Kur ngopesh me numra
Rezultati lekundet si lavjerres. Mendjet e popullit sperdridhen para ekranesh televizive exit-polls komente parashikime deri dhe narrative brutale qe e trajtojne procesin e numerimit ne menyre po aq te pacipe sa komentatoret ndeshjen e futbollit.
Kurre me pare nuk e kisha menduar qe do te ndiqja live nje proces numerimi zgjedhor. E pra erdhi dita. Ne momentet qe shkruaj sapo kam perfunduar se percjelli nje vizite informale te ambasadorit amerikan te njesia numer pese nderkohe qe menjehere kam filluar te ndjek mbledhjen e KQZ-se e paralelisht nje studio e mbushur me njerez te veshur mire por qe i kane hequr kollaret sepse keshtu pane te beje dhe vete ambasadori qe sic thashe foli para pak minutash.
Kryq te Rama. Kryq te Rama. Kryq te Basha. E pavlefshme. Kryq te Milloshi. Kryq te Basha. Kryq te te tre e perfundimisht nje kryq i madh mbi kete process mjeran te zvarritur gjer aty ku smbajne me nervat gjer ne budallalepsje.
Nuk dua te trajtoj ne kete tekst se kush eshte fajtor per vonesat ama me sembon ne zemer si skemi nje shtet aq te forte sa ti ndeshkoje ne perfundim vonuesit me akuzen shqetesim i ndergjegjes publike dhe shkaktim i nje ankthi masiv qe nuk di se ku po detyrimisht do ta gjeje nje moment e do te plase diku.
Megjithate me ngushellon fakti qe shteti jone ska qene ne gjendje te ndeshkoje ligjerisht as vrasesit as te korruptuarit as vjedhesit apo shitesit e kombit. Nje shtet i tille e ka justifikimin ne xhep per faktin qe nuk ndeshkon shperdoruesit e zgjedhjeve. Justifikim qe konsiston ne paaftesine e shprehur dhe te vertetuar per te vene drejtesi tashme te padiskutueshme.
Ajo qe dua te trajtoj eshte fakti qe keto zgjedhje e kane transformuar procesin e votimit ne nje spektakel te madh ne nje gallate mbarepopullore ne nje eveniment te ngjashem me finalen e Liges se Kampioneve apo me ate te Festivalit te Eurovizionit. Thirrja ne proces prej te gjitha mediave full-time pra thirrja ne skene e cdo gazetari pavaresisht profilit e cdo analisti pseudostatisticieni shahisti juristi... e per pasoje e cdo publiku e ka shnderruar procesin e numerimit ne nje charade masive te demokracise.
Nje demokraci si jona e paafte per te shperndare te mira e paafte per te shperndare pasuri e mireqenie kulture e liri rezulton me se e pershtatshme per te shperndare numra. Barkboshet keto dite jane ngopur me shifra. Bizneset e vogla i kane mbushur arkat e tyre delikate po me shifra.
Ndonje liberal i percipte mund te vije e te thote se kjo qe ndodhi eshte vec nje aktualizim i konceptit demokratik te pjesemarrjes masive. Mirepo nuk eshte keshtu. Te shohesh se cndodh nepermjet televizorit te jesh spectator pasiv i nje tallje kaq te madhe sa ceshte ky process i stervonuar numerimesh nuk eshte pjesemarrje.
Pjesemarrje do te qe nese qytetaret do te ngriheshin do ta rrethonin njesine numer pese do te zgjidhnin mes tyre dhjete a njezet njerez te besuar e do mbaronin pune fet e fet me kete te mallkuar numerim.
Se ne nje qytet normal nuk mund te zgjasin nje jave numerimet vec ne e pacin mesuar aritmetiken te ndonje universitet privat buze rrekese qe ndan permes Tiranen.