Nëse fituesi nuk shpërblehet, atëherë pse bëhen zgjedhjet?!
Në një gjë mund të jemi shumë të sigurtë, çdo formulë e koalicionit qeveritar, e cila nuk do të përfshinte fituesin e zgjedhjeve BDI, është jetëshkurtë. Mospërfshirja e fituesit në qeveri, përvç injorimit të të gjithë atyre që kanë votuar për atë parti dhe atë program, gjithashtu i humb kuptimin mbajtjes së zgjedhjeve dhe parimeve themelore të demokracisë.
Pse shqiptarët të mos udhëhiqen nga ata për të cilët votojnë por nga ata që vendos mandatori maqedonas?! Dhe kryesorja, nëse fituesi i zgjedhjeve nuk udhëheq atëherë pse mbahen zgjedhje dhe pse shpallet fitues?! Loja politike me partitë politike shqiptare e fituesit të zgjedhjeve në Maqedoni, Partisë Lëvizja e Brendshme Revolucionare Maqedonase (VMRO-DPMNE), ka ngritur gjakun e koalicionit BDI-PPD, fituese e zgjedhjeve në taborin shqiptar. Preferenca e VMRO-DPMNE-së për koalicionin qeveritar është aleati tradicional i saj, Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), e cila në zgjedhjet e 5 korrikut fitoi 11 deputetë përkundër koalicionit Bashkimi Demokratik për Integrim - Partia për Prosperitet Demokratik.( (BDI-PPD), i cili fitoi 17 deputetë. PDSH-ja ishte partnere e koalicionit qeveritar me VMRO-DPMNE-në gjatë periudhës së vitit 2001, kur filluan trazirat në pjesën veripërendimore të Maqedonisë (Kumanovë). Komisioni Shtetërorë i Zgjedhjeve, nisur nga rezultatet paraprake, shpalli fitues të zgjedhjeve VMRO-DPMNE-në dhe koalicionin BDI-PPD. Sipas kushtetutës maqedonase, qeveria formohet me përkrahjen e shumicës së thjeshtë të deputetëve, që shikuar në numrin e përgjithshëm të deputetëve (120), për të formuar qeverinë nevojiten 61 vota. Numri 61 konsiderohet si numër i mjaftueshëm i sigurimit të legjitimitetit të qeverisë në nivel shtetërorë. Por, në një shtet etnikisht të përzier, siç është Maqedonia, shumica e thjeshtë e deputetëve gjithmonë nuk legjitimon qeverinë. Një obligim tjetër i dalë nga Marrëveshja e Ohrit është shumica e dyfishtë ose e njohur si "shumica e Badinterit”, sipas së cilës, për miratim të një ligji apo rregulloreje që ka të bëjë me nacionalitetet, nevojitet edhe pëlqimi i shumicës së thjeshtë të nacionaliteteve. Në këtë rast, për të miratuar një ligj që ka të bëjë me shqiptarët nevojitet shumica e votave të shqiptarëve në parlament, pra 15 nga gjithsej 28 deputetë shqiptarë të parlamentit të Republikës së Maqedonisë.
Nëse në qeveri merr pjesë PDSH-ja me 11 deputetët e saj, atëherë vjen në pyetje legjitimeteti i qeverisë. Qeveria në këtë rast siguron shumicën në parlament për të marrë votëbesimin, por është e mangët sepse i mungon përkrahja e shumicës së shqiptarëve, që në këtë rast është BDI-ja si fituese e zgjedhjeve. VMRO-DPMNE mund të sigurojë shumicën edhe pa PDSH-në, duke i futur në koalicionin qeveritar partitë e vogla maqedonase por ajo është e vetëdijshme se në këtë menyrë do të bllokojë procesin e reformave dhe integrimin e shqiptarëve në institucionet shtetërorë gjë që padyshim do të cenonte stabilitetin e brishtë.
Për të mënjanuar këtë, ajo zgjedh PDSH-në, e cila nisur nga rezultatet e zgjedhjeve nuk është përfaqësuese e shumicës së shqiptarëve sepse ka fituar vetëm 40% të votave të shqiptarëve, përkundër 60 %-shit të ftuar nga BDI-PPD.
Me mos përfshirjen në qeveri të BDI-PPD-së, VMRO-DPMNE synon dy gjëra. E para, i hakmerret BDI-së, e cila para katër vitesh u bë shkak për largimin nga pushteti dhe ardhjen e LSDM-së në pushtet. Atëherë, BDI "nënvleftësoi"VMRO-DPMNE-në para maqedonasve dhe para bashkësisë ndërkombëtare duke e paraqitur atë si të paaftë për të menaxhuar me krizën dhe udhëhequr me shtetin. E dyta, t'u jap vend në qeveri shqiptarëve por ata të mos jenë në gjendje në raste të caktuara të ndikojnë në vendimet e qeverisë. Duke mos pas mbështetjen e shumicës së shqiptarëve, VMRO-DPMNE do ta ketë shumë më lehtë ta detyrojë PDSH-në të "mbyll gojën"në kërkesat e saja, sepse gjithmonë do të ketë një alternativë që do të mund ta zëvendësojë PDSH-në. Për t'i ikur kësaj, PDSH-ja do të jetë e detyruar të flas "me zë më të ulët"para VMRO-DPMNE-së.
Por, parashtrohet pyetja: Çka fiton e çka humbet Maqedonia, VMRO-ja dhe shqiptarët në këtë rast?
Përgjigjja është e qartë: Maqedonia kthehet në kohën e para ratifikimit të Marrëveshjes së Ohrit. Kriza politike thellohet, destabilizimi politik shkatërron ekonominë gjysëm të vdekur maqedonase, investimet e huaja ndalen, pjesa më e madhe e shqiptarëve nuk përfillin shtetin dhe institucionet e saja, me fjalë tjera edhe VMRO-DPMNE bëhet pishman për atë që ka bërë. Dhe gjithçka kthehet si në vitin 2002 ku VMRO-DPMNE prap i kthehet profesionit të vjetër, opozitës. Ndërsa shqiptarët humbin kohë. Në vend që të vazhdojnë me avancimin e të drejtave të tyre dhe miratimin e ligjeve që kanë mbetur për t'u nxjerrur si rrjedhojë e Marrëveshjes së Ohrit, procesi i nxjerrjes së këtyre ligjeve do të bllokohet sepse PDSH-ja nuk posedon numrin e mjaftueshëm për legjitimim të këtyre ligjeve (numër që kërkohet me shumicën e Badinterit) ndërsa BDI-ja nuk do të votojë për ligjet e propozuara duke kërkuar më shumë, praktikë që e ndjekin të gjitha opozitat e deritanishme shqiptare në Maqedoni.
Mos pjesëmarrja në qeveri e fitueses së zgjedhjeve në anën e shqiptarëve, nuk është gjë tjetër vçse nënçmim i votës shqiptare. VMRO-DPMNE në ofertën e parë që u bëri partive politike shqiptare tha se për shqiptarët janë ndarë 6 poste ministrore. Nëse në qeveri do të marrin pjesë të dy partitë politike shqiptare atëherë ato do t'i marrin nga 3 poste ministrore ndërsa PDSH-ja, edhe përkundër humbjes në zgjedhje, do të jetë vendimtare dhe përfaqësuese e shqiptarëve në qeveri.
Kjo, "alla-katunarçe"do të thotë se unë kam vendosur se çka do të bëj, ju po erdhët mbushni numrin. Po edhe po nuk erdhët s'na prishet qejfi. Vendimet janë marrë, ju vetëm mund të firmosni. Po deshtët...
Në një gjë jam shumë i sigurtë, çdo formulë e koalicionit qeveritar, e cila nuk do të përfshinte fituesin e zgjedhjeve BDI, është jetëshkurtë. Mospërfshirja e fituesit në qeveri përvç injorimit të gjithë atyre që kanë votuar për atë parti dhe atë program, gjithashtu i humb kuptimin mbajtjes së zgjedhjeve dhe parimeve themelore të demokracisë. Nëse fituesi i zgjedhjeve nuk udhëheq atëherë pse shpallet fitues?!
info@albeu.com