Rusia, Kosova dhe më tej...
Përvç njërës nga fuqitë e mëdha të tjerat nga fundi i këtij viti e shohin pozitive dhënien e pavarsisë së Kosovës. Dhe fuqia e madhe që e sheh statusin e Kosovës në mënyrë negative është Rusia. Ky shtet me kohë ka mbështetur idenë e një kompromisi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe se Kosova është një pjesë e pandarë e saj dhe se vetëm me këtë pikë mund të mbështesë këtë kompromis. Me pak fjalë Rusia mbështet tezën e Serbisë mbi këtë çështje. Rusia duke mbrojtur këtë tezë dhe në analizën e fundit duke e ditur që s`mund të përballet me një dallgë të madhe dhe vetëm s`mund ta pengojë pavarsinë e Kosovës, kërkon t`a përdorë çështjen në favor të saj. Kjo çështje, shtetet si Abasja, Osetja Jugore që ishin të varuara janë vetëshpallur të pavaruara dhe kanë formuar republikat e tyre. Këto shtete që nuk njihen akoma në arenën ndërkombëtare duke bashkëpunuar me Rusinë, dhe duke përdorur mundësinë e pavarsisë së Kosovës për të ndikuar në arenën ndërkombëtare për të marrë pavarsinë e tyre. Në fakt, Ministri i Jashtëm i Abasjas, javën që shkoi i bëri thirrje Rusisë që të mbështeste pavarsinë e Kosovës, sepse pavarsia e Kosovës do të ishte një shembull në politikën botërore dhe do të fuqizonte pavarsinë e Abhasjas. Në fakt, muajin që shkoi liderët e Abhasjas, Oshetesë Jugore dhe Transdinjesterit u takuan në Suhumi ku dolën me një deklaratë duke mbështetur pavarsinë e Malit të Zit, që çdo shtet ka të drejtën e tyre të vetvedosin për fatin e tyre, dhe me marrjen e pavarsisë së Kosovës do të ta përdornin si krahasim për shtetet e tyre. Edhe lideri Rus Vladimir Putin, në një program të BBC-së, duke u mbështetur në të drejtën universale të popujve, dha një mbështetje të hapur për vendet e ish- bashkimit Sovjetik që të vendosin vet për pavarsinë e tyre. Ne fakt nuk është gjë e re kjo deklaratë e presidentit Rus Putin. Më 31 Janar Ministri i Jashtëm Lavrov do të dilte me një deklaratë të tillë: … " Zgjidhja e Kosovës duhet të jetë një kompromis midis liderëve Kosovarë dhe ata Serbë. Në të kundërt, nëse dikush thotë se Kosovës duhet ti jepet pavarsia, në këto rrethana net hemi "pse duhet t`ia kursejmë pavarsinë shteteve si Abhasja dhe Oshetia Jugore”. Nëse, bëjmë lëvizje duke marrë parasysh paanësinë, për të zgjidhur këto probleme, duhet të kemi principte universale të pranuara nga të gjithë.”. Duke dhënë këto shpjegime Putin tha se Turqia e njeh Qipron Turke prandaj edhe kemi edhe një model, por në çështjen e Kosovës duke prurë dimesionin e modelit të treguar këtu, arena ndërkombëtare duhet të shtojë një element dhe kështu që u hap rrugën shteteve që janë brenda territorit të tij si Abhasja, Oshetia Jugore dhe Transdinjesteri duke u përgatitur për të bërë një lëvizje të fortë. Këtë lëvizje të Putinit, fuqitë e tjera të mëdha nuk kanë dhënë asnjë reagim ose koment, por me siguri kjo çështje do të diskutohet në samitin e ardhshëm të G-8 dhe do të thonë diçka që ne mezi po e presim.
Përg. Gentian Çekrezi
Përg. Gentian Çekrezi