Pango, s'leviz si anetar i KK te PD
Fatjona Mejdini
Partia Demokratike do te lejoje qe ish-ministri i Kultures, Ylli Pango te mbaje detyren e tij si anetar i Keshillit Kombetar ne kete parti, deri ne momentin kur t'i nenshtrohet votimit, pas rinovimit real ne kongresin e radhes. Burime zyrtare prane PD-se, bejne te ditur se detyren si anetare ne kete organ te larte demokrat, Ylli Pango eshte i lire ta ushtroje, pavaresisht shkarkimit te tij si minister i Kultures, pas nje video-skandali te perhapur dhe publikuar ne te gjitha mediat e vendit. Keshtu, burimet zyrtare bejne te ditur se Pango, vazhdon te jete nje nga 128 anetaret e ketij keshilli, i cili eshte edhe organi me i laret vendimmarres ne Partine Demokratike. Pavaresisht skandalit te madh te shkaktuar nga publikimi i videos, marre nepermjet nje kamere te fshehte ne shtepine e ish-ministrit te Kultures, Pango pervec funksioneve te tij ne PD vazhdon te mbaje edhe mandatin dhe imunitetin e tij si deputet. Mandatin deputetit Pango, e ka marre ne nje zone te Tiranes ne zgjedhjet e pergjithshme te kater viteve me pare, ku si kandidat rival kishte ish-ministrin socialist te Ekonomise, Anastas Angjelin. Vetem nje dite me pas, kryeparlamentarja Topalli, nga podiumi i Kuvendit e cilesoi tradhti ndaj moralit te PD veprimin e Pangos, duke kerkuar qe ai te dorezoje edhe mandatin e tij te deputetit pas skandalit seksual, vete ish-ministri i Kultures deklaroi se nuk mund ta dorezonte me vullnetin e tij kete mandat, pasi ai e kishte fituar, fale perpjekje te tij te medha ne kete zone elektorale. Skandali seksual i ish-ministrit te Kultures, Ylli Pango solli shkarkimin e menjehershem te tij nga kryeministri Berisha. Vetem kater minuta pas publikimit te videos, ne te cilen Pango kerkonte favore seksuale ne kembim te nje vendi pune ne Ministrine e tij, kryeministri Berisha nepermjet nje bisede telefonike i komunikoi ish-ministrit shkarkimin e tij nga kjo detyre. Pak minuta me pas, zedhenesja e kryeministrit Juela Mecani, deklaroi se "kryeministri Berisha i kishte komunikuar Pangos shkarkimin, duke e argumentuar me faktin se episodi i paraqitur ne media eshte i papranueshem me moralin dhe standardet e qeverise qe ai drejton". Po keshtu Mecani deklaroi se Pango, lidhur me kete ceshtje i kishte thene kryeministrit Berisha se kishte te bente me nje montature te mirefillte te medias. Sipas Mecanit, kryeministri Berisha ishte shprehur se "per pozicionin e tij ne kete ceshtje, Pango nuk mund te sqarohej duke vazhduar te mbaje postin e ministrit te Kultures". Vetem pak ore pas ketij shkarkimi, kryeministri Berisha propozoi ne postin vakant, Ardian Turkun. Nderkohe qe Pango, eshte ne pritje te vendimit te organeve te drejtesise, duke vijuar te qendroje ne KK te PD. Burime zyrtare brenda kesaj partie shprehen se "nuk mund te veprohet si ne kohen e Enver Hoxhes".