Kur pasioni për futbollin tremb frikën
Me dhjetra mijëra fansa ukrainas kanë mbushur shkallët e stadiumit "Lubanovski" për të mbështetur ekipin e zemrës, Dinamon e Kievit që luajti kundër Interit, ekipit kampion të Italisë. Pavarsisht alarmeve të vazhdueshme nga autoritetet e shëndetësisë në Ukrainë për frikën e përhapjes së gripit të derrave, fansat ukrainas nuk janë treguar të frikësuar , por kanë mbështetur ekipin e tyre. Para ndeshjes u përfol shumë që ky takim mund të zhvillohej edhe pa praninë e tifozëve për shkak se Ukraina në këtë periudhë ndodhet në një fazë pandemie, pasi janë rritur ndjeshëm rastet e prekjes me anë të virusit A/H1N1 të cilat kanë arritur deri në 400 mijë raste.
"Futbolli është një sport. Sporti është një aktivitet i cili është shumë i shëndetshëm për njeriun. Nuk ka asnjë arsye për të pasur frikë. Unë thjesht dua të mbështes ekipin e Dinamos së Kievit."- u shpreh Vladimir Denisenko, një fans i Dinamos së Kievit i cili kishte ardhur nga Rusia për të parë ndeshjen.
Jashtë stadiumit shumë punonjës të ministrisë së Arsimit si edhe vullnetarë kanë dizifektuar duart e fansave si edhe kanë shpërndarë maska për të ndaluar përhapjen e virusit gripal. Por shumë prej fansave të Dinamos së Kievit nuk kanë veshur këto maska, por kanë mbështetur ekipin e tyre duke ulëritur për idhujt e tyre.