Ëndërra e një Shqipërie më të madhe
Kosova iku, Mali i Zi iku: çfarë ka ngelë më për Beogradin? (Botuar në Le Monde Diplomatique)
Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Besnik Mustafaj, shkaktoi alarm kur deklaroi në mars së "nëse Kosova ndahet, ne nuk mund të japim më garanci për kufijtë e Shqipërisë me Kosovën dhe kufijtë me Maqedoninë ”. Statusi i ndryshuar i Kosovës, ka ngritur sërish pyetjen e kufijve të Ballkanit: askush nuk mund të thotë se çfarë do ndodhe.
Mbrëmjen e 21 majit, flamujt malazezë dhe shqiptarë valviteshin pranë e pranë në Ulqin, qyteti më jugor i bregdetit të malit të Zi. Mali i Zi, u bë i pavarur kryesisht për shkak të mënyrës sësi votuan pakicat në të. Rreth 50 mijë shqiptarët që jetojnë në republikën imcake, kanë qenë prej kohësh qytetarët e bindur të shtetit malazez. Sipas Ibrahim Cungut, një ish komisar policie në Ulqin, njëkohëssht edhe drejtuesi lokal i Partisë Socialdemokrate, deklaron se : është e mundur të jesh një Shqiptar dhe një qytetar i Malit të Zi. Por shqiptarët e Malit të Zi, janë një vçanti në Ballkan.
Në Maqedoni, shqiptarët dhe maqedonasit e shikojnë njëri tjetrin me dyshim. Të drejtat politike dhe kulturore të shqiptarëve janë njohur atje, dhe Marrëveshja e Ohrit në gusht 2001, i dha fund konfliktit të dhunshëm mes focrave maqedonase të sigurisë dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtarë të shqiptarëve në Maqedoni. Ashtu si sllavët maqedonas, edhe shqiptarët janë konsideruar si "populli i dytë kushtetues"i republikës maqedonase. Shqipja është gjuha e dytë zyrëtare, në çdo komunë ku shqiptarët janë më shumë se 20 përqind e popullsisë. "Përpara vitit 2001 gjimnazistët kishin problem të shkuarën në universitet, por situata ka ndryshuar qysh atëherë"thotë Afrim Kerimi, drejtori i një shkolle të mesme në Kumanovë.
Sidoqoftë, konflikti i vitit 2001 ka lënë mbresa të thella. Shumë vetë janë të zhgënjyer nga marrveshja e paqes, dhe gueriljet inkurajohen të luftojnë sërish. Një amnisti elastike, ushqen fyerjen dhe grupet e vogla të gueriljeve, zakonisht të ndërlidhura me interesa kriminale të cilat lindin në mënyrë konstante. Një grup i formuar në vitinb 2003 nga Avdil Jakupi, "Komandanti Cakalla”, një tjetër i kryesuar nga Agim Krasniqi, pushtuan fshatin Kondovë në rrethinat e Shkupit për gjashtë muaj në vitin 2004.
Shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës në Serbi, janë të pakënaqur nga paqja. Ata duan të jenë pjesë e negociatave për Kosovën, ashtu siç kanë frikë se mund të lihen mënjanë në koloni rajonale. Lëvizjet guerilje shqiptare lindën në Maqedoni dhe në Luginën e Preshevës në vitin 2001 për shkak të Kosovës. Nisja e konflikteve lokale, militantëve radikalë dhe mbështetësve të Shqipërisë së Madhe, i kujtojnë botës se protektorati ndërkombëtar nuk e ka zgjidhë çështjen e Kosovës. Në të ardhmen, nga vendimet ndërkombëtare për Kosovën që nuk u përshtaten atyre, ata s`do ta kenë problem ta hedhin sërish në flakë gjithë rajonin.
Lëvizja Nacionaliste Shqiptare, u zhvillua vetëm në fund të shekullit të 19-të, shumë më pas sesa në popujt e tjerë të Ballkanit. Pas Luftës Ballkanike, 1912-1913, Kosova u nda mes Malit të Zi dhe Serbisë, me një Serbi që mori edhe një pjesë të madhe të Maqedonisë. Marrëveshja e Londrës, njohu "Shqipërinë e Vogël"një hapsirë që pak a shumë tashmë është e përfaqësuar nga Shqipëria, por la jashtë shtetit të ri shumë shqiptarë.
Ka dy mendime të vçanta në retorikët nacionaliste shqipëtare: Shqipëria e Madhe dhe Shqipëria Etnike. Shqipëria e Madhe, është e dizenjuar me tokat ku në kohëra kanë jetuar shqiptarët dhe paraardhësit e tyre, Ilirët. Shqipëria Rtnike, korrespondon me rajonet ku shqiptarët aktualisht janë shumica e popullsisë. Por nacionalistët harrojnë një faktor të rëndësishëm: komunitetet që jetojnë krah për krah shqiptarëve në ato zona.
Pas ambicjeve të rrezikshme të Serbisë së Madhe dhe Kroacisë së Madhe, a është tani koha për Shqipërinë e Madhe. Një numër radikalësh, por të kufizuar në numër,grupe militante hapën fushata për të, por tashmë ata nuk kanë shumë mbështetje popullore. Ka ende shumë mosbesim mes qytetarëve të republikës së Shqipërisë dhe shqiptarëve nga ish-Jugosllavia, të ndarë shumë gjatë nga historia.
E vetmja përgjigje për sfidën e Shqipërisë së Madhe, ashtu si edhe Serbia e Madhe, është integrimi i plotë europian. Zhvillimi i unitetit kombëtar, që kërkon ndryshim kufijsh, është potencialisht i rrezikshëm për rajonin. Sidoqoftë, çështja e kufijve mes-kombëtar "Shqipëri"është një realitet.
Ndoshta është e mundshme për çdokënd të shkruajë një libër në "Shqiptari*"që u drejtohet të gjithë lexuesve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi, kur një student etnik shqiptar duhet të jetë i lirë të studiojë në Tiranë, Tetovë apo Prishtinë. Por kufijtë duhet të jenë më të hapur se ç`janë sot.
Kalendari Ballkanik
1913: Marrëveshja e Londrës njohu pavarësinë e Shqipërisë, por ndau Kosovën mes Serbisë dhe Malit të Zi.
1918: Vendoset mbretëria e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve: 11 vjet më vonë Mbreti Aleksanri I, e kthen atë në një shtet të centralizuar dhe e quan Mbretëria e Jugosllavisë.
1946: Jugosllavia bëhet një federatë me 6 republika, dhe dy krahina autonome, Kosovën dhe Vojvodinën.
1980: Vdes marrshall Tito.
1991: Vjen pavarësia e Sllovenisë dhe Kroacisë. Nis lufta ne Kroaci.
1992: Maqedonia dhe Bosnja bëhen të pavarura, Lufta e Bosnjes vijon.
1995: Kroacia me Krajinën, dhe provokon eksodin e serbëve prej andej. Marëveshja e Dejtonit i jep fund luftës në Bosnje.
1999: Trupat e NATO-s, bombardojnë Jugosllavinë, (mars-qershor). Kosova bëhet një protektorat i Kombeve të Bashkuara.
5 Tetor 2000: Bie nga pushteti Sllobodan Millosheviç.
2001: Shqiptarët etnikë aktivizohen në Luginën e Preshevës. Dhe në Maqedoni.
21 May 2006: Mali i Zi fiton pavarësinë pas referendumit.
Jean-Arnault Dérens është krueredaktor i ‘Le Courrier des Balkans' ndërsa Laurent Geslin është analist i njohur.
Përktheu dhe përgatiti: Alban Tartari