aq me teper qe nuk thote nje fjale per federalizmin por qe nese do te trajtohej seriozisht kjo teme do te ndillte reagime te ashpra ne nje pjese te partise vecanerisht ne Jug.
Tek e fundit me duket se manifesti veltronian pavaresisht reformizmit radikal te disa prej firmetareve te tij nuk na ofron diagnozen e semundjeve te vendit as nuk ndryshon shume nga monotonia melankolike dhe stertheniet qe nga 2001-shi te cilat edhe Bersani me te tijte vazhdon mekanikisht te beje mbaje te njejtin avaz. Nese ky diagnostikim do te ishte i sakte se pjese me e madhe e te keqijave qe po vuan ky vend vjen nga Berlusconi dhe Tremonti atehere problemi numer nje per Italine na mbetka shtaposja e berluskonizmit ide se ciles Bersani i eshte mbajtur fort me aleanca sa me te gjera te mundshme per tu cliruar nga tirani e cila eshte nje linje politike qe deri me tani nuk ka dhene fryte.
Por nese Valter Veltroni eshte i mendimit se Bersani gabon ai duhej te shfaqte kurajon te pranonte te skicohej nje panorame tjeter e Italise te shpjegonte me ne detaje semundjet e shoqerise sone. Me nje diagnoze ne te cilen per shembull te mos druhej aspak te shprehej se disa perfitimeve do tu vinte fundi pensioni ne moshen 60-vjecare te shpenzojme 100 kur prodhojme 70 te zgjidhe problemin e punesimit te perkohshem per te mbajtur ekuilibrin politik me qeveritaret qofshin te majte e qofshin te djathte. Problemi qendron te fakti se berja e nje analize me me kembe ne toke ku nuk do te shpetonim nga te gjitha te keqijat ekonomiko-sociale nese shporrnim berluskonizmin do te vlente vetem per te bere te qarte thjeshtezimin e linjes politike te te majteve te sotem por qe do ta bente edhe me te veshtire mbajtjen te bashkuar te partise. Njezet vite pas analizave e shtjellimeve me sens unik ka disa te verteta qe popullit te majte nuk mund i thuhen e ne te vertete prandaj edhe nuk i thuhen. Behet fjale per ato terapi te te majteve qe mund te peshperiten vetem ne seminare kuvende ne komisionet parlamentare por qe nuk thuhen pak perpara se te shkohet ne kutite e votimeve ne mitingjet e shesheve ne festat partiake. Po cilat te verteta dhe per cilat terapi behet fjale
Per shembull qe shpenzimet publike do te shkurtohen edhe me shume sa ka bere deri me tani ministri i Ekonomise dhe Financave Giulio Tremonti perndryshe nuk do te mjaftonin taksat ndaj prodhuesve. Qe angazhimet e Brunettas e Gelminit ne ceshtjen e puneve publike mund te kishin qene edhe me te arrira madje shume me teper por qe gjithsesi arritjet jane te prekshme. Qe Jugu nuk mund te vazhdoje te arketoje te ardhura te cilat nuk i prodhon perndryshe si ka mundesi qe te ardhurat e destinuara kane firasur Per me teper ne lidhje me Mafian per te cilen shpresojme qe kur ne nje te ardhme vendasi te qeverisen nga forcat e qendres se majte ata te mos qahen Ku je o Maroni
Perktheu Zamir Gjurgji