Kur jetës i bie rruga nga ti
Botoi: Toena
Çmimi: 600 lekë
Pas një takimi me intelektualë, dashamirës të librit dhe gazetarë, ajo ndalet në stendë të takojë lexuesit. Ul kokën, buzëqesh e firmos mbi fletët e librit të saj. Në panairin mbarëkombëtar të librit "Tirana 2009", porsa është promovuar "Kur jetës i bie rruga nga ti", vëllimi i ri me poezi i Mirela Sulës. Shtëpia botuese "Toena" e ka përzgjedhur si pjesë të kolanës "Kambana", poezi e zgjedhur shqipe që deri sot ka përfshirë emrat dhe krijimtarinë e 32 poetëve më të mirë shqiptarë që krijojnë brenda apo jashtë kufijve shtetërorë. Kritiku i artit, Josif Papagjoni, është kujdesur për përzgjedhjen e poezive të Mirelës, madje e ka shoqëruar këtë botim edhe me një studim letraro-estetik shkruar po prej tij... Mirela ndalet për të falënderuar të gjithë. Kujdeset të mos harrojë askënd. Sepse për të, sigurisht që kjo është një ditë krejtësisht e veçantë. "Kur jetës i bie rruga nga ti" është vëllimi i tetë poetik i saj, përpos vëllimeve të tjera me tregime e një romani. Për Papagjonin, poezia e saj është burimore, me shumë dhimbje, ku bleron mirësia dhe fisnikëria e një shpirti blatues pa shumë vezullime pasqyrash, ku të ftojnë të shkosh dikund për të mbetur askund. "Poezia e saj është derëçelur, në të cilën një grua, një nënë, një e dashuruar, një e pikëlluar një intelektuale, një mike, një qytetare të bujt të hysh", shkruan më tej ai. Dritëro Agolli ka thënë se zbulimi i diçkaje të bukur, që nuk e ke parë ndonjëherë, të ngjall në shpirt një ngushëllim të patreguar dhe nëse ke qenë në vorbullën e mërzisë, të bën të dalësh prej saj dhe të duash më shumë jetën. E nuk e ka thënë rastësisht. Por pasi ka lexuar poezitë e Mirela Sulës. Sepse atij i ndodhi pikërisht kështu teksa lexonte vargjet e saj. "Para meje nuk qëndronte një amatore, por ngrihej një poete me kuptimin e plotë të kësaj fjale të shenjtë", ka thënë ai. Dhe ajo, poetja, ngulmon të jetë e tillë në çdo formë (poetike). Nuk e ndal krijimin, meditimin, hedhjen e shpirtit në vargje, fjalosjen me lexuesin nëpërmjet krijimeve të saj. Jo vetëm Agolli, por edhe Moikom Zeqo, Ilirjan Zhupa, Visar Zhiti, Flutura Açka e shumë poetë të tjerë, mendimi dhe fjala e të cilëve peshon dhe çmohet në rrethet tona letrare e më përtej e kanë veçuar dhe vlerësuar poeten Mirela Sula, duke e vendosur atë midis më të mirëve. "Mirela Sula më ngjan të jetë poete para së gjithash. Ajo është e sinqertë, me shpirt të brishtë dhe të lënduar, sepse siç ka thënë Fatos Kongoli, letërsia është dhimbje", u shpreh përkthyesi Edmond Tupja. Për të, "Kur jetës i bie rruga nga ti" është metaforë e dhimbjes, metonimi e dashurisë. "Ajo është një poezi që të shtyn natyrshëm t‘i besojmë sërish ndjenjës, duke e rizbuluar atë në një mënyrë tjetër", shton më tej ai. "Për mendimin tim, pak gjëra mund të jenë të rastësishme në rezultatin e punës së saj. Dhe një nga këto rastësi të bukura është talenti poetik që ajo mbart. Gjithçka tjetër në jetën dhe punën e saj, brenda dhe jashtë tempullit të letërsisë, gjithçka që rezulton e bukur, e përkryer apo thjesht e arrirë, vjen si fryt i vullnetit të saj të mirë, i punës së saj këmbëngulëse, i shpirtit të sakrificës, i ndjenjës së lartë të përgjegjësisë dhe pozitivitetit që e karakterizojnë si individ", tha për të Irena Toçi, drejtoresha e shtëpisë botuese "Toena. Për Irenën, ajo që bën më shumë përshtypje është forca shpirtërore e poetes Mirela Sula që dhimbjen e thellë shkaktuar nga humbja apo largimi i njerëzve të dashur e ka kthyer në margaritarë poetikë, vetminë e ka ndriçuar në dritën e ngushëllimit, duke i dhënë lexuesit të saj në njëfarë mënyre edhe çelësin për të zgjidhur dilemat e veta. "Në ciklin e fundit të poezive që përfshihen në këtë libër, shkëputur nga vëllimi me titull ‘Gënjeshtra të bardha‘, mendoj se formimi i saj në fushën e psikologjisë ka ndikuar që vargu të ketë edhe më shumë esencë mendimi figurativ sesa ndjesi të përftuara nga ndonjë ngjarje që i ka tërhequr vëmendjen dhe e ka shtyrë për të shkruar", ka nënvizuar ajo. Mirela, gjithnjë ka qenë e dashuruar pas librave, pas letërsisë. Pasioni që ka për të shkruar, gjithnjë ka rënë në sy, edhe atëherë kur ndiqte gjimnazin në qytetin e Pukës. Krijimet e saj lexoheshin gjithnjë me zë të lartë. Poezitë e saj të para nis t‘i botojë në gazetën lokale "Përpjekja". Kur ishte ende në vitin e dytë në gjimnaz, shkruan romanin "Vëlla e motër". Për shkak të pamundësisë për të botuar në atë kohë, romani kalon dorë më dorë për t‘u lexuar nga mësues apo kritikë letrarë të qytetit. Vëllimin e saj të parë me poezi "Leje për të jetuar" e boton në vitin 1995, menjëherë pas tij boton librin me tregime "Të jetosh përgjysmë". Humbja e vajzës ende foshnjë la shenjë të thellë në jetën e Mirelës. Dhimbja e nënës pasqyrohet edhe në krijimtarinë e saj. Në vitin 1998 boton poemën "Elvana", kushtuar vajzës që lindi dhe nuk u rrit. Në këtë poemë, sipas Josif Papagjonit, lexuesi kupton ç‘është nëna, mëmësia. "Nëna lind jetën. E bart... Nga gjaku dhe mishi në gjak dhe mish tjetër. Prandaj dhemb kaq shumë vdekja e fëmijës. E kush veç nënës mund ta kuptojë thellësisht atë. Çmendurisht atë", shkruan ai. Por gjen në poezinë e saj shumë dashuri... "Gjen aty sinqeritetin e ndjenjës, për të thënë të pathënën... dhe kjo shënon për mua një nga gurët e qoshes, ku ngrehina e poezisë së saj bëhet solide", vijon më tej Papagjoni. Mirela Sula sjell mendim, ndjenjë, transmeton dëshirë reflektimi, delikatesë poetike... gjithë sa buron prej shpirtit të një poeteshe.