NJë STATUT I RRALLë LIGJOR I QYTETIT Të DRISHTIT I VITIT 1468
Megjithëse, misioni dhe qëllimi i hartimit të këtij Statuti shprehet qartë jo vetëm në hyrjen e tij, por në tërë përmbajtjen e dispozitave që renditen në të, në këqyrjen, analizën dhe interpretimin literal ligjor të neneve gjenden mjaft elemente të karakterit laik të këtij Kodi.
Siç shprehen vetë autorët e Statutit, në hartimin e tij ata nuk janë mbështetur vetëm në rregullat apo rregulloret kanonike biblike të papatit, por edhe në "kushtetuta të vjetra të cilat rezultojnë të paqarta…", ç‘ka do të thotë se ata janë mbështetur në burimet e traditës zakonore vendase, me origjinë popullore, pra laike. (12). (Statuta et Ordinationes Capituli Ecclesiae Cathedralis Drivastiensis", Ombra GVG , f.142)
Elementë laikë në statut gjejmë edhe në rastet e zgjedhjes së rektorëve dhe prokuratorëve. Në mënyrë të çuditshme, hartuesit e këtij dokumenti i kanë dhënë të drejtën për të marrë pjesë në votim jo vetëm klerikëve, por edhe përfaqësuesve nga populli, besimtarëve të thjeshtë. "...Tre pleq dhe dy të rinj të cilët të betohen se do të zgjedhin si rektor dhe prokurator... atë që e njohin si më të dobishëm." (13). (Statuta et Ordinationes Capituli Ecclesiae Cathedralis Drivastiensis", Ombra GVG , Kapitulli 2)
Ndërsa vazhdojmë më tej, (neni IX i Statutit) duke iu referuar konkretisht gjendjes ekonomike të Drishtit dhe të banorëve të saj, ku do të shtrinte efektet e veta ky Statut, hartuesit e këtij ligji mes të tjerave, mbështetur në realitetet e kohës, shprehen:
"Meqë jemi të varfër dhe kemi të ardhura të pakta, duhet të këmbëngulim në punën e duarve..." (14)(Statuta et Ordinationes Capituli Ecclesiae Cathedralis Drivastiensis", Ombra GVG , Kapitulli IX)
Siç shihet, ky lloj formulimi në këtë nen, nuk ka asgjë të përbashkët me dispozitat e një kanoniku religjioz. Ai i ngjan në këtë rast, më shumë një këshille popullore që u jepet qytetarëve të varfër për të përballuar kushtet e vështira ekonomike, sesa një predikimi të mirëfilltë religjioz.
NGRITJA E NORMAVE MORALE
NË NIVELIN E NORMAVE KANONIKE
Hartuesit e këtij Statusi (kanoniku), duke dashur që të ruhen dhe të ngjizen në ritualet kristiane disa prej zakoneve të mira të edukatës dhe moralit popullor vendas, kanë përpiluar edhe dispozita të reja, që i kanë bërë pjesë të neneve të këtij Statuti, të tilla si më poshtë.
Në nenin XII, urdhërohet:
".... Morëm vendim që askush të mos guxojë të ndërhyjë ose të flasë pa leje para ... pleqve. Në rast të kundërt dënohet..." (15)(Statuta et Ordinationes Capituli Ecclesiae Cathedralis Drivastiensis", Ombra GVG , Kapitulli XII)
Nën këtë logjikë dhe me këtë objeksion, ne gjejmë në këtë Statut edhe një numër tjetër dispozitash me orientim dhe bazë nga trashëgimia morale vendase, por, pa dashur të zgjatemi në secilin prej tyre, do të përmendim edhe dy më tipiket, atë me nr. XXXVII dhe XXXVIII, ku thuhet:
"Asnjeri s‘duhet të guxojë të luajë zaresh ose ndonjë lojë tjetër të pandershme me të holla (bixhoz)..."
"Kur mblidhemi për drekë askush të mos guxojë të sjellë me vete ndonjë vajzë..." (16).(Statuta et Ordinationes Capituli Ecclesiae Cathedralis Drivastiensis", Ombra GVG , Kapitulli XII)
Pra, siç shihet, bazë e predikimeve dhe mesazheve, që përcjellin dispozitat e këtij kanoniku, nuk janë vetëm e thjesht normat kristiane, por edhe ato morale popullore, të cilat vijnë prej trashëgimisë zakonore vendase.
Në këtë mënyrë, ne shohim në mënyrë konkrete atë operacion ligjor që thirret "ngritje e disa prej normave morale e zakonore vendase në nivelin e normave kanonike".
NJË INICIATIVË
E DUKSHME LIGJORE
Në studimin e vëmendshëm të këtij kanoniku dallohet qartë dhe dukshëm, në jo pak nene të tij, iniciativa ligjore e hartuesve të këtij përmbledhësi procedurash dhe aktesh materiale ligjore. Është pikërisht kjo iniciativë që e nxjerr Statutin përtej shabllonit tipik dhe stereotip kristian, sikurse radha e statuteve të tjera të përmendura të natyrës së njohur.
Është e kuptueshme se Statuti është hartuar dhe mbështetur kryesisht në normat bazike kristiane, por ai e thotë qartë se është përshtatur për qytetin e Drishtit dhe banorët drishtianë. Orientimi dhe terreni drishtian është i pranishëm kudo në nenet e këtij Statuti dhe i shprehur nominalisht me emrin e këtij qyteti arbëror, konkretisht dispozitat e tij të shumta si, Nenet IX, X, XI, XII, XV, XXXVII, XXXVIII, XXIX, XLVII, LIV, etj. (.. e kishës së Drishtit..., për këtë arsye kanonikët e kishës së Drishtit,... përse në kishën e Drishtit nuk është numri i kanonikëve... prej dere të mirë drishtiane... .unë x.. i zgjedhur kanonik i kishës së Drishtit..., .... i kishës së Drishtit i uron...., etj) (17).(Statuta et Ordinationes Capituli Ecclesiae Cathedralis Drivastiensis", Ombra GVG , Kapitulli IX,.. XII...LIV)
Nga ana tjetër, nëse rregullat kristiane janë unike dhe të unifikuara për të gjithë institucionet, besimtarët, qytetet dhe katedralet e tyre kristiane, pavarësisht nga vendi, etnia, raca, etj., Statuti i Drishtit nënvizon jo rrallë, brenda rreshtave të tij, se ai është kanonik i qytetit të Drishtit, për katedralen dhe besimtarët e këtij qyteti.
Jo vetëm kaq, por në njërën prej dispozitave me karakter procedural, kuvendi ka shpallur dhe miratuar me kurajë një normë që synon ta bëjë akoma më drishtiane hierarkinë e këtij institucioni. Kështu, në nenin XLIV thuhet:
"Prandaj, duke ndjekur këtë zakon të mirë, morëm vendim që kanonikë të zgjedhim atë ... me emër të mirë, ... që ka shërbyer në kishën tonë....që në moshë të vogël,.. dhe të jetë prej dere të mirë dhe të vjetër drishtiane nga të dy prindërit, sepse ka 40 vjet e këtej, që bashkëkanonikët vijnë nga dyer të tilla." (18).(Statuta et Ordinationes Capituli Ecclesiae Cathedralis Drivastiensis", Ombra GVG , Kapitulli XLIV)
Dispozita e mësipërme, por edhe disa të tjera në këtë Statut, shprehin qartë edhe një prirje tjetër juridike, të njohur si "precedenti", praktikë kjo e "Common Law"-ut britanik.
ELEMENTËT SHQIPTARË
Statuti është i shkruar në latinisht. Por, kjo nuk u jep aspak terren njerëzve naivë të ngazëllehen dhe proklamojnë se kanoniku "nuk është shqiptar!!!"
Edhe "Magna Carta", e vitit 1215, me të cilin mburret me të drejtë Britania, por edhe Europa, si dokument i parë i trashëgimisë së shkruar ligjore, është i shkruar në latinisht. Megjithatë, ky fakt nuk e bën aspak italian këtë monument të memories dhe trashëgimisë zakonore!
Përkundrazi, gjithë bota e njeh dhe e respekton atë si dokumentin e papërsëritshëm të së drejtës britanike!
Nga ana tjetër duhet të dimë se, gjer në agun e Rilindjes Europiane, latinishtja ishte gjuha zyrtare e tërë "perandorisë kristiane" europiane. Por, mendoj se nuk ka arsye të qëndrojmë më gjatë në këtë çështje.
Pa dyshim, që Statuti ka dispozita nga e drejta kanonike tradicionale kishtare kristiane. Është krejt e pritshme, normale dhe në vlerën e tij të ketë këtë orientim, sepse në thelb ai është një përmbledhës normash ligjore me orientim religjioz-kristian.
Duke qenë i tillë, përmes këtyre dispozitave, Statuti sjell dhe transmeton edhe vlera morale dhe shpirtërore, ndër më të arrirat e një bote të tërë kristiane dhe qytetërimit perëndimor, të përzgjedhura dhe përpunuar në shekuj. E pa dyshim, kjo ishte një vlerë dhe nevojë për Arbërinë e asaj kohe.
Por, bashkë me to, hartuesit e këtij Statuti kanë ofruar dhe kanë renditur si pjesë të neneve të tij edhe një numër dispozitash dhe predikimesh morale që vijnë nga trashëgimia zakonore shqiptare.
Çfarë kanë bërë dhe çfarë bëjnë ligjvënësit tanë sot? Të njëjtën gjë që kanë bërë pararendësit e hartimit të këtij Statuti. Kanë marrë dhe vazhdojnë të marrin nga legjislacioni europiano-perëndimor akte ligjore, statute, kode etj., të vlerësuar si më të arrirët dhe i përshtatin ata në harmoni me kushtet e vendit tonë. Por, kjo nuk i bën këto ligje më pak shqiptare, përkundrazi.
Në thelb, edhe sistemet ligjore që ka vetë Perëndimi i sotëm nuk janë thjesht dhe vetëm trashëgimi e një populli të vetëm europian, por eksperiencë dhe pasuri e trashëgimisë historike të shumë popujve dhe shumë kohëve.
E thënë përmbledhtas, Statuti i Drishtit është një monument ligjor i një natyre unike, pasi është një statut arbëror, një ligj i përshtatur për kushtet e një komuniteti të kohës, duke përmbledhur brenda tij bashkërisht norma të së drejtës kanonike kristiane dhe ato zakonore vendase.
HISTORIA E SË DREJTËS NË SHQIPËRI
DUHET TË NDRYSHOJË!
Gjetja dhe publikimi pak kohë më parë i "Statutit të Shkodrës" (i vitit 1346), së fundmi i "Statutit të Drishtit" (i vitit 1468) si dhe të dhënat e shumta për ekzistencën e "Statutit të Durrësit", apo të ndonjë qyteti tjetër të Arbërisë mesjetare, e rendisin vendin tonë pa asnjë mëdyshje tanimë në radhën e vendeve me një trashëgimi ligjore të shkruar, si pak vende të tjera në hapësirat gjeografike europiane.
Ato flasin qartë se populli ynë nuk vjen nga tradita të varfra të shoqërive tribale, apo komuniteteve klanore në treva të thella rurale, të administruara vetëm prej traditës zakonore orale.
Ato na thonë se shoqëria shqiptare e Mesjetës nuk ishte një shoqëri e strukturave sociale të pazhvilluara dhe të administruara vetëm nga "Kanuni". Pa dyshim, edhe "Kanuni" shtrinte juridiksionin e tij dhe funksiononte, por vetëm në zona dhe treva të caktuara, enklava malore, ku nuk arrinin dot të shtrinin efektet e veta, për shkaqe urbane e gjeografike, statutet dhe institucionet ligjore që përmendim më sipër.
Shoqëria e urbanizuar arbërore mesjetare, me daljen në dritë të këtyre dokumenteve të rëndësishme, tanimë na flet qartë dhe ndryshe, përmes provave historike të një lloji të veçantë. Ajo na flet përmes gjuhës së përpunuar dhe të shkruar të ligjeve, siç janë statutet.
Vjetërsia e këtyre dokumenteve, hershmëria e fondeve të shkruara ligjore është tregues dhe pasqyrë e padiskutueshme e vjetërsisë së themeleve të civilizimit, të shtëpisë së një populli. Dhe duket që populli ynë e paska atë.
Për këto dhe arsye të tjera, që përmendim më sipër, "Historia e të Drejtës" në Shqipëri duhet të ndryshojë, pasi prurjet e reja i japin Mesjetës tonë një profil krejt tjetër nga ai që kemi njohur gjer më tash. Organizimet dhe institucionet ligjore në Arbëri, të ngritura mbi prurjet më të arrira të traditës europiano-perëndimore të kohës, pleksur ato edhe me traditën zakonore të shkruar vendase krijojnë një fond nderi në historinë e jurisprudencës mesjetare shqiptare, por pa asnjë mëdyshje edhe në atë të ////////////////rajodhve të artë europianë.
Të gjitha këto prurje të reja, pa asnjë mëdyshje shumë të rëndësishme duhet të zënë vendin e duhur dhe të pasqyrohen denjësisht në tekstet e historisë së të drejtës shqiptare.
HISTORIA DHE E DREJTA
Me gjetjen dhe botimin e "Statutit të Shkodrës" dhe të "Statutit të Drishtit", gjykojmë se historiografia e ka thënë fjalën e saj. Radhën e ka jurisprudenca dhe komuniteti i juristëve shqiptarë, të cilët duhet të bëjnë hulumtime, interpretime dhe analiza të thella shkencore mbi këto dokumente me vlerë.
Në tërësi ky dokument juridik, por edhe dispozitat e veçanta të tij lipset t‘i nënshtrohen vëzhgimit dhe qëmtimit të kujdesshëm. Vlera e vërtetë e statuteve nuk është botimi dhe njohja e tyre, këto monumente të pazbuluara që na vijnë nga lashtësia do t‘i kumtojnë çmimet e vërteta të thesareve të tyre të papërsëritshme vetëm kur të interpretohen saktësisht se ç‘janë ato, thelbi, prurjet, misionin social, mesazhet historiko-juridike, sanksionet ndëshkuese, ashpërsia apo toleranca, të drejtat, privilegjet dhe detyrimet, nga qytetari i thjeshtë e gjer te Monarku etj.
Statutet janë në thelb strukturat ashtore që formatojnë anatominë e vërtetë të atij "organizmi" që thirret shtet, për rrjedhim natyrën e një shoqërie në një kohë të caktuar. Pa praninë, studimin dhe analizën e tyre vlerësimi i historisë së një populli do të ishte i mangët dhe i pasaktë.
NJË PORTRET I PANJOHUR
NË MINIATURË I PAL ENGJËLLIT
Nuk do ta quanim normale të ndaheshim nga rreshtat e këtij shkrimi përmbledhës, kushtuar këtij thesari historiko-juridik, të ardhur me mundim nga Mesjeta arbërore, nëse nuk do të thoshim dy fjalë për njeriun që drejtoi dhe miratoi hartimin e këtij Statuti të rrallë, - Pal Engjëllin.
Kjo figurë ende pak e njohur e kristianizmit dhe historisë tonë kombëtare, ky aleat besnik i Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, diplomat dhe ambasador brilant në kohët e ndezura dhe të përgjakura të vërshimeve barbare osmane mbi trojet tona, paraqitet edhe këtu me profilin, dinjitetin dhe rolin e një intelektuali me dimensione të pakrahasueshme. Tashmë si një jurist i pjekur.
Në dokumentacionin arkivor latin, ai bëhet evident që në moshë relativisht të re, kur shërbente në qendra të vogla periferike kishtare, gjersa për merita të veçanta, ngjit shkallët e hierarkisë dhe bëhet kryepeshkop i Durrësit, Shkodrës e Drishtit.
Por, me rolin e tij të veçantë, në drejtimin e punëve për hartimin dhe miratimin e këtij "monumenti të vërtetë ligjor", Pal Engjëlli na zbulon një vlerë tjetër të panjohur, atë të misionarit legjislator dhe themelues i traditës shqiptare të shkruar të së Drejtës.
Por, "Statuti i Drishtit" veç sa ofron vlera të papërsëritshme në ato fusha, që përmendim më sipër, thesari i tij krejt rastësisht na ofron edhe një vlerë të një fushe tjetër!
Ndërsa vështrojmë me kërshëri faqet e "Statutit të Drishtit", ky dokument mahnitës na zbulon papritur një tjetër vlerë të rëndësishme! Por, ajo është e një lloji të veçantë dhe nuk i takon as fushës së historisë dhe as asaj të së drejtës. Ajo i takon fushës së Arteve Figurative dhe i dhuron asaj një vlerë unike, ndoshta për herë të parë krejt të veçantë dhe të panjohur.
Pikërisht, në faqen e parë të tij, "Statuti" fillon me fjalët "Paulus Angelus..." ( Pal Engjëlli) . Në germën e parë të fjalës "Paulus", që është germa "P", madje brenda rrethores së kësaj germe gjendet portreti i një peshkopi. Në njërën dorë, të majtën, ai mban shkopin baritor, ndërsa dora e djathtë është e ngritur lart, në pozicionin e njohur tipik të bekimit. Mbi supe ka të hedhur një petk ngjyrë vjollcë dhe jeshile që arin gjer poshtë gjunjëve. Shtati i Kryeipeshkvit rrethohet nga një sfond blu-vjollcë i errët, çka e bën më evident portretin.
Është portreti në miniaturë i vetë Pal Engjëllit.
Me gjetjen dhe botimin e këtij "Statuti", fondit të arteve tona figurative i shtohet një tablo e rrallë, kjo miniaturë koloristike, një ndër të parat dhe të rrallat e kësaj gjinie të artit tonë figurativ, e punuar nga njëri prej dy shkruesve shqiptarë të këtij "Statuti"...
Pra, bashkë me Statutin, ne kemi tanimë edhe një piktor shqiptar të hershëm që vjen nga viti 1468, bashkëkohës me epokën e madhe të Rilindjes Europiane.
Veç kësaj pikture në miniaturë, edhe një numër ilustrimesh me stilizime koloristike në çdo kapitull dhe germat e para të neneve të këtij "Statuti" e bëjnë estetikisht mjaft të këndshëm këtë dokument. Të gjitha këto ilustrime, që jo rrallë ngjajnë si motivet popullore të veshjeve tona tradicionale, lipset të qëmtohen dhe studiohen me kujdesin e nevojshëm shkencor.
Si çdo akt themelor ligjor, apo Kushtetutë e kohës, që në hyrjen e vet shpallte "moton" mishëruese, apo mesazhin unik të saj, edhe ky "Statut" ka të stampuar në faqen e parë logon e vet të shkruar, që është: "La vertue est la seule noblesse", si dhe një stemë që ndoshta është ajo e qytetit të Drishtit.
Le të shpresojmë që të rejat dhe vlerat e mëdha historike, juridike, por edhe ato artistike që na sjell ky monument arbëror drishtian do të pasohen nga studime të tjera që do të ndriçonin edhe më tej vlerat e thella që mbart në thellësitë e tij ky thesar.
Dr. Irakli Koçollari