Vasili: Te ngrihet Komision Hetimor Parlamentar, per kartat e identitetit
Levizja Socialiste per Integrim kerkon ngritjen e nje Komisioni Hetimor Parlamentar per te zbardhur e bere publike, gjendjen reale ne te cilen ndodhet procesi i pajisjes me karta identiteti si dhe pergjegjesite konkrete te mosrealizimit te ketij procesi. Deklarata eshte bere nga sekretari i Pergjithshem i kesaj partie Petrit Vasili, i cili deklaroi se procesi i pajisjes me karta identiteti, eshte futur sot ne nje situate shume te erret dhe te paqarte, si per sa i takon aplikimit ashtu edhe shperndarjes se tyre. Sipas tij, ritmi i aplikimit dhe sasia e kartave te shperndara, eshte shume larg planit te bere publik, nga vete qeveria shqiptare.