Kur papërgjegjshmëria vjen nga “akademikët”
21/04/2005 Në përgjigje të shkrimit të Hivzi Islamit, botuar në gazetat “Metropol” dhe “Tema” të datës 19 prill 2005
Në dy gazeta të përditshme shqiptare “Metropol” dhe “Tema”, është botuar më datë 19 prill 2005, një artikull i Hivzi Islamit nga Kosova, i cili me një fjalor vulgar të paparë ndonjëherë nga njerëz të rëmdomtë e jo më nga “akademikë”, ka sulmuar profesorin e njohur Rexhep Qosja në Prishtinë dhe shtëpinë botuese “Toena” të Tiranës, në lidhje me botimin prej tyre të vëllimit monografik “Shpërngulja e shqiptarëve sipas programeve kombëtare serbe”.
Zoti Islami akuzon akademikun Rexhep Qosja dhe botuesin e tij, se në librin e cituar më lart kanë përdorur materialet e përkthyera, të përdorura më parë në një libër të tij me të njëjtin objekt të titulluar: “Spastrimet etnike”.
Po si qëndron e vërteta në lidhje me këtë akuzë të rëndë, që tërhoqi vëmendjen, madje, habiti rrethet kulturore dhe intelektuale në Shqipëri?
Libri “Shpërngulja e shqiptarëve sipas programeve kombëtare serbe”, ka dalë në qarkullim në mars të këtij viti dhe është një vështrim kritik i zgjeruar i akademikut Rexhep Qosja, në lidhje me aktet zyrtare serbe dhe disa prej përfaqësuesve më të njohur të saj për shpërnguljen e shqiptarëve prej trojeve të tyre në Kosovë, që në ditët e themelimit të shtetit serb, pas shkëputjes prej Perandorisë Otomane e deri sot, si shprehje e pandryshuar e politikës antishqiptare në rajon. Hartimi i një vepre të tillë i është kërkuar autorit nga botuesi, me idenë për të krijuar një kuadër të plotë të politikës zyrtare serbe ndaj shqiptarëve në vazhdimësi. Në të vërtetë, siç dhe dihet nga të gjithë, profesor Rexhep Qosja është një nga personalitetet shqiptare, që është marrë më shumë se kushdo me Çështjen Shqiptare. Ai i ka kushtuar kësaj çështjeje mbi 4000 faqe të botuara, jo tani kur nuk ekziston presioni, frika dhe terrori i makinës shtypëse serbe, por që para viteve 1990, shumë kohë para Çlirimit të Kosovës prej këtij terrori, që atëherë kur u botua vepra e tij shumë e rëndësishme: “Çështja shqiptare – historia dhe politika” (Botim i Institutit Albanologjik të Prishtinës në 1994 dhe ribotim i “Toena”-s në vitin 1998), si dhe vepra që luajti rol të rëndësishëm në zgjimin e ndërgjegjes kombëtare në Kosovë “Populli i ndaluar” në vitin 1990. Libri më i ri tij “Shpërngulja e shqiptarëve…”, i botuar para dy muajve, është vetëm një rikonfirmim i qëndrimit të tij të palëkundur patriotik, i argumentuar edhe me botimin e dokumenteve të plota të klaneve zyrtare ose jo të Serbisë që prej 160 vjetësh, një pjesë e të cilave bëhen të njohura për herë të parë për lexuesin shqiptar.
Organizimi i punës prej botuesit ka bërë që shumica e materialeve të përktheheshin nga origjinali prej prof.dr.Hasan Çipurit, pedagogut të njohur të gjuhës serbe, autorit të disa metodave për mësimin e serbishtes dhe fjalorit serbisht–shqip, i cili është hedhur në qarkullim para dy vjetëve. Materialet e Çubriloviqit janë përkthyer nga anglishtja prej Bajram Muçës, ndërsa pjesa tjetër, përveç “Programit të Partisë Radikale Serbe 1991”, janë përkthime të dr.Hakif Bajramit dhe janë marrë nga libri i tij “Dëbimi dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi”. Me dr.Hakif Bajramin është nënshkruar një marrëveshje për përdorimin e këtyre përkthimeve nga libri i tij, pjesë të cilit janë edhe përkthimet e zotit Vehap Shita. Ndërsa materiali i titulluar “Program i Partisë Radikale Serbe, 1991” i Vojsllav Sheshelit është marrë i gatshëm nga interneti dhe nuk ka emër përkthyesi, bile, në mos gabofshim, është botuar edhe nga gazeta latrare “Fjala” në një numër të saj. Për verifikim mund të përdorni internetin, siç shihet edhe nga adresa e materialit të printuar nga interneti që po ua dërgojmë bashkëngjitur. Pikërisht për arsye të përdorimit të përkthimeve të autorëve të ndryshëm, të njohur për autorësinë e përkthimit apo jo, botuesi ka bërë në kopertinën e pasme të librit këtë shënim, të cilin ia ka përcjellë edhe medias, që me hedhjen në qarkullim të botimit: “Në këtë vepër botohen si programet kombëtare serbe, të cilat opinionit tonë për herë të parë i janë bërë të njohura përmes veprës “Çështja shqiptare – historia dhe politika”, ashtu edhe disa programe të tjera, që janë përkthyer e botuar në shqip prej autorësh të tjerë. Por, në këtë vepër botohen edhe disa tekste programore serbe, që deri tani nuk ishin të përkthyera, prandaj as të botuara në gjuhën shqipe”.
Përsa më sipër, duam të sqarojmë lexuesit shqiptarë të interesuar, se përkthimet e botuara në veprën e Rexhep Qosjes “Shpërngulja e shqiptarëve sipas programeve kombëtare serbe”, as kanë të bëjnë me librin e zotit Islami, të cilin, për hir të së vërtetës, as e kam parë e as kam dijeni se qarkullon si i tillë. (Sinqerisht shpreh keqardhjen që nuk e kam njohur një botim të tillë, tema e të cilit më interesonte!).
Ky ishte sqarimi për lexuesit, gazetat që e kanë botuar dhe autorin e shkrimit. Por nuk rri dot pa shtuar dhe dy radhë për “zemërimin” e madh të akademikut Islami dhe përpjekjet e tij të skajshme për të denigruar një tjetër akademik, mosdëshirën për të komunikuar, edhe pse jetojnë e punojnë në të njëjtin qytet, Prishtinë; mungesën e komunikimit edhe me botuesin e “Toena”-s, edhe pse adresa e tij dhe informacioni për mënyrat e komunikimit mund t’i gjejë në çdo libër të botuar nga “Toena”, e që ndodhen në çdo cep të Kosovës, si dhe në Shqipëri. Pastaj, të them të drejtën, kam mbetur i befasuar nga një artikull që vetëm autorësinë ka nga kultura dhe qetësia e një akademiku, ku më tepër se shqetësimi për “fenomenin” e piraterisë, nxjerrin kokë mllefe të vjetra e të reja, që duken se nuk vijnë vetëm nga ambicjet profesionale, por, edhe nga veprimtaria aktive publicistike e profesor Qosjes, i cili i “ka shkelur në kallo” shumëkujt.
Gazetat dhe media e shkruar shqiptare (këtej dhe andej kufirit, madje dhe shtypi shqiptar që del në diasporë) janë të mbushura çdo ditë me shkrime, me fyerje të tilla, kryesisht në replikat që lëshojnë politikanët e ngjyrave të ndryshme ndaj njëri-tjetrit); bile, shembull i keq shpesh bëhet edhe vetë Parlamenti. Të vjen keq kur lexon prononcime apo shkrime të akademikëve ndaj njëri–tjetrit apo të tjerëve me një gjuhë të tillë, fyese dhe denigruese. Një shembull negativ ky për shumicën e shqiptarëve që i shikojnë akademikët, krijuesit, intelektualët etj., si modele të kulturës e qytetarisë, qetësisë dhe arsyes, si shembull në jetën e tyre të përditshme, si shpresë për zgjidhjen e problemeve që shtrohen para kombit, si krenari dhe emblemë në raport me kulturat e tjera në rajon e më gjerë.