E Shtunë, 31 Tetor 2026

“QKL, qe nga krijimi 17.952 aplikime per leje dhe licenca”

Qe nga krijimi i saj para disa vitesh, Qendra Kombetare e Licencimit, ka arritur qe te terheqe nje numer te madh biznesesh vendase dhe te huaja per t’u pajisur me leje dhe licencime. Pikerisht, fale procedurave me te thjeshtezuara, uljes se barrierave administrative, shkurtimit te afateve kohore apo edhe uljes se kostove. Numri total i aplikimeve per t’u pajisur me nje licence apo leje arrin shifren e 17.952 aplikimeve. Kjo shifer reflekton nje trend mjaft pozitiv mbi kerkesat e subjekteve te cilet kerkojne te zhvillojne nje aktivitet, i cili ka nevoje te pajiset me nje licence apo leje ne Republiken e Shqiperise. “Jemi perpara fakteve teper premtuese, per arsye se ne vitin 2009, numri i aplikimeve ka qene 1125 te tilla; ne vitin 2010, numri i tyre ka qene 4805; ne vitin 2011, numri i aplikimeve ka qene 5293 dhe ne vitin 2012, numri ishte 5526; shifra keto mjaft pozitive”, vlereson lidhur me nje fakt te tille, drejtori i institucionit te QKL-se, Edmond Palushaj, gjate nje interviste te posacme per “KJ”. Teksa shton se numri total i aplikimeve per t’u pajisur me nje licence apo leje arrin shifren e 17.952 aplikimeve...

Z. Palushaj, si drejtues i Qendres Kombetare te Licencimit, a mund te na thoni se cili ka qene kontributi real i ketij institucioni qe nga krijimi i tij? Lehtesirat reale qe ajo krijoi per biznesin?

Ngritja dhe funksionimi i Qendres Kombetare te Licencimit ka qene rezultat i suksesshem i Reformes Rregullatore te ndermarre nga qeveria shqiptare, me synim reduktimin e barrierave administrative, uljen e kostove, shkurtimin e afateve kohore dhe rritjen e transparences ne fushen e lejimit dhe licencimit. Kjo qender vjen si produkt i nje bashkepunimi te suksesshem ndermjet qeverise dhe programit “MCC Albania Treshold Programme II”. Fokusi i saj primar, ka ecur paralelisht me frymen e reformes rregullatore, duke konsistuar pikerisht ne permiresimin e klimes se biznesit, nepermjet reduktimit te barrierave administrative ndaj nismes se lire ne kryerjen e veprimtarive ekonomike, tregtare apo profesionale, ose perdorimin e te mirave publike, duke garantuar njekohesisht, mbrojtje, Keshtu, ne kuader te kesaj reforme, eshte reduktuar ndjeshem numri i licencave/lejeve te nevojshme per te operuar ne tregun shqiptar nga 300 lloje e nenlloje lejesh e licencash perpara nisjes se kesaj reforme, ne rreth ne 65 te tilla, 46 prej te cilave aktualisht shqyrtohen nga/ose nepermjet QKL-se. Gjithashtu, jane qartesuar procedurat per t’u pajisur me nje leje/licence, eshte ulur numri i hapave apo i zyrave te perfshira ne proces si dhe jane shkurtuar ndjeshem afatet e trajtimit te kerkesave.

Si do vleresonit impaktin e masave lehtesuese qe permban sherbimi i ofruar nga institucioni i QKL-se kundrejt biznesit? A keni ndonje qendrim konkret prej ketij te fundit mbi perfitimin pozitiv qe ka patur prej tyre?

Persa permenda me lart, kam kenaqesine te shpreh se nga nje sondazh i kryer nga “Partners Albania”, nje organizate e nenkontraktuar nga USAID-i, rezultoi se 97% e te intervistuarve jane shume te kenaqur nga pervoja e pergjithshme me QKL-ne. Gjithashtu, po nga ky sondazh rezultoi se me shume se 95% e te intervistuarve shprehen se procedurat e licencimit me nje ndalese ishin te qarta ose shume te qarta.

Me konkretisht, cilat jane sherbimet apo proceset e lehtesuara qe kane terhequr me shume biznesin ndaj marrjes se lejeve apo licencave prane QKL-se?

Qendra Kombetare e Licencimit, ka bere te mundur krijimin e nje klime te pershtatshme per biznesin, e cila stimulon rritjen e investimeve vendase, por pse jo edhe atyre te huaja, duke sjelle gjithashtu perfitime dhe nje efekt te fuqishem ne jeten e cdo individi. Me ngritjen dhe funksionimin e Qendres Kombetare te Licencimit eshte arritur jo vetem reduktimi i ndjeshem i numrit te licencave dhe lejeve, por dhe u krijua mundesia e trajtimit te kerkesave te subjekteve nepermjet procedurave te thjeshtezuara mbi aplikimet te cilat bazohen ne nje sistem te integruar elektronik, e cila ka ndikuar efektivisht ne rritjen e nivelit te transparences ne procesin e licencimit dhe lejimit. Nje element tjeter teper i rendesishem eshte dhe reduktimi i kohes se shqyrtimit te nje kerkese per nje licence, e cila per ato licenca qe shqyrtohen ekskluzivisht nga QKL eshte ulur ne 2-4 dite.

Gjithashtu, kostoja financiare per keto aplikime eshte minimale, tarifa e cila mbahet nga QKL eshte vetem 100 lek. Nderkohe, qe nje risi e legjislacionit ka qene edhe parimi i miratimit ne heshtje, i cili eshte nje nga parimet me te rendesishme ne procedurat e trajtimit te lejeve/licencave nga apo nepermjet QKL, koncept ky i cili ka rritur ndjeshem efikasitetin e procesit te shqyrtimit te kerkesave per nje licence apo leje. Nje tjeter rezultat efektiv eshte dhe mos-cenimi i integritetit dhe pavaresise se institucioneve te tjera te perfshira ne vendimmarrje dhe komunikimi i suksesshem ndermjet tyre me QKL-ne. Gjithashtu, kerkoj te permend se nje pune e suksesshme e mundesuar edhe ne saje te nje marreveshje te nenshkruar me QKR, ka bere te mundur shperndarjen e sherbimit te QKL sa me afer biznesit, ndaj ne ndodhemi tashme jo vetem ne Tirane, por gjithashtu ne Korce, Shkoder, Vlore, Elbasan, Peshkopi, Durres, Fieri, Berat dhe Gjirokaster.

Mund te na thoni, cila ka qene ecuria e procesit te licencimeve te subjekteve prane institucionit te QKL-se qe nga krijimi i tij? Trendi qe kane ndjekur ne teresi shifrat gjate viteve te ekzistences se tij.

Qe nga koha e krijimit te Qendres Kombetare te Licencimit, numri total i aplikimeve per t’u pajisur me nje licence apo leje arrin shifren e 17.952 aplikimeve. Kjo shifer reflekton nje trend mjaft pozitiv mbi kerkesat e subjekteve te cilet kerkojne te zhvillojne nje aktivitet, i cili ka nevoje te pajiset me nje licence apo leje ne Republiken e Shqiperise. Nderkohe, nese do te benin nje krahasim ndermjet viteve, theksojme se bazuar ne statistikat e llogaritura jemi perpara fakteve teper premtuese, per arsye se ne vitin 2009, numri i aplikimeve ka qene 1125 te tilla; ne vitin 2010, numri i tyre ka qene 4805; ne vitin 2011, numri i aplikimeve ka qene 5293 dhe ne vitin 2012, numri ishte 5526; shifra keto mjaft pozitive.

Cilat lloje biznesesh kane qene me te prirura per te marre nje leje apo licence prane QKL-se? Llojet e ketyre te fundit, te cilat kane shenuar shifra me te larta.

Nga te dhenat e pasqyruara ne Regjistrin Kombetar te Licencave dhe Lejeve, rezulton se numri me i larte i aplikimeve eshte shenuar per aplikimet per leje mjedisore. Gjithashtu ka nje numer te larte aplikimesh ne fushen e shendetesise, ku perfshihen sherbimet mjekesore paresore dhe tregtimi me shumice e pakice i barnave, si dhe ne fushen e ushqimit.

Po ne lidhje me investimet e huaja, c’mund te na thoni per ecurine e regjistrimit te tyre prane QKL-se per aktivitete private? Cilat jane fushat per te cilat sipermarresit e huaj paraqiten me te interesuar? Ndonje shifer konkrete?

Persa i perket pyetjes tuaj, eshte e rendesishme te theksohet se Qendra Kombetare e Licencimit, nuk eshte institucioni pergjegjes per thithjen e investimeve te huaja. Por se funksioni i QKL-se eshte trajtimi i procedurave te licencimit per cilindo subjekt qe paraqitet per t’u pajisur me nje licence, pa bere ndonje ndarje ndermjet tyre, si dhe te mbaje dhe te administroje Regjistrin Kombetar te Licencave dhe Lejeve, te siguroje aksesin e lire te publikut ne perputhje me dispozitat e ligjit si dhe te informoje dhe keshilloje kerkuesit dhe publikun per procedurat e licencimit.

Pak me siper permendet Regjistrin Kombetar Licencave dhe Lejeve. Cfare aksesi ka publiku i gjere ne te?

Regjistri Kombetar i Licencave dhe Lejeve, eshte nje portal i integruar te dhenash dhe i aksesueshem lirisht nga publiku i gjere. Me qellim per te qene sa me transparent me publikun persa i perket procedurave te licencimit dhe ne zbatim te parashikimeve te Ligjit Nr. 10081, cdo informacion lidhur me lejet/licencat qe trajtohen nga ose nepermjet QKL-se, eshte i publikuar ne Regjistrin Kombetar te Licencave dhe Lejeve, i cili mund te gjendet ne adresen e internetit www.qkl.gov.al. Gjithashtu, ky regjister ju ben te mundur aplikanteve ose personave te tjere te interesuar te ndjekin hap pas hapi ne kohe reale statusin e nje aplikimi. Nderkohe, qe edhe vendimi mbi aplikimet e subjekteve publikohet ne Regjister nga Institucioni vendimmarres ne varesi te grupit ku perfshihet kategoria/nenkategoria per te cilen aplikohet, dhe hyn ne fuqi me publikimin ne te, pervec rasteve kur legjislacioni parashikon ndryshe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›