Kur fillon raundi i shtatë…
Bisedimet për përcaktimin e statusit final të Kosovës, vijojnë që nga shkurti i vitit të kaluar. Raundi i shtatë i këtyre bidimeve të vijojë nesër në Vjenë. Ky tur do të jetë ndryshe nga të mëparshmit, pasi për herë të parë në takime do të marrin pjesë krerët më të lartë. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, kryeminstri Agim Çeku, ndërsa nga pala serbe presidenti Tadiç dhe kryeministri Koshtunica brenda një dite do të diskutojë lidhur me çështjet që deri tani nuk kanë gjetur zgjidhje. Këto tema politike, do të përqëndrohen patjetër mbi pavarësinë e Kosovës që po drejtohet nga Kombet e Bashkuara që nga viti 1999. Siç dihet pala kosovare, mbështet pavarësinë e plotë të Kosovës. E nga ana tjetër, Serbia mbetet kundër kësaj pavarsie.
Dihet që sot, që të dy palët do t`i ruajnë të pozicionet e deritanishme edhe pas diskutimeve të nesërme. Pala shqiptare, e bëri të qartë me anë të zëdhënësit të qeverisë Hyseni, se shkojnë në Vjenë jo për të nënshkruar ndonjë marrëveshje, por për të theksuar qëndrimin e tyre pro pavarësisë, ndërsa kryeministri serb Koshtunica theksoi se ky tur nuk do të sillte të reja, pasi Serbia nuk do të hiqte dorë kurrë nga Kosova, pasi ajo sipas tij do të mbetet deri në fund pjesë e Serbisë.
Zyrëtarët më të lartë të Prishtinës dhe Beogradit, do të takohen në Vjenë pa dwshirwn e tyre, por thjesht me ndërmjetësinë e ish-presidentit finlandez Ahtisari, i cili ka deklaruar se "statusi i Kosovës do të bëhet i qartë brenda vitit 2006' dhe për këtë aryse, ai po përpiqet që të bëjë të pamundurën brenda mandatit të tij negociator. Misioni i Ahtisaarit përmbyllet në muajt në vijim. Por ai, ka deklaruar se nëse negociatat nuk përfundojnë në muajin tetor, kur edhe atij i mbaron mandati zyrwtarisht, ai do të vazhdojë të qëndrojë në këtë detyrë, dhe duket se kjo deklaratë i ka qetësuar qarqet ndërkombëtare, të cilat ai i përfaqëson.
Nëse vijmë tek qarqet ndërkombëtare, të cilat po punojnë për përcaktimin e statusit të Kosovës, ato përbëhen nga Kombet e Bashkuara, Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Franca, Gjermania , Italia dhe Rusia, të cilat përbëjnw edhe Grupin e Kontaktit. Përvç Rusisë, deri tani këto vende kanë lënë të kuptohet se mbështesin tezën se "Kosova duhet të fitojë pavarësinë"deri në fund të vitit 2006.
Sidoqoftë, në pikën që ndodhemi, edhe qarqet ndërkombëtare e kanë kuptuar se këtë vit s`mund të arrihet një marrveshje dhe se ka një mundësi të lartë që bisedimet do të shtyhen për në vitin tjetër kur mund të shkruhet edhe marrëveshja. Por, Finlanda, presidentja e radhës e Bashkimit Europian që luan një rol të rëndësishëm në këto bisedime, dhe konkretisht kryeministri i saj Vanhanen deklaroi se kalendari i përfundimit të bisedimeve është i paqartë, deklaratë e mbështetur edhe nga ministri i jashtëm finlandez Tuomioja i cili tha se gjatë presidencës filnandeze të radhës, ende nuk dihet nëse do përmbyllen negociatat kosovare. "Pasi kam folur me aktorët ndërkombëtarë kam arritur në përfundimin se bisedimet mund të shtyhen për vitin tjetër"tha ai. Nga ana tjetër, edhe burime të tjera diplomatike lidhur me procesin e bisedimeve dhe një marrveshje të mundshme, thonë se "deri sot në vend të çështjeve të rëndësishme, janë trajtuar tema të dorës së dytë, dhe për shkak të kësaj nuk wshtw arritur nw asnjë përfundim. Tashmë duket se ne nuk jemi as në fillim e as në fund të punës. Ne jemi në fund të fillimit"thonë ata. Në kohën kur Europa mendon kështu për këtë çështje, Amerika kërkon që statusi përfundimtar të përcaktohet brenda këtij viti dhe Kosova të fitojë pavarësinë, ndërsa zyrëtarët amerikanë theksojnë se do të jenë më aktivë në ndërhyrjet e tyre në negociata. E thënë më shkurt, Amerika sot mund të quhet padyshim aleati dhe miku më i afërt i Kosovës. Ja kjo është gjendja në prag të raundit të shtatë të bisedimeve…
f.ertan@zaman.com.tr
*Autori është analist i Zaman, një prej të përditshmeve më të mëdha në Turqi.
Përgatiti Alban Tartari