‘Java frankofone’ në kryeqytet
Aromë pranvere frankofone do të sjellë java që vjen në kryeqytet, ku personalitete të kulturës franceze do të vijnë para publikut shqiptar në kuadër të ‘Javës së Frankofonisë’. Në kuadër të këtij aktiviteti më 16 mars Orkestra Simfoni e RTSH zhvillon koncertin “Një udhëtim në universin e muzikës franceze përmes shekujve”. Në koncert marrin pjesë sopranoja shqiptare Blerta Zhegu, kitarë Serge Lopez, dhe dirigjente Nathali Marin. Ndërkohë në Teatrin “Metropol” sot zhvillohet një mbrëmje poetike, ku aktorët Alert Çeloaliaj, Sesilia Plasari, Adriana Tolka, Marsela Lane dhe Ina Gjonçi do të lexojnë poezi nga shkrimtarë të njohur francezë nën shoqërinë e pianistes Oneida Shaqiri. Në Akademinë e Filmit dhe Multimedias ‘Marubi’ do të shfaqen në këtë javë, duke filluar që sot, filma të ndryshëm në gjuhën franceze.