Gjirokastër, arreston tre persona për vendosje vulash hyrjeje kundrejt shpërblimit
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Gjirokastrës bëri sot ndalimin e tre personave për vendosje vulash hyrjeje në pasaportat e shtetasve shqiptar pa praninë e tyre, duke përfituar shuma nga 600 deri në 800 euro për person. Tre të ndaluarit janë Spiro Çami, 35 vjeç i punësuar pranë një agjencie udhëtimi dhe punonjësit e shërbimit kufitarë Ylli Hoxha dhe Brisilda Biraçi, përkatësisht 40 vjeç dhe 24 vjeçe nga qyteti i Gjirokastrës.