E Diel, 1 Nëntor 2026

Momenti diplomatik i bisedimeve Kosove-Serbi

TIRANE - Pavaresisht nga kriza politike ne Kosove treni i bisedimeve mes Kosoves dhe Prishtines ka aktualisht momentin e vet diplomatik i cili nuk duhet lene te ike. Serbia eshte tani ne poziten e saj me te dobet diplomatike qe kur Kosova shpalli pavaresine ne 2008. Vendimi i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise me 22 korrik 2010 qe sanksionoi legjitimitetin e aktit te shpalljes se pavaresise se Kosoves konform ligjit nderkombetar shenoi nokdaunin e madh legal per Serbine. Goditja e pozites se saj juridike dobesoi poziten nderkombetare te Serbise dhe bazamentin e pretendimeve te saj mbi Kosoven. Karta juridike klasifikohej nga Serbia si atuja e saj e madhe ne zgjidhjen e konfliktit me Kosoven. Ajo nuk e ka me kete karte dhe rikthimi i Beogradit ne te ashtuquajturen karte politike jo vetem qe eshte nje shenje dobesie dhe pa ndonje vlere ne aspektin juridiko-diplomatik por kufizohet ne nje karte te brendshme politike dhe elektorale.
Konfirmimin e madh nderkombetar te dobesise diplomatike te Serbise e dha heqja dore e saj nga rezoluta e njeanshme qe pate paraqitur ne OKB per vendimin e GJND-se dhe bashkimi me rezoluten e hartuar nga Bashkimi Europian qe u miratua me 9 shtator 2010 ne OKB dhe e cila u ben thirrje per dialog mes Kosoves dhe Serbise me ndermjetesimin e BE-se. Nepermjet pranimit dhe bashkimit me rezoluten e BE-se Serbia ka pranuar te hape dialogun shteteror me Kosoven te ndermjetesuar nga BE. Duke pranuar kete rezolute Serbia de fakto hoqi dore nga nderhyrja dhe prania e Rusise ne ekipin nderkombetar te ndermjetesimit te dialogut te saj me Kosoven. Ajo humb keshtu pranine ne keto bisedime te aleatit te saj te madh sllav i cili kishte bllokuar para tre vjetesh edhe planin Ahtisari edhe rezolutat e anetareve te perhershem perendimore te Keshillit te Sigurimit te OKB-se per Kosoven. Ky perben nje leshim te madh te Serbise i cili shkaktoi zemerim dhe nje reagim negativ jo te zakonshem diplomatik nga Moska qe kritikoi pranimin nga Serbia te rezolutes se BE-se. Moska nuk e ka shqetesimin te veprimi i Serbise por te pakesimi i rolit te saj ne Ballkan te menjanimi i politikes dhe i diplomacise ruse ne nje sipermarrje te re diplomatike qe konfirmon angazhimin unik te BE-se ne rajonin e Ballkanit. Kjo do te thote qe Serbia nuk do ta kete Rusine ne tryezen e re nderkombetare per dialogun e saj me shtetin e ri te Kosoves. Kjo perben nje dobesi tjeter te pozites diplomatike te Beogradit ne bisedimet e ardhshme me Kosoven. Nje element tjeter eshte fakti se edhe politika e minorances se pese shteteve ne gjirin e BE-se te cilet nuk e kane njohur Kosoven pergjithesisht nuk eshte me ajo qe ishte para vendimit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise. Pavaresisht deklaratave te thata se do te vazhdojne te mos e njohin Kosoven e verteta e tryezave diplomatike deshmon se ka jo vetem nje ulje toni te kesaj pakice shtetesh ne BE por edhe nje angazhim te tyre qe kjo situate te mos vazhdoje gjate. Sepse pese shtetet e BE-se qe nuk kane njohur Kosoven nuk i kane pare ndonje efekt pozitiv as ne planin diplomatik nderkombetar dhe as ne planin e brendshem ketij qendrimi. Dhe ata nuk mund te vazhdojne pafundesisht te solidarizohen me Serbine dhe te krijojne divergjenca me 22 shtetet e tjera te BE-se dhe me SHBA-ne te cilet e kane njohur Kosoven. Levizja qe shihet brenda grupit te shteteve te BE-se qe nuk e kane njohur Kosoven eshte se ata po hyjne ne nje aksion te ri diplomatik drejt Serbise. Ne takimin qe zhvilloi ne Uashington me 19 tetor me sekretaren amerikane te shtetit Hillari Klinton dhe ku u bisedua edhe per ceshtjen e dialogut mes Serbise dhe Kosoves ministri i jashtem i Sllovakise Mikulas Dzurinda i shtetit qe nuk e njeh Kosoven deklaroi qellimi i bisedimeve eshte te vendose marredheniet mes Beogradit dhe Prishtines. Sllovakia si shtet qe nuk e njeh Kosoven mund te ndihmoje shume.
Formulimi i shefit te diplomacise sllovake i shtetit qe ne politiken ballkanike ka mbeshtetur Serbine eshte me interes sepse evidenton se qellimi i bisedimeve eshte vendosja e marredhenieve mes Serbise dhe Kosoves. Ky mesazh u drejtohet te dy shteteve qe pritet te hyjne ne dialog por sidomos ndaj Serbise per ti bere te qarte se cili eshte stacioni i fundit ku duhet te shkoje treni i bisedimeve Kosove-Serbi.
Ne kete humbje terreni diplomatik te Serbise eshte koha mese e pershtatshme qe te nise dialogu sa me pare mes dy shteteve. Prishtina duhet ta kuptoje kete dhe duhet ti kushtoje vemendje faktit se jo rastesisht edhe sekretarja e shtetit Hilari Klinton kur erdhi para dhjete ditesh ne Beograd dhe ne Kosove edhe perfaqesuesja e larte e politikes se jashtme te BE-se Ketrin Eshton edhe perfaqesues te parlamentit europian apo te institucioneve te tjera euroatlantike te gjithe kane kembengulur qe dialogu Kosove-Serbi te filloje sa me pare. Nuk duhet te jesh diplomat per te kuptuar se SHBA-ja dhe BE-ja nuk po nxisin fillimin e bisedimeve sepse kane shqetesimin per targat apo vulat e mallrave kosovare ne tregun serb. Besimi i tyre eshte se ka ardhur koha qe Serbia te pranoje realitetin e ri te shtetit te Kosoves. Edhe vete Beogradi zyrtar e kupton poziten e tij te dobet diplomatike dhe nderkombetare dhe po perpiqet te manovroje ne nje drejtim apo tjeter duke u perpjekur te devijoje thelbin e bisedimeve apo te pengoje formatin nderkombetar te tyre. Presidenti i Serbise Boris Tadic me 19 tetor deklaroi se nuk duhet te jete nje dialog mes presidentesh apo kryeministrash dhe nuk duhet te kete mediatore nderkombetare. Kjo eshte nje pasqyre e asaj qe deshiron Serbia per te pakesuar efektin e rrjedhes se re qe ka marre procesi i konfirmimit te Kosoves si shtet i ri i pavarur por qe nuk pritet te jete e realizueshme sepse gjerat baze jane percaktuar ne takimet e mbyllura diplomatike dhe ato i ka pranuar edhe vete udheheqja e tanishme e Serbise. Ne menyre te natyrshme ne qarqet shqiptare zien pyetja se cdo te behet me krizen politike ne Kosove dhe se a duhet pritur sepse ka kohe. Ky arsyetim nuk duket se ka nje baze sepse kriza politike eshte nje dukuri normale dhe nje ceshtje e brendshme e Kosoves qe do te zgjidhet ne perputhje me Kushtetuten. Nuk eshte vendi te futemi ne hulumtimet e shkaqeve dhe arsyeve perse u desh tani te provokohej nje krize politike ne Kosove dhe cilet jane nxitesit apo perfituesit e krizes. Ne planin diplomatik Kosova duhet te jete e pergatitur te hyje ne cdo moment ne dialog me Serbine derisa eshte nje shtet sovran dhe ka nje qeveri legjitime. Eumlshte rasti per te theksuar se Kosova duhet ti shmanget nje lloj konfuzioni apo folklorizmi diplomatik qe po nxjerr krye aty-ketu ne mjediset e Prishtines. Ka nje prirje ne disa qarqe politike qe te marrin si model kohen kur jane zhvilluar bisedimet nderkombetare mes Beogradit dhe Prishtines me ndermjetesimin e Ahtisaarit per diskutimin e statusit te Kosoves. Ajo kohe eshte e kapercyer dhe tani kemi dy momente te reja te rendesishme. Se pari qe Kosova eshte shpallur shtet i ri i pavarur i cili eshte njohur nga 71 shtete por sidomos eshte konfirmuar nga Gjykata Nderkombetare e Drejtesise. Se dyti ndermjetesi nderkombetar i dialogut eshte tani Bashkimi Europian dhe nuk eshte me OKB-ja. Ndaj tingellojne jashte kohe idete dhe tezat qe po qarkullojne qofte per te ashtuquajturat tryeza nacionale qofte per ringjalljen e formules se Ekipit te Unitetit qe u perdor ne kohen e bisedimeve nderkombetare per statusin para pavaresise. Marredheniet nderkombetare dhe ato diplomatike mes shteteve nuk behen as me sofra nacionale e as me kuvende burrash te rrapi i fshatit por as me OJQ. Kosova eshte shtet qe ka institucione te zgjedhura ne menyre demokratike dhe ato kane detyrimin dhe mandatin kushtetues per te perfaqesuar vendin dhe popullin e vet. Po keshtu edhe ideja e ringjalljes se Ekipit te Unitetit nuk eshte e pershtatshme sepse nuk mund te zevendesohen institucionet me forma qe i ka cvleftesuar pavaresia dhe krijimi i shtetit te pavarur te Kosoves. Perfaqesimin politik e ben parlamenti dhe institucionet shteterore te dala prej tij perfaqesojne palen biseduese dhe interesat e shtetit ne marredheniet nderkombetare.
Momenti diplomatik i bisedimeve Kosove- Serbi eshte i pershtatshem dhe nuk duhet te humbe neper zvarritjet e interesave te vogla meskine te politikes lokale. Shteti dhe diplomacia e vertete funksionojne edhe ne kriza. Madje me shume ne kriza.

G.SH/BalkanWeb

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›