Kur Toni shkoi në Shtëpinë e Bardhë
11/06/2005 Kryeministri britanik, Toni Bler, u rikthye nga Uashingtoni me një marrëveshje për faljen e borxheve afrikane dhe një premtim se SHBA po “bëjnë diçka” lidhur me ndryshimin e klimës. Por Kryeministri britanik nuk mori gjithçka që donte. Madje, as nuk iu afrua
Bleri nuk ishte në gjendje t’i merrte Uashingtonit qoftë edhe një shenjë të vogël lëshimi për një çështje, të cilën e ka shumë për zemër: ndryshimin e klimës. Ajo që po kuptohet nga të gjithë është se Bleri po investon shumë më tepër në marrëdhënien e tij me Bushin, sesa po ndodh në kahun e kundërt
Toni Bler shkoi në Uashington të mërkurën. Ai shpresonte për disa lëshime nga George Bush, të cilin Bleri e mbështeti gjatë luftës në Irak dhe me bujari i ofroi me mijëra trupa me qëllim rrëzimin e Sadam Huseinit. Gjatë muajve të fundit, Bleri e ka bërë luftën kundër varfërisë në Afrikë si dhe mbrojtjen e klimës, çështjen kryesore të axhendës së tij.
Në Uashington, ai shpresonte që miku i tij i ngushtë të bashkohej me të në idenë për të dyfishuar ndihmën e Afrikës, si dhe ta afronte pak më shumë me Protokollin e Kiotos, mbi ngrohjen globale. Bleri plotësoi një pjesë të dëshirës: SHBA pranon të falë një pjesë të borxheve për Afrikën. Po ndryshimi i klimës? Mos prisni nga Bushi ndonjë lajm të mirë, të paktën së afërmi.
Gazetat evropiane, në mënyrë të veçantë ato gjermane, pyesnin përse vallë ka kaq pak të ardhura investimi i Blerit me Bushin?
“Sueddeutsche Zeitung” shkruan se Bleri ka arsye të fortë për ta bërë Afrikën çështjen dominuese të presidencës së tij të G8. “Por deri tani, ai nuk duket se do të hyjë në histori si shpëtimtari i Afrikës”, shkruan gazeta e qendrës së majtë. Përse? Me qëllim që të arrijë ndonjë rezultat të dukshëm në politikat e zhvillimit, i duhet patjetër SHBA dhe fuqia e saj financiare. Prioritetet e Uashingtonit, megjithatë, janë në Lindjen e Mesme dhe Azi, e jo në Afrikë. Dhe kjo, thotë gazeta, është një mundësi e humbur. “Pas Irakut, Bushi dhe Bleri mund të kishin treguar se janë të gatshëm të mbështesin tranzicionin në vendet në zhvillim”.
Në fakt Bush, bëri një tjetër lëvizje. Ai i premtoi ndihmë shtesë Afrikës, por ai mori nga buxheti tashmë ekzistues i SHBA për ndihmën e vendeve në zhvillim – me fjalë të tjera, Bushi thjesht zhvendosi fondet për zhvillim nga një llogari bankare në një tjetër. Duke ditur këtë, duhet kuptuar se anulimi i borxhit që Bushi dhe Bleri duan të arrijnë në mbledhjen e G8 nuk do të jetë kushedi se çfarë. Në fakt, lëshimi më i madh që Bleri mundi të fitojë nga takimi me Bushin,ë shtë që ky i fundit nuk do të tërheqë organizatat ndërkombëtare të ndihmës dhe do t’i fokusojë politikat amerikane të zhvillimit edhe më shumë në ndihmat dypalëshe.
Megjithatë, gazeta e të djathtës së qendrës, “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, sheh një përfitim për Blerin. Kryeministri mund të konsiderojë plus faktin që ka marrë miratimin e Bushit për faljen e borxheve. Dhe fakti që atij i janë vënë kushte, nuk do mund të gjykohet si jo moral. Gazeta mendon se është e drejtë që rregullat e ligjit dhe qeverisjes së mirë, të shërbejnë si parakushte për ndihmat për zhvillim. Megjithatë, Bleri nuk ishte në gjendje t’i merrte Uashingtonit qoftë edhe një shenjë të vogël lëshimi për një çështje, të cilën e ka shumë për zemër: ndryshimin e klimës. Ajo që po kuptohet nga të gjithë është se Bleri po investon shumë më tepër në marrëdhënien e tij me Bushin, sesa po ndodh në kahun e kundërt.
Edhe konservatorja “Die Velt”, e cila shpesh herë tingëllon si një sonet dashurie në adhurimin që ka për Bushin, ka kritika për SHBA. “Sjellja dhe qëndrimi i Bushit i ka dhënë qeverisë së tij tituj të mirë gazetash përreth botës, dhe SHBA ka me të vërtetë nevojë për to”, shkruan editorialisti. Uashingtoni, vëren gazeta, shpenzon ende 0.16 për qind të GDP për ndihmat ndërkombëtare dhe kjo është ndihma më e vogël që ka ofruar ndonjëherë një vend i industrializuar.
Për të financuar anulimin e borxheve, britanikët kanë propozuar shitjen e një pjese të rezervave të Fondit Monetar Ndërkombëtar, një plan që kundërshtohet nga Uashingotni, i cili në vend të kësaj dëshiron të reduktojë programin e huave të drejtpërdrejta të Bankës Botërore. Por, nëse ndodh kjo, Banka Botërore do të humbasë vazhdimisht pushtetin e saj dhe vendet në zhvillim, do të mbështeteshin më shumë në ndihmat bilaterale, të cilat janë edhe më të ndërlikuara. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë që gjithçka në Bankën Botërore duhet të qëndrojë ashtu siç është sot, konkludon gazeta. Në fund të fundit, edhe institucioni i sotëm nuk ka një plan të mirë për kontrollin e investimeve për zhvillim që bën.
Te majtistja “Berliner Zeitung”, botuesit ndjejnë se ekziston një farë hipokrizie në Evropë e Gjermani në lidhje me planin Bush-Bler. Por, ashtu si gjithmonë, gazeta preferon së pari të shigjetojë Uashingtonin. “Premtimet nuk janë të mjaftueshme as për të përmbushur atë që krerët e shteteve kërkuan tri vjet më parë të ashtuquajturin Projekti i Mileniumit i Kombeve të Bashkuara” – pra për të rritur ndihmën e tyre për zhvillim në 0.7 për qind të GDP.
Ajo që gazeta nuk e vë re, megjithatë, është se OKB ka bërë thirrje për atë nivel ndihme për zhvillim nga shtetet e industrializuar që në vitin 1970. Por, nuk ka arsye të kritikohet iniciativa anglo-amerikane. Në fund të fundit, Evropa në këtë drejtim është shumë pas.