Pagat, ja sa marrin në muaj zyrtarët

21/04/2005 Sa paguhen nga Presidenti deri tek anëtarët e institucioneve të pavarura
Rroga më e ulët 1 milion lekë, zyrtarët marrin nga dy paga shpërblim në vit
Të jesh President nuk do të thotë të jesh vetëm i pari i vendit, por dhe zyrtari me rrogën më të lartë në shtet. Qeveritarët, kryeministi, ministrat dhe të gjithë anëtarët e institucioneve të pavaruara, janë të “varur“, në fakt, nga paga e Presidentit, sepse mbi të u caktohet dhe paga e tyre. Ligji parashikon qartë raportet që duhet të ekzistojnë për të gjithë zyrtarët e lartë, nisur nga paga e presidentit. Kështu, në Buxhetin e 2005, janë përcaktuar dhe pagat që do të marrin të gjithë zyrtarët e lartë, të cilat variojnë nga 89 për qind e pagës së Presidentit deri në 45 për qind e pagës së tij. Për të patur një ide më të qartë mbi raportet që përcaktojnë pagat, mund të thuhet se paga aktuale e Presidentit është 227.500 lekë të reja në muaj. Pikërisht, kjo është shuma ku janë referuar raportet, që, më pas me një kalkulim të thjeshtë nxjerrin pagën e çdo zyrtari të lartë. Kështu mund të thuhet se pas Presidentit, pagat më të larta janë të Kryetarit të Parlamentit, Kryeministrit dhe Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, të cilat marrin 89 për qind të pagës së Presidentit. Rroga më pak të larta kanë zv.kryetarët e Qeverisë, Parlamentit dhe Avokati i Popullit, së bashku me kreun e KLSH–së, të cilët marrin 73 për qind të pagës së Presidentit.
Sipas relacionit që shoqëron ligjin për “Pagat dhe Shpërblimet në strukturën e institucioneve të pavarura”, bëhet e ditur se pagat e funksionarëve të lartë shtetërorë si dhe të institucioneve të pavarura që punojnë me mandat të plotë, u përcaktohet paga në raport me pagën e Presidentit. Duke iu referuar pikërisht këtyre raporteve të miratuara me ligj në parlament, përcaktohen dhe nivelet e pagave të punonjësve part-time si dhe shpërblimet. Kështu, ligji specifikon se pagat e pjesshme janë në masën 20 për qind të pagës së kryetarit të organit kolegjial, por që është me kohë të plotë. Në të njëjtën mënyrë përcaktohen dhe shpërblimet, të cilat duhet të jenë në masën 30 deri në 20 për qind të pagës së drejtuesit ekzekutiv të institucionit. Funksionarët e lartë shtetërorë të institucioneve kushtetuese dhe të institucioneve të tjera ta pavarura, të krijuara me ligj dhe që janë me kohë të plotë, kanë të drejtë në bazë të ligjit të përfitojnë shpërblim vjetor deri në 2 paga mujore. Ata që përfitojnë nga ky nen janë Presidenti, Kryetari dhe zv.kryetari i Kuvendit, Kryeministri dhe kryetarët e institucioneve të pavarura. Janë përjashtuar nga kjo masë shpërblimi të gjithë anëtarët e institucioneve të pavarura, të cilët nuk e ushtrojnë mandatin me kohë të plotë. Gjithashtu funksionarët e lartë shtetërorë të institucioneve kushtetuese dhe të institucioneve të pavarura, nuk përfitojnë shtesa mbi pagë për punën jashtë orarit.
Fondet për pagat e këtyre institucioneve ishin objekti i debateve në Parlament, gjatë diskutimit të Buxhetit 2005. “Të pavarurit” e shtetit, që, sipas ministrit Malaj, janë mësuar të paguhen mirë, kanë kundërshtuar buxhetet përkatëse, duke deklaruar se nuk janë dakord me shumën e vënë në dispozicion dhe numrin e punonjësve të përcaktuar nga qeveria. Ministria e Financave ka parashikuar një fond prej 2-2.5 miliardë lekësh për pagat e të gjitha institucioneve të pavarura, por që duket se nuk mjaftojnë, edhe pse është shkurtuar ndjeshëm numri i punonjësve në të gjitha institucionet. Ministria e Financave akuzoi gjatë hartimit të buxhetit institucionet juridikisht të pavarura, se me fondet e ekzagjeruara të pagave kanë “kontribuar” në rëndimin e shpenzimeve të Buxhetit të Shtetit. Aktualisht, vlera e buxhetit të institucioneve të pavarura, konsiderohet të jetë e lartë dhe zë 22.5 për qind të totalit të buxhetit. Por, nga ana tjetër, institucionet e pavarura kanë bërë të qartë me qëndrimin e tyre, se buxheti duhet të ketë më shumë konsideratë për ta dhe duhet t’u jepet e drejta për të përcaktuar vetë numrin e punonjësve.
227.500 lekë paga e Presidentit
202.475 lekë paga e Kryeministrit
154.700 lekë paga e ministrit
138.775 lekë paga e deputetit
Pagat
Kryetari i Kuvendit 202.475 lekë
Kryeministri 202.475 lekë
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese 202.475 lekë
Nënkryetari i Kuvendit 166.075 lekë
Zëvendëskryeministri 166.075 lekë
Avokati i Popullit 166.075 lekë
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit 166.075 lekë
Kryetari, zv.kryetari I Komisinit Qendror Zgjedhor 166.075 lekë
Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese 166.075 lekë
Ministri 154.700 lekë
Inspektori i Përgj. Inspektoriatin deklarimit Pasurive 154.700 lekë
Pagat
Zv.kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë 154.700 lekë
Kryetari i Akademisë së Shkencave 154.700 lekë
Deputeti 138.775 lekë
Kryetari i Komisionit të Shërbimit Civil 138.775 lekë
Kryetari i Komitetit për Kthimin, Kompensimin e Pronave138.775 lekë
Kryetari i Komisionit të Autoritetit Konkurrues 138.775 lekë
Kryetari i Entit Rregullator të Telekomunikacionit 138.775 lekë
Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë 138.775 lekë
Kryetari i Entit Rregullator të Furnizimit me Ujë 138.775 lekë
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Radios e Televizionit 138.775 lekë
Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve 138.775 lekë
Pagat
Anëtari i Komisionit të Shërbimit Civil 125.125 lekë
Komisionerët e Avokatit të Popullit 125.125 lekë
Drejtori Ekzekutiv i Komisionit të Letrave me Vlerë 125.125 lekë
Anëtarët e Komitetit të Kthimit e Kompensimit të Pronave 125.125 lekë
Zv.kryetari i Këshillit të Radios dhe Televizionit 102.375 lekë
Anëtari i Entit Rregullator të Energjisë 102.375 lekë
Anëtari i Entit Rregullator të Furnizimit me ujë 102.375 lekë
Anëtari i Entit Rregullator të Telekomunikacionit 102.375 lekë
Anëtari i Komisionit të Konkurrencës 102.375 lekë
Kush janë institucionet e pavarura
Institucioni i Presidentit
Kuvendi i Shqipërisë
Avokati i Popullit
Gjykata Kushtetuese
Kontrolli i Lartë i Shtetit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Komisioni i Shërbimit Civil
Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive
Autoriteti i Konkurrencës
Komisioni i Letrave me Vlerë
Enti Rregullator i Telekomunikacionit
Enti Rregullator i Energjisë
Enti Rregullator i Furnizimit me Ujë
Këshilli i Lartë i Drejtësisë
Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit
Komiteti Kombëtar për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave