I moshuari gjendet i vdekur në rrugë
Gjendet i vdekur në rrugë një
i moshuar, i cili kishte ndërruar
jetë nga një atak kardiak.
Dilaver Lalmi është gjetur nga
kalimtarët e rastit, të cilët menjëherë
kanë njoftuar policinë. Burimet
zyrtare nga Drejtoria e Policisë
së Tiranës shpjeguan në lidhje
me këtë ngjarje, se në orën 10.00,
në rrugën "Qamil Guranjaku" është
gjetur i vdekur në rrugë Dilaver
Mehmet Lalmi, 72 vjeç, lindur dhe
banues në Tiranë. Me t‘u njoftuar,
në vendin e ngjarjes kanë shkuar
shërbimet e Komisariatit Nr. 1, të
cilët kanë konstatuar se i ndjeri nuk
kishte shenja dhune dhe më pas ka
mbërritur edhe ekspertiza mjekoligjore.
Sipas policisë, u kryen veprimet
procedurale, ku rezultoi se
vdekja ka ardhur si pasojë e një
ataku kardiak, që mendohet se
është shkaktuar nga temperaturat.
i moshuar, i cili kishte ndërruar
jetë nga një atak kardiak.
Dilaver Lalmi është gjetur nga
kalimtarët e rastit, të cilët menjëherë
kanë njoftuar policinë. Burimet
zyrtare nga Drejtoria e Policisë
së Tiranës shpjeguan në lidhje
me këtë ngjarje, se në orën 10.00,
në rrugën "Qamil Guranjaku" është
gjetur i vdekur në rrugë Dilaver
Mehmet Lalmi, 72 vjeç, lindur dhe
banues në Tiranë. Me t‘u njoftuar,
në vendin e ngjarjes kanë shkuar
shërbimet e Komisariatit Nr. 1, të
cilët kanë konstatuar se i ndjeri nuk
kishte shenja dhune dhe më pas ka
mbërritur edhe ekspertiza mjekoligjore.
Sipas policisë, u kryen veprimet
procedurale, ku rezultoi se
vdekja ka ardhur si pasojë e një
ataku kardiak, që mendohet se
është shkaktuar nga temperaturat.