E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur ballkanasit u marrin vendet e punës europianëve

Përshëndetje! Shkruajmë shpesh për ndikimet e krizës tek ne apo vende të tjera të Ballkanit. Ka edhe ndikime indirekte. Përshembull, në gazetën “The Guardian”, ka një artikull me titull: "Rubinetë të rinj? Apo siguri në Irak? evropiano-Lindorët i përgjigjen thirrjes".

Gazeta shkruan se fillimisht ishin hidraulikët polakë që i morën shumicën e punës rivalëve britanikë.

Tani duket një fushë tjetër ku evropiano-Lindorët po heqin britanikët nga një punë e paguar mirë - Linja e frontit në Irak dhe Afganistan. Flitet këtu për rojet e sigurisë dhe bodigardët e firmave të ndryshme të biznesit në Irak dhe Afganistan. Shumë kompani po përpiqen të ulin pagesat që u bëjnë këtyre rojeve, duke marrë staf nga Evropa Lindore, kryesisht serbë dhe kroatë.

Merreni me mend mërinë e britanikëve apo europianëve të tjerë, kur ne (ata Ballkanin e konceptojnë një të tërë) u marrim vendet e punës. Kjo reflektohet më pas në marrëdhëniet mes vendeve dhe në vendimet përkatëse të konjukturave politike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›