Bisedime? Kur ta shohim të arsyeshme!
Izraeli nuk ka ndërmend të negocioje me Hezbollah apo Hamas së shpejti. Sipas të gjitha gjasave dhe sinjaleve që vijnë nga deklarata të Olmert, Peretz, Halutz dhe emrave të tjerë në timonin e administratës izraelite, bombardimet në Liban do të vazhdojnë dhe një ndërhyrje e kufizuar e forcave tokësore me qëllim spastrimin e anës libaneze të kufirit nga arsenali i armëve të Hezbollah nuk është për tu përjashtuar, edhe pse Halutz është i mendimit që hapi i fundit duhet të merret sa më vonë që të jetë e mundur. Arsyet e mundshme të "oreksit"të Izraelit për të vazhduar një "ndërhyrje"që deri tani ka kushtuar më shumë se 300 jetë libaneze, shumica civilë, janë dy. E para, jo shumë inteligjente, por gjithsesi e mundshme, është që Izraeli me të vërtetë mendon që dhuna e njëanshme disproporcionale është rruga më e mirë për të bërë paqe. Them jo inteligjente sepse do të ishte me të vërtetë një supozim jo-realist për administratën dhe ushtrinë Izraelite të mendonte që një fitore mbi Hezbollahun sot (dhe fitoren lexuesi është i lirë ta përcaktojë vetë) do të sillte paqe nesër. Lufta e 1967 dhe pushtimi 18 vjçar i Libanit në 1982 ishin fitore spektakolare të Izraelit, por nuk sollën paqe. Lufta e 1967 solli luftën e 1973, e cila rrezikoi seriozisht ekzistencën e Izraelit dhe pushtimi i Libanit përzgjati anarkinë dhe vonoi krijimin dhe konsolidimin e institucioneve demokratike në Liban duke kontribuar në forcën e Hezbollahut sot. Pra, nëse ekzistenca 58-vjçare e Izraelit na ka mësuar diçka, është pikërisht fakti që, për Izraelin, një fitore ushtarake nuk do të thotë paqe. Nga ana tjetër, një humbje, për Izraelin, do të kishte pasoja fatale. Dhe, (duke shkuar drejt arsyes së dytë), ndërkohë që Arabët mund t`i lejojnë vetes të humbin një, dy apo tre luftra me Izraelin, Izraeli nuk mund të humbë asnjë luftë. Kaq e thjeshtë. Izraeli jo vetem nuk mund t`i lejojë vetes luksin e të humburit, por as nuk mund t`i lejojë vetes luksin e të qënit i përceptuar si i dobët, i thyeshëm, ose i mundshëm. Që prej vitit 2000 që shënon tërheqjen e njëanshme të Izraelit nga Libani i Jugut deri më sot, (tërheqje për të cilën Hezbollah mori goxha më tepër meritë nga ç'i takonte) Hezbollah ka ndërmarrë një sërë aksionesh të vogla, por të suksesshme, ndaj postave ushtarake Izraelite në kufi, më i bujshmi dhe i suksesshmi i të cilëve ishte ky i fundit. Dhe pavarësisht faktit që vrasja e 8 ushtareve kufitare dhe pengmarrja e dy të tjereve mund të mos hyje ne kategorine e fitoreve spektakolare, aksioni i fundit u konsiderua gjeresisht si tallje e Hezbollahut me "pathyeshmerine"Izraelite dhe kontribuoi në mënyrë të konsiderueshme në ç'mitizimin dhe dobesimin e imazhit të IDF (Israeli Defence Forces). Që na sjell tek arsyeja e dytë, dhe ajo më realiste, e ndërhyrjes aktuale në Liban; Izraeli nuk mund të negociojë nga pozita që Hezbollah apo grupe të tjera mund t`i perceptojnë si pozita të dobëta. Këto operacione nuk e rrisin mundesinë e Izraelit për të rikuperuar dy ushtarët e rrëmbyer. As nuk mund të pretendohet realisht që disa javë bombardime mund të eliminojnë në mënyrë permanente Hezbollahun, që i rezistoi pushtimit 18-vjçar Izraelit dhe aktualisht ka rreth 20% të vendeve në Parlamentin e Libanit. Në kete kontekst, bombardimet apo inkursionet e mundshme ne Libanin e Jugut, me teper se "operacion per te rekuperuar ushtaret"apo per te "shkulur Hezbollahun nga rrenjet"jane nje perpjekje e Izraelit per te riforcuar imazhin dhe per te negociuar nga pozita superiore. Bisedimet për shkëmbime të ushtarëve të kapur me të burgosur Palestinezë do të fillojne pasi Izraeli të ketë bombarduar mjaftueshëm infrastrukturën Libaneze dhe kryesisht Libanin e Jugut në mënyrë që Hezbollah të humbase çdo iluzion të mundshëm mbi arritjen e një pozite superiore në marrëdheniet (nëse mund t`i quash të tilla) me Izraelin. Pra, mesazhi është: "Falemnderit që na dhatë ëdhë njëherë mundesinë të eskpozojmë dhe testojme arsenalin dhe kapacitetet tona luftarake, do t'ju telefonojme kur ta shohim te arsyeshme”. Deklarata e sotme e Condoleeza Rice qe "te gjithe jemi dakord qe armepushimi duhet te arrihet sa me shpejt qe te jete e mundur kur kushtet te jene te pershtatshme"ishte shenje e faktit qe Departamenti i Shtetit e kupton dhe justifikon pozicionin e Izraelit. Dhe, pavaresisht nga deklaratat e BE apo OKB, Izraeli do te filloje te mendoje per bisedime mbi shkembimin e te burgosurve vetem kur te marre sinjalin nga SHBA.
Gje qe nuk ka per te ndodhur sot ose neser.
Gje qe nuk ka per te ndodhur sot ose neser.