Vietnam, 57 viktima nga stuhia tropikale "Mirinae"
57 viktima numërohen deri më tani që janë shkaktuar nga stuhia tropikale "Mirianae" në Vietnam.
Agjencitë e lajmeve botërore bëjnë të ditur se numri i të plagosurve ka shkuar në 57. Por përveç dëmeve në njerëz, stuhia tropikale ka shkaktuar shumë dëme materiale. Sipas raportimeve që vinë nga emergjencat civile vietnameze llogaritet që mbi 14 mijë shtëpi të jenë dëmtuar plotësisht. Stuhia tropikale me emrin "Mirinae" fillimisht kishte goditur Filipinet ku shkaktoi vdekjen e 20 vetave, ndërsa pastaj edhe Vietnamin. Sipas agjencive meteorologjike pritet që kjo stuhia tropikale të zgjasë edhe për të paktën 5 ditë.
Ndërkohë qeveria vietnameze e ka shpallur gjendjen e fatkeqsisë natyrore. Kryqi i kuq si edhe shumë organizata të Kombeve të Bashkuara pritet që të ofrojnë ndihmat e tyre sidomos për vietnamezet që gjenden në zonat më të largëta të vendit, për të cilë qeveria nuk ka informacione të sakta për dëmet materiale si edhe për ndonjë vdekje të mundshme.