E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur bankat e “mbysin” ekonomine ...

Qe sistemi bankar i nje vendi eshte i forte, kjo natyrisht perben nje nxites potencial per ekonomine e tij. Por kur ai e tejkalon disa here Prodhimin e Brendshem Bruto, per nga niveli i pasurise se aktiveve, kapitalit apo aseteve qe zoteron, paraqet nje ekspozim te madh ndaj rrezikut te dobesimit te tij. Pikerisht fale mbivleresimit te potencialit te bankave, ndaj ekonomise reale qe jane ne gjendje te prodhojne te tilla vende. Kete e pohon nje analize e fundit, e kryer nga studiuesit e Universitetit te Pensilvanise ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. I cili ka treguar se rasti i Qipros e ka treguar me se miri deshtimin e nje shteti, ku bankat lulezojne, por ekonomia rezulton te jete disa here me poshte nivelit te tyre. E kjo sipas eksperteve nderkombetare, pikerisht per faktin sepse, rasti i Qipros ekspozoi dobesine e nje sistemi te madh financiar ndaj ekonomise se referimit, pra asaj vendase. Dukuri ne te cilen perfshihen ne fakt edhe shume vende te tjera, ku sistemi i institucioneve te kreditit (sidomos ne aspektin e aseteve) eshte shume me i madh, se Prodhimi i Brendshem Bruto. E per t’iu rikthyer serish Qipros, kriza e saj e falimentit shpertheu pikerisht per shkakun se u krijua nje pabarazi e thelle fiskale, mes nje sistemi bankar te tepert ne asete dhe nje ekonomie qe nuk po rritej me hapat e tij. Mjafton te kujtojme se vetem ne fund te vitit te kaluar, totali i aktiveve qe prodhonte sistemi bankar i ketij vendi, u llogarit ne 700% te PBB-se, por ne te kaluaren (qershor 2011 per shembull), ai arriti te kaloje edhe ne nivelin prej 800%. Duke prodhuar nje sistem te larte kredish dhe nje distance maksimale ndaj financave te shtetit, i cili nuk ka mundesi te perdore tregjet nderkombetare. Nje situate e cila eshte sigurisht unike, por ju mund te pyesni, sic bene edhe studiuesit e “Uarton School” ne Pensilvani se cfare ndodh ne pjesen tjeter te botes. Ja renditja e vendeve qe e kane sistemin e tyre bankar me te ekspozuar ne drejtim te raportit te aktiveve tyre dhe Prodhimit te Brendshem te tyre Bruto.

RENDITJA Raporti Banka-PBB

1. Zvicra 458%

2. Britania 390%

3. Suedia 360%

4. Franca 280%

5. Singapori 259%

6. Spanja 259%

7. Tajvani 232%

8. Holanda 231%

9. Danimarka 218%

10. Japonia 209%

Rasti i Shqiperise

Aktivet e bankave tona, deri ne 90% te PBB-se

Dihet qe sistemi financiar, eshte lubrifikanti i ekonomise se tregut. Duke patur ne dore mjetet e pageses dhe ndikuar ne aktivitetin real te saj, nepermjet realizimit te ndermjetesimit financiar. Per kete arsye, nje sistem bankar i forte, likuid dhe mjaft aktiv, paraqitet mjaft i rendesishem. Prandaj, ne Shqiperi, mund te thuhet pa frike, se situata aktuale ne te cilen ai ndodhet, paraqitet mjaft pozitive. Kjo edhe per faktin se raporti i tij ndaj Prodhimit te Brendshem Bruto, nuk eshte aspak i diferencuar sic figuronte ne shtetet e tjera te fuqishme ekonomike. Keshtu, referuar te dhenave te Bankes se Shqiperise, deri ne fund te vitit 2019, aktivet e sistemit bankar perfaqesonin rreth 90% te PBB-se, nga rreth 85% ne fund te vitit 2011, apo 81% ne fund te vitit 2010. Pra, duke rezultuar me nje tregues nen kontroll te raportit qe bankat si te tilla, kane ndaj ekonomise qe eshte ne gjendje te prodhoje vendi yne.

Viti Raporti aktive-PBB

2012 90%

2011 85%

2010 81%

2009 77.5%

2008 76.7%

2007 76.8%

2006 70.8%

2005 60.9% etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›