E Diel, 1 Nëntor 2026

Kur librat i bëhen kurban mediokritetit

31-10-2011 / Nga Kostaq Xoxa

Me rastin e 20-vjetorit të librit të parë të tij (“Refleksione”), Edi Rama po boton të dytin. Ky libër është i saktë vetëm në titullin: “Kurban”. Mos parandjen se do të pësojë fatin e të parit? I pari përmbante aq marrëzira, i ngërthyer në një ekstravagancë të tejmasshme, me një stil ekzibicionist të pashoq, sa vetë autori u detyrua ta nxirrte jashtë qarkullimit! Është nga rastet tepër të rralla që një autor djeg librin e vet.
Ndonëse jashtë qarkullimit, janë të paktë ata lexues të rregullt që nuk e kuptuan përse autori e bëri hasha librin e tij të parë. Me një “antikomunizëm të shfrenuar”, ai ishte i mendimit (nëse e ka një mendim), që anëtarët e PPSH-së të vareshin në litar! Së dyti, i tërboi veteranët e indoktrinuar me sfidën që u bëri historianëve të mendësisë enveriste, duke shkruar se lufta nacionalçlirimtare u shndërrua, me diktatin e emisarëve të Titos, në luftë civile. Së treti, PPSH-ja, - që nënkupton edhe PS-në emërndërruar, të nxirrej jashtë ligjit! Ekstremizmi është një tipar, që autori e ka pranuar vetë në këtë libër të mallkuar nga ai vetë! Mund ta citoj edhe faqen e librit, konkretisht. Të tjerat nënkuptohen. Dëshmi e inkoherencave të tij, që janë shndërruar në patologjike.
Autori ka rënë në një kundërthënie të dukshme kur édhe në „kurbanin“ e ri, e përmend këtë libër të cilin e kishte trajtuar si ato autodafétë historike mesjetare. Kujton litarin në shtëpinë e të varurit! Dhe dëshmon, njëherësh, atë proverbin që tall ata që orvaten të merren me  gjithçka dhe janë të dështuar kurdoherë: “Burri im me shumë zanate, nga të gjitha asnjë s’pate!”.
Piktor i rëndomtë. Shija estetike: në minimumin e vlerave të saj. Në Paris bëri një ekspozitë në një bunker të ruajtur nga Lufta I Botërore, në të cilën u vërtitën vërdallë gjithsej 200-300 veta, që i çoi rruga rastësisht. Dhe po shihnin rroba intime të palara dhe disa ngjyra që i afronin bojës së ziftit. Një revistë e huaj  bëri një kronikë me një stil ironik. Njëri ndër arkitektët tanë më të mirë, poet e përkthyes, njohës i mirë i gjermanishtes, ishte skandalizuar me ngjyrat e fasadave alla-Rama dhe, veçanërisht, me atë pallatin me shigjeta të shtrembra, që është bërë i identifikueshëm vetëm në bazë të shëmtirës. Ah, po, mbeten nga veprimtaria e tij profesionale edhe disa karikatura të një reviste të sigurimit, me diversantë të shpartalluar nga  syri vigjilent i sigurimit. Sa për basketbollist, mbeti gjithmonë jashtë loje nga personalet (faullat) me goditje brylash, kundërshtarëve.
***
Tani do të dëshiroja të flisja për stilin e të shkruarit të E. Ramës. Më parë më duhet të bëj një krahasim, nga një rrëfim i një mësuesi të letërsisë, në shkollë të mesme. Pas ndërrimit të sistemeve kishte dhënë si hartim një temë mbi Fishtën. Në orën e analizës së hartimeve, një  nxënës kishte mbetur i pakënaqur nga nota pesë. Mësuesi ia lexoi hartimin para klasës: “At Gjergj Fishta është kolosi i letërsisë shqiptare. “Lahuta e Malsisë” është vepër e mrekullueshme, më e madhja e letërsisë sonë. Stili i Fishtës është i një bukurie të paarritshme. Nuk ka vepër më atdhetare se “Lahuta”. Kjo është e njohur kudo jashtë Shqipërisë. Ky poet i madhërishëm shquhet për kulturën e tij të thellë...”.  – A nuk e kupton, - i kishte thënë mësuesi, se ke vetëm frazeologji të zbrazët, lavde që nuk të emocionojnë, hiperbola të njëpasnjëshme që i di gjithkush? Por nxënësi i tha: - A mund të shohim ndonjë hartim të dhjetës?- Mësuesi i kishte vënë mënjanë hartimet e mira. – Po marr njërin prej këtyre, - tha. Atë të nxënësit X. Ai e ka ndarë shkrimin në katër pjesë: Në atdhedashurinë, në pasurinë e leksikut, në letërkëmbimin e Fishtës dhe në satirën e poetit. Për Atdheun, X-i ka shqyrtuar vjershën “Shqypnija”. Në metaforën që édhe dielli, edhe hëna e kanë soditur nga larg këtë vend të bekuar, X-i flet për domethënien e “...se për qark ksaj rrokullie, si Shqypnija ‘i vend nuk ka!” – dhe kalon, pastaj, në vargun 20, pas të cilit ka shkruar katër vargje të tjera: “Atjé lejn, po, Toskë e Gegë, / Si dy rreze n’flakë t’nji dielli./ si dy rrfé qi shkojn tue djegë, /  kur shkrep rêja nalt prej qielli”/.  Në hartim lexojmë kuptimin e krahasimit të toskëve dhe të gegëve bashkë, si dy rreze në flakë të diellit... X-i vërén se flaka e diellit nuk i shkrin dot toskët e gegët, se ata janë, në përfytyrimin e Fishtës, vetë dy rreze diellore. Pasi X-i flet për padrejtësitë që i janë bërë Shqipërisë në 1913-n, kërkon të shpjegojë se Fishta vjen në një përfundim thelbësor: Se Shqipëria nuk mund të zhduket si komb, duhet të shpluhuroset e ta ngrejë ballin lart. Dhe poeti është i bindur se atdheu ynë nuk ka për ta pranuar kurrë robërinë. Profesori lexoi katër vargjet, 41-44, të cituara nga nxënësi i tij: “Shkundu pluhurit, pra, Shyqpni. /Ngrehe ballin si Mbretneshë, / se me djelm, qi ngrofë ti n’gjí, / nuk mund t’quhesh, jo, robneshë/.
-Unë vetë, nuk i mbaj përmendsh këto 49 vargje, - tha mësuesi, për të vlerësuar nxënësin e tij. Për pasurinë e leksikut, X-i ka shkruar se në një shqyrtim të vetëm një kreu të “Lahutës”, 25%-30 %  të fjalëve nuk gjendeshin në Fjalorin kuptimor të 1972-shit. Pa thënë që “shqyrtimin e kam bërë vetë”. Un-i nuk del në asnjë fjalë të këtij hartimi. Askush nuk pyeti se ç’kuptim ka vargu “përqark ksaj rrokullije”, që dikujt do t’i pëlqente togfjalëshi  “përqark globit!”. Për letërkëmbimin e poetit, X-i duhet të ketë vajtur edhe nëpër arkiva. Ai përmend edhe një letër të Nobert Joklit, shkencëtarit-linguist, që i përfundoi ditët në Mat’hauzen. Për satirën, ai citon vargje nga “Gomari i Babatasit” dhe i analizon ato në domethënien dhe aluzionet e forta të Fishtës. Nuk mendoj të vazhdoj më tej, se u zgjatëm dhe duhet të shohim edhe hartimet e tjera... përfundoi mësuesi. Nxënsi, u ngrit, i bindur tashmë për këmbënguljen e tij, dhe tha: - Profesor, jua them sinqerisht se mund të merrja edhe katër. Ju premtoj se do të ndryshoj. - Dhe vërtet ai bëri hapa përpara, duke iu shtruar punës. Kur ra zilja, kishte përqafuar, madje, shokun e tij dhe e kishte vlerësuar me zemër për hartimin e tij, tek i cili kishte vënë ré se X-i nuk kishte thënë asnjëherë Fishta i madh, etj. por Fishta kishte dalë 100 herë më i madh se në hartimin e tij,  në të cilin kishte dalë madhështor.
(Ky episod është nxjerrë shkurtimisht nga shënimet e mia të hollësishme, prej bisedës me mësuesin e letërsisë).
***
I kthehemi librit “Kurban”. Ajo që bie në sy menjëherë, është mllefi i tij i papërmbajtur ndaj figurës politike të Dr. Berishës. Ky mllef është kaq i shpërthyes, sa e ka bërë që, gjatë të gjithë fushatës zgjedhore të 8 majit, e ka përmendur vazhdimisht, edhe kur fliste, në të njëjtën mënyrë, ndaj antagonistit të tij për bashkinë e Tiranës, në debatet zgjedhore. Asnjëherë Berisha dhe L. Basha, nuk e kanë përmendur veçse me “z. Rama”. Ndërsa, qoftë edhe për kompensim etik, asnjëherë këta kundërshtarë të Edit nuk janë zënë në gojë, - me “zoti” jo se jo, - por edhe pa një cilësor përbuzës.
Ky tipar i temperamentit të tij ka ndikuar edhe në stilin e vet të të shkruarit: me hiperbola gjer në ekstremitet. “Na ka sharë me libra 1000-vëllimësh”! “Ia nisi politikës me libër shtëpie, kundër nënës, gruas,, motrës, vëllait,... baxhanakut, kushëririt të parë, të dytë, të tretë,të shtatë, të njohur e të panjohur... (janë 17 emërtime, nëse kushëriri i shtatë numërohet 7). Pastaj merret me fjalët që i numëron Berishës, 151 sharje, dy shtylla të një gazete. T’i thuash kujtdo që të vërë pranë njëra-tjetrës një mori kaq të madhe fjalësh, do të duhet të rrijë një ditë të tërë, pa të gjejë vetëm gjysmën e fjalëve të sajuara: Po themi vetëm 25 të fillimit dhe 25 të mbarimit: Vrasës, zagar, qen, bushtër, kusar, kollovar, hajdut, makut, pervers, homoseksual, kriminel, kafshë, grabitqar, truthar, gjakësor, pizeveng, pa atdhe, pa familje, i pafé, spiun, denonciator, terrorist, puçist, bandit, kastravec...
Tani le të vijmë në 25 të fundit: kopil, verdhacuk, i zgjebosur, i përdhosur, turiviç, inçestual, gradhunues, pushkatues, dobiç, i damkosur, i pangopur, dement, torturues, zuskë, i tredhur, linçues, i përdalë, shpirtvjedhur, skizofren, qelbësirë, qurravec, ndyrësirë, zorrëtrashur, dhi, kakërdhi... Merre me mend se kemi edhe 100 e kusur të tjera! Mos të harrojmë se një numër i madh fjalësh janë huajtur nga njëri që ka nxjerrë një gjyq skandaloz të tij në gazetë, në të gjitha hollësirat, në të gjithë shpirtvogëlsinë e ankuesit ER, dhe në fjalët më të rënda që s’duhet t’i përdorte, si incest, dhunues grash, (që mos të themi të tjerat). Këtë, që ia ka faktuar gjynahet e karakterit, e ka mik për kokë, tani! Ka edhe fjalë që duhej të hapësh fjalorët, si laskarë, etj, pa munguar disa fjalë si zuskë... që është e fjalorit të ER-së, kur Zërin e Popullit, shkurtuar në ZP, e quante Zuska Plakë, duke i marrë inicialet!
Këto hiperbolizime me qimen që bëhet tra dhe anasjellas,  janë përvetësuar nga propagandistët e tij më të afërt. Të flasësh për 20.000  tradhtarë (komisionerët e tij) dhe të përmendësh 70.000 karta biometrike të falsifikuara është së paku një mungesë e theksuar drejtpeshimi, që çdo mendje e shëndoshë mund ta cilësojë si një bumerang. Sa për  marrëdhëniet me gazetarët, a mund të japë ky gojëzbrazët një shembull të Berishës që, për mungesë argumenti, të mos përgjigjet apo të cenojë gazetaret femra, duke u përmendur semaforët?  Jashtë shtetit, thonë sinqerisht, por shumë rrallë. se për këtë çështje mund të mos shqiptohen. Ndërsa E. Rama, kur s’do të përgjigjet, s’e ka për gjë të thotë, “të fala Sandrit”!
Kësisoj ky libri i ri, është i stilit me shprehje të grandomanisë, që e vë në dyshim autorin që ta sikterisë, më vonë, siç bëri me të parin. Ka stilin e atij nxënësi i cili, për fat të mirë, i thirri mendjes!

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›