Kur s'e ben shteti, e ben mileti
Nga Shpend Ahmeti
Kur s'e ben shteti
Kaluan tre muaj qe kur Doganat e Kosoves filluan t'i perdorin vulat e Republikes se Kosoves ne vend te atyre te UNMIK-ut dhe si Serbia dhe Bosnja i bllokuan mallrat nga Kosova. Kunderpergjigje institucionale ende nuk ka, pervec se jemi konsultuar me Brukselin, kurse ata na kane thene qe kjo ceshtje do te zgjidhet dhe se koha e bllokimeve ka kaluar. Si rezultat, nuk ka qendrim te prere ndaj Serbise dhe Bosnjes per bllokime te tilla. Qeveria arsyetohet qe tregu i Kosoves nuk eshte me rendesi per Serbine dhe Bosnjen, prandaj nuk do t'i frikesonim me bllokim reciprok. As tregu i Serbise dhe Bosnjes nuk eshte treg i madh per Kosoven, por ja qe kjo bllokade po ka rendesi te madhe politike dhe ekonomike. Ne cfaredo bisede me investitoret potenciale ne Kosove, te gjithe me pyesin per bllokaden dhe sa do te zgjase, pasi qe ata as nuk do ta marrin ne konsiderate investimin ne nje Kosove te mbyllur. Si po shkojne punet, duket qe me pare do t'i kthejme vulat e UNMIK-ut apo vula tjera sesa te ndryshoje mendim Serbia dhe Bosnja. Para dy javeve, Maqedonia e kishte bllokuar nje prodhim kosovar te destinuar per Suedi permes Maqedonise. Kjo ishte hera e dyte qe nje distributor nga Suedia e kishte kerkuar nje kamion me mall nga fabrika e duhanit ne Gjilan. Edhe pse heren e pare dergesa kishte kaluar pa problem, kesaj here shteti maqedonas vendosi qe produktet nga Kosova nuk mund te kalojne edhe pse dokumentacioni ishte i plote dhe i njejte si heren e pare dhe fjala ishte per transit. Nuk ndihmuan as intervenimet e shumta dhe prodhuesi jone rrezikoi humbjen e klientit qe e kishte ne Suedi. Para disa diteve, nje prodhues nga Kosova, "Bibita" u ankua se autoritetet maqedonase i kane vene tarifa doganore ne kundershtim me marreveshjen e CEFTA-s. Pa paragjykuar se a kane te drejte keta prodhues apo jo, kunderpergjigje institucionale prape nuk ka. Arsyet e kesaj letargjie te shtetit tone mund te jene te shumta: duke filluar nga mungesa e guximit; varesia nga komuniteti nderkombetar; nevoja per koordinim me te gjithe faktoret; imazhi i Kosoves jashte e deri te mundesia e ndikimit politik qe mund te kene importuesit kosovare te produkteve serbe.
E ben mileti
Para disa javesh, ne lajme degjova per dyqanin Plus Market ne Ferizaj, i cili kishte vendosur te mos shiste me produkte serbe. Reaksioni ishte shume pozitiv: shume njerez filluan te blejne aty dhe pronari kishte lajmeruar per nje rritje ne qarkullim prej rreth 20-30 per qind, qe deshmon perkrahje per kete veprim te tij. Nertili nga Gjakova, qe nga viti 1999 nuk kishte shitur produkte serbe, por ja qe tani ky fakt behet shume me i ditur. Edhe importuesit me te medhenj kosovare te produkteve serbe kane filluar te mendojne per promovimin e produkteve vendore. Kesaj liste do t'i shtohen edhe te tjeret, ndersa ata qe shesin produkte serbe do te fillojne te shihen me sy kritik. Sa me shume te vazhdoje kjo situate, aq me shume do te pesojne prodhuesit serbe. Sa here qe listes se dyqaneve qe nuk shesin produkte serbe t'i shtohet edhe nje emer, per ate emer do te flitet neper carshi, treg, shtepi e keshtu me radhe, derisa te zvogelohet varesia nga keto produkte; derisa do te jete e veshtire t'i gjesh ato ne dyqane; derisa nje gjenerate e re nuk do te mund te kujtoje se ka pasur ndonjehere aq shume produkte nga Serbia apo qe ka pasur treg aq te madh ne Kosove. Vite me pare, Levizja Vetevendosje kishte kerkuar bojkotimin e mallrave nga Serbia me arsyetimin se ne nuk duhet ta financonim aparatin e njejte shteteror qe kishte shkaterruar e vrare neper Kosove. Te njejtin qendrim Vetevendosja e mban edhe sot. Kesaj fushate, prodhuesit nga Serbia dhe importuesit e tyre nga Kosova iu kunderpergjigjen me nje fushate te ashper te zbritjes se cmimeve dhe marketingut te shtuar. Efekti i thirrjes ishte minimal per shkak te kesaj pergjigjeje nga prodhuesit dhe importuesit. Thirrja per bojkotim nuk u perkrah nga klasa jone politike, sepse ne ate kohe te gjithe ata ishin te mendimit se nje akt i tille nuk do te mbeshtetej nga komuniteti nderkombetar. Kishte te tille qe thane se kishte perfunduar koha e lufterave dhe tani ishte koha per ekonomi te hapur. Si rezultat, produktet serbe vazhduan ta vershojne tregun kosovar, ndersa importuesit arsyetoheshin se tregu po i lyp keto produkte. Te tjeret, perfshire ketu edhe veten, e perkrahnim zgjedhjen e lire. Secili qytetar ka te drejte te vendose per produktet qe i paguan vete. Nen kete premise, e perkrahnim edhe bojkotin edhe mosbojkotin, perderisa ishte zgjedhje e lire e qytetarit dhe perderisa prodhuesit kane shanset e njejta. Tani, dyqanet e lartpermendura dhe reagimi i qytetareve ndaj tyre me shtyjne ne kete perfundim: asnjehere nuk e kam pare nje disponim me te madh ne publikun tone per t'i mbrojtur interesat tona ekonomike, posacerisht pas bllokimit te fundit. Ende nuk kam degjuar asnje njeri jashte strukturave politike qe nuk do ta perkrahte bllokimin reciprok, perderisa te mos zhbllokohet situata. Deshiroj ta potencoj edhe nje here se jam mbeshtetes i ekonomise se tregut dhe tregtise se lire. Megjithate, Serbia dhe Bosnja po i thyejne rregullat dhe marreveshjet qe i kemi pasur per ekonomine e tregut. Prodhuesit kosovare nuk po e kane shansin e njejte si prodhuesit e Serbise dhe Bosnjes. E m'u per kete arsye, ketyre tre muajve te fundit vazhdimisht kam bere thirrje qe institucionet tona t'i mbrojne keto parime dhe ta mbrojne tregun tone. Mirepo si duket, bllokimi i fundit nga ana e Serbise eshte gabimi i fundit qe Qeveria serbe po e ben ne lidhje me ekonomine kosovare, sepse kur shteti mungon, mileti nuk harron.