E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kur ekonomia kerkon oksigjen

Kur ideja e jo legalitetit mberthen ekonomin reale efektet afatgjate ne politiken ekonomike te cdo qeverie jane tragjike...

Nga Dritan Haxhiraj

Klimes delikate te krijuar ne vend keto dite nga debati politik mbi moralin i parapriu ne vazhdim protesta e biznesit te vogel. Protesta e biznesit ne vetvete paraqiti ne skenen-politike te vendit nje ndrojtje te dy partive te medha per mos te acaruar situaten ne vend.

Njohja e ketij elementi jetik per ekonomine e cdo vendi demokratik pra e kases fiskale ne vetvete nuk eshte vetem nje problem strukturor i ekonomise shqiptare por mbi te gjitha nje problem propagandistik e per te fituar kete beteje te legalizimit mbi te gjitha eshte kulturor. Kalimi dramatik i ekonomise shqiptare nga sistemi komunist ne ate te merkatos te lire ishte ndoshta nga me traumatiket per njerezit tane. Ky eshte nje fakt ekonomik. Por mbi te gjitha ketij fakti ku disa grup mosha u rriten me kete realitet te vendit ku u nderthuren shume ekstreme te tranzicionit po ne te njejten periudhe kohe prej 20 vjetesh shoqeria jone pati ndryshime epokale kulturore.

Shqiperia ne syte e botes ndodhet sot ne folen e demokracive me te avancuara te botes.

shte anetare e NATO-s.

Kur dalin te dhenat statistike te cdo vendi te industrializuar sot ne bote dhe flasin per rritje te GPD-se ne masen 1-2 ne krahasim me rritjen e vendeve me pak te zhvilluara ku bejme pjese dhe ne dhe ku kjo rritje arrin dhe 6-7 ne vit problemi qendron se keto vende te fuqishme kane rritje por rritjen e tyre e masin ne kandar pra kane skontrinon fiskale. Dhe u njihet kostoja perfundimtare e prurjeve qe ka arka e shtetit. Ekonomise sone i mungon ky parameter pra ka nje problem serioz. Ky element ishte nje nga shkaqet kryesore te mos funksionimit me oksigjen te ekonomise reale ne shume vende te Euro-zones.

Kjo dukuri merr permasa alarmuese per cdo shtet kur i shtohet dhe problemi i mungesave qe ti ke pasur ne te kaluaren e dyfishon peshen. Kriza greke e ka nxjerre ne menyre te hapur kete dukuri te rende te mos faturimit fiskal. E dime te gjithe sot se ne cfare situate te veshtire ndodhen kasat e vendit fqinj. Italia po te njejten lufte i ka shpallur mosfaturimit fiskal. Problemet e veriut te industrializuar qe faturon dhe te jugut me probleme kulturore ne kete pike per ti anashkaluar autoritetit te shtetit ka kosto sociale ne perceptimin e ketij argumentit.

Te njejtin problem ka pasur dhe me Spanjen dhe Portugaline dhe u deshen masat dhe vetoja e BE-se qe keto vende te krijonin antikorpet e nevojshme kundra ketij fenomeni te mos faturimit fiskal. Ne jemi te ABC-ja e trajtimit si koncept e ketij argumenti jetik per cdo shtet kapitalist.

Kur do te vendosen keto aparate do te ishte pyetja e cdo qytetari normal te ketij vendi

A duhet qe qeveria dhe per kete problem te marre nje fushate te vertete sensibilizimi nepermjet mediave te shkruara dhe atyre vizive e ngjashme si ajo kunder korrupsionit.

Kreu i qeverise ka treguar ne keto vite me aksione te tilla sensibilizimi te publiku se njerezit serioz te ketij vendi e kane ndjekur dhe e kane votuar e partneret nderkombetare e kane mbeshtetur. shte ne nderin e te djathtes shqiptare ta fitoj dhe kete beteje sepse e djathte do te thote seriozitet ku individi eshte perparesori ne cdo gje ku per individin politika duhet te vihet ne sherbim.

Por ne te njejten kohe individi duhet te ndergjegjesohet se vendosja e kasave fiskale eshte e paevitueshme. Shteti duhet te ndertoje shkolla kopshte rruge te rrise asistencen sociale te rrise rrogat pra shteti duhet te realizoje objektivat e veta.

Evropa ishte nje enderr per njerezit tane tani ka per tu bere realitet rregullat qe ajo ka ne vetem na ngelet ti bejme realitet.

Marre nga Koha Jone

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›