E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nuk bën të jesh indiferent!

11/06/2005  Në Amerikë ekziston një ndjesi e përhapur, që Evropa nuk ka më rëndësi – apo që të paktën Amerika nuk ka një faktor që mbështet në zënkat e brendshme të Evropës. Sepse e shohin si një forcë të shuar, me rritje të ngadaltë ekonomike, demografi si një spirale vdekje, shtete të mirëqenies të papërballueshëm dhe shumë pak aftësi për të projektuar pushtetin jashtë vetvetes

Bill Kristol, një prej neokonservatorëve më të njohur, i krahason francezët me ngritjen e Ross Perot. Perotizmi ishte i zhurmshëm, konfuz dhe plot me elementë të pakënaqshëm. Por ai tregoi se njerëzit nuk ishin më të gatshëm të toleronin rendin e vjetër, dhe ai hapi rugë për ngjitjen e Bill Clintonit në të majtë dhe Neut Gingrich dhe Rudy Giuliani në të djathtë

The Economist

Ekziston një variant i lezetshëm i një prej fabulave të Ezopit. Një bretkocë e vogël ndan një fushë me një ka gjigand. Bretkoca përpiqet që të tërheqë vëmendjen e kaut, duke u fryrë vazhdimisht. Kau nuk arrin që ta vë re bretkocën. Bretkoca fryhet edhe më shumë. Kau vazhdon të mos e vërejë. Bretkoca, më së fundi fryhet aq shumë, sa plas. Por kau nuk e vë re.

Diçka e ngjashme me këtë ndodh të dielën e kaluar. Shumë prej mbështetësve të kushtetutës së Bashkimit Evropian ushqejnë ëndrrat e krijimit të Shteteve të Bashkuara të Evropës. Valéry Giscard d'Estaing, drita udhëheqëse e kushtetuëts, ka folur vazhdimisht për adhurimin që ai ka ndaj kushtetutës amerikane. Por reagimi i amerikanëve ndaj votës kundër në Francë ishte thjesht një gogësimë gjigande. Rrjetet e lajmeve i dhanë po aq prioritet votimit në të njëjtën kohë në Liban, dhe të dy zgjedhjet dukeshin më pak të rëndësishme sesa rezultati i garave Indy 500.

Pjesa më e madhe e justifikimeve për injorimin e votimit në Francë janë të kuptueshme. Rezultatet u shpallin në mesin e një dite me diell, që qëlloi të ishte edhe Dita e të Rënëve. Kushtetuta është një dokument i fryrë, të cilin pak evropianë e kanë lexuar, e jo më amerikanët. Mbështetësit e saj, si Jacques Chirac, pretendonin se ajo ishte një mburojë ndaj kapitalizmit të stilit amerikan; kundërshtarët si Jean-Luc Melenchon thanë se “ky ishte ligji i xhunglës i kthyer në kushtetutë”. Eurokratët thonë se do të vazhdojnë të ratifikojnë kushtetutën, pavarësisht nga ajo që thonë njerëzit.

Në Amerikë ekziston një ndjesi e përhapur, që Evropa nuk ka më rëndësi – apo që të paktën Amerika nuk ka një faktor që mbështet në zënkat e brendshme të Evropës. Versioni i sjellshëm i kësaj ndjenje është që Evropa është një problem, i cili është zgjidhur. Kontinenti është paqësor, në prosperitet dhe i qytetëruar. Interesat jetësorë të Amerikës qëndrojnë tashmë diku tjetër – në luftimin e terrorizmit dhe menaxhimin e ngritjes së shpejtë të Kinës. Versioni më pak i sjellshëm është që Evropa është tashmë një forcë e shuar, me rritje të ngadaltë ekonomike, demografi si një spirale vdekje, shtete të mirëqenies të papërballueshëm dhe shumë pak aftësi për të projektuar pushtetin jashtë vetvetes.

Eshtë e qartë, Evropa nuk është aq e rëndësishme sa ajo mendon se është: kjo do të ishte e pamundur. Megjithatë, indiferenca e Amerikës ndaj saj është e gabuar. Ajo mbetet partneri tregtar dhe aleati më i ngushtë i Amerikës. Dy të tretat e investimeve amerikane që nga viti 2000 kanë shkuar në Evropë. Pavarësisht të gjithë problemeve të tyre, BE dhe Amerika punojnë së bashku në timonin e ekonomisë botërore: Kina është shumë e pazhviluar dhe Japonia ka dështuar në marrjen e një pozicioni prej lideri. Që kur ka ardhur në detyrë në vitin 2001, George Bush ka kaluar më shumë kohë në Evropë sesa në çdo vend tjetër – 44 ditë, krahasuar me 13 në Azi. Dhe qëkurse u rizgjodh në 2004, ai e ka vënë së tepërmi theksin në rregullimin e marrëdhënieve evropiane. Për një arsye të mirë: veprimet e Amerikës jashtë bëhen më të lehtë kur i miraton Evropa.

Gjë që e bën edhe më befasues faktin që kaq shumë njerëz, të cilët e patën vëmendjen në rezultatet evropiane, përfshirë disa shumë pranë Presidentit Bush, ishin shumë të gëzuar. Shumë konservatorë e thyen embargon e vetimponuar ndaj produkteve franceze, dke hapur shishet e shampanjës. JO-ja e madhe nuk donte të thoshte vetëm poshtërimin e zotit Chirac. Ajo shënonte poshtërimin e një klase politike, që ka qenë një gjemb në këmbën e Amerikës që nga Lufta e Dytë Botërore. Grupet e krahut të djathtë nsiën menjëherë të flasin e të rrahin mendime, lidhur me shembjen e afërt të eurosocializmit. Madje, dikush arriti deri aty sa të prodhojë një hartë të pjesëve “të kuqe” të Francës që votuan kundër – dhe vërejti ngjashmërinë me hartën e vitit 2004, të pjesëve të “kuqe” të Amerikës që kishin votuar për zotin Bush.

Do të ishte e vrazhdë që t’i mohoje një farë kënaqësie Shtëpisë së Bardhë. Por, kjo nuk do të thotë ndjekje e atyre hartëbërësve konservatorë deri në fund të konkluzioneve të tyre ekscentrikë. Vota kundër u udhëhoq nga forcat më të prapambetura në Francë – armiqtë e globalizimit dhe amerikanizimit. Dhe zoti Chirac ia dha menjëherë postin e Kryeministrit zotit Dominique de Villepin, një eksponent i antiamerikanizmit në formën e tij më vetëtoleruese.

Justifikimi i vetëm serioz për amerikanët që të gëzohen në kësi kohërash aspak të mira për Evropën do të ishte, nëse fundjavën e kaluar do të kish penguar daljen e një kundërpeshe evropiane për pushtetin amerikan. Megjithatë, kjo ka qenë me siguri gjithmonë një fantazi, duke patur parasysh si refuzimin e kontinentit për të shpenzuar një shumë domethënëse parash për mbrojtjen, ashtu edhe marrëdhëniet e tij të paqëndrueshme me anëtarë të tjerë të mundshëm të një “koalicioni të kundërpeshës”. Vota kundër jo vetëm që garanton edhe disa vite të tjerë eurotronditje dhe vështrim brenda vetvetes: ajo bën që të ketë shumë më pak gjasa që Evropa do të jetë në gjendje të absorbojë Turqinë, për të mos folur pastaj për Ukrainën, të paktën në një kohë të afërt.

Përse Amerika ka nevojë për një Evropë të fortë

Përgjigjja më e ndjeshme amerikane ndaj dështimit të Evropës është që ta shohë atë si një shans. Një shans, i cili është i mbushur me rreziqe, por gjithsesi një që do t’i japë mundësi Evropës të niset drejt një shtegu më të ndjeshëm, dhe që do t’i lejonte Amerikës ta shtynte lehtas në një drejtim më anglo-sakson. Bill Kristol, një prej neokonservatorëve më të njohur, i krahason francezët me ngritjen e Ross Perot. Perotizmi ishte i zhurmshëm, konfuz dhe plot me elementë të pakënaqshëm. Por ai tregoi se njerëzit nuk ishin më të gatshëm të toleronin rendin e vjetër, dhe ai hapi rugë për ngjitjen e Bill Clintonit në të majtë dhe Neut Gingrich dhe Rudy Giuliani në të djathtë.

Ka shenja që një revolucion i ngjashëm është duke zier në Evropë. Ekziston një shans i mirë që zoti Chirac të zëvendësohet në vitin 2007 nga Nicolas Sarkozy, i cili pretendon se është një fans i tregut të lirë; dhe një shans akoma edhe më i mirë që Gerhard Shroeder do të zëvendësohet këtë shtator nga Angela Merkel, një grua e cila mbështeti pushtimin e Irakut. Kjo shkundje i jep Amerikës një shans për të gjetur miq të rinj dhe bashkëpunëtorë në Evropë.

Mnegjithatë, paradoksi i politikës evropiane të Amerikës është se ajo ka shans për të ndikuar mbi Evropën vetëm nëse shihet sikur nuk po bën asgjë. Amerika duhet të bëjë gjithë sa mundet, me qëllim që bretkoca të mos shpërthejë sërish. Por, të paktën në publik, kau duhet të japë përshtypjen se është indiferent.

“Revolucioni” afron

Ka shenja që një revolucion i ngjashëm është duke zier në Evropë. Ekziston një shans i mirë që zoti Chirac të zëvendësohet në vitin 2007 nga Nicolas Sarkozy, i cili pretendon se është një fans i tregut të lirë; dhe një shans akoma edhe më i mirë që Gerhard Shroeder do të zëvendësohet këtë shtator nga Angela Merkel, një grua e cila mbështeti pushtimin e Irakut. Kjo shkundje i jep Amerikës një shans për të gjetur miq të rinj dhe bashkëpunëtorë në Evropë. Mnegjithatë, paradoksi i politikës evropiane të Amerikës është se ajo ka shans për të ndikuar mbi Evropën vetëm nëse shihet sikur nuk po bën asgjë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›