Le te gjykojme veten tone...
Nga Evans Drishti
Ka disa dite, qe nga fenomeni "Pango", qe mediat vizive dhe te shkruara kane vershuar me te gjitha forcat e tyre ne lufte kunder ketij fenomeni. Tek sa ndjek me vemendje zhvillimet qe po ndodhin keto dite neper keto media, teksa lexoj me vemendje shkrimet e ndryshme dhe mbi te gjitha tek sa degjoj me vemendje, mendimet e ndryshme te shoqerise, nuk ka se si mos te perballemi me nje dukuri sa interesante, aq dhe te frikshme njekohesisht. E them kete pasi jemi duke jetuar nje marramendje te vertete.
E vertete qe kemi jetuar nje periudhe komunizmi e cila eshte rrenjosur thelle ne shpirtrat e njerezve dhe veshtire te dale prej tyre. E vertete nga ana tjeter se kane kaluar plot 18 vjet demokraci, ku njerezit u ballafaquan me nje tjeter sistem dhe u perpoqen dhe vazhdojne te perpiqen me te gjitha menyrat, t'i pershtaten ketij sistemi i cili mund te pohoj me plot goje, se nuk eshte duke qene shume i deshirueshem per njerezit e sotem. Por a mund te mendojme se koha qe po jetojme nuk po e edukon njeriun ashtu sic duhet? Fenomeni i "seksualizmit" deri dje eshte quajtur nje tabu per shoqerine tone ndersa sot ka dale aq shume ne shesh, sa njerezit e kane te veshtire te dalin nga nje tabu e tille dhe kerkojne "denim" bile edhe te rende per rastin ne fjale. Nderkohe qe a mund te mendohet nje rruge tjeter e shmangies se ketij fenomeni? Pse u dashka qe shoqeria jone te ece vetem ne rrugen e denimeve, pa marre parasysh te nesermen per ate njeri dhe per mbare shoqerine? Askush nuk eshte duke menduar se ne fakt nga nje fenomen i tille, nuk eshte infektuar thjeshte nje njeri por e gjithe shoqeria mbare. Askush nuk e mendon faktin se crregullimi psikologjik i nje njeriu, ka kaluar tashme tek te gjithe me radhe. Habitesh tek degjon debate nga me te ndryshmet lidhur me fenomenin ne fjale, nderkohe qe kjo shoqeri, nuk eshte se po e jeton sot nje fenomen te tille.
Une personalisht dua te prek nje problem akoma edhe me te madh ne kete drejtim, qe fatkeqesisht nuk eshte prekur aspak. Pse nuk e trajtojme ketu, ceshtjen se si duhet te jete figura e nje politikani? Pse nuk trajtohet ketu ceshtja se c'kritere duhet te ekzistojne qe nje person te quhet politikan? Pse nuk analizohet ketu ceshtja e individualitetit dhe moralit te nje personaliteti dhe ne kete rast, e nje politikani? I them keto, pasi nuk duhet te harrojme se nese nje individ ka marre persiper te jete nje politikan, ai ne radhe te pare eshte nje individ i zgjedhur nga nje pjese e shoqerise qe i ka dhene votebesimin, per t'i perfaqesuar ne strukturat e larta shteterore. Eshte nje individ i cili ka marre persiper te perfaqesoje kulturen dhe traditen e asaj pjese te shoqerise dhe padyshim te gjithe shoqerise me radhe. Eshte ai individ, i cili mbart mbi supe pergjegjesine e madhe per te cuar me tej normat e larta kulturore te trasheguara shekuj me radhe nga patriote te shquar, rilindes kombetare, qe punuan dite e nate per fatet e ketij kombi.
Po politikanet tane per ke po punojne?!
Mos harrojme se fakti qe je nje politikan, do te thote se ke mbi supe pergjegjesine e mijera shpirtrave njerezore qe cdo dite presin se c'ndryshim do te kete e djeshmja nga e sotmja, dhe e sotmja nga e nesermja. Nuk eshte e lehte te ulesh ne kolltukun e nje deputeti dhe te marresh fjalen ne nje ambient kaq madheshtor dhe me rendesi, sic eshte edhe Parlamenti shqiptar, ku padyshim eshte vendi ku hidhen bazat dhe themelet e ndryshimeve madhore te nje shoqerie gjithmone ne zhvillim. Me cfare ndergjegjeje ecin neper rruget e vendit, keta njerez qe mbartin ne xhepat e tyre pasaportat e ketij populli per t'u treguar te tjereve identitetin e shqiptareve!
Ne nje shkrim te botuar ne te perditshmen "Panorama" gazetari i njohur Blendi Fevziu ngre me shume te drejte nje shqetesim mbi mentalitetin e vjeter te shqiptareve, te cilet vazhdoje te kerkojne zgjidhjen e problemeve te tilla me ane te denimeve te forta. Por mos harrojme se zgjidhja e shume problemeve te nje vendi, fillon nga koka dhe mendja e vete njeriut. Me te vertete qe njeriu eshte i gabueshem ne jete dhe do te marre denimin e merituar per vepren qe ka bere, por njeriu i sotem dhe politika e sotme duhet te kalise njerez te tille, qe ne radhe te pare te jene perfaqesues te denje te shoqerise ku jetojne, te kene njohuri te mjaftueshme per historine dhe traditen e vendit dhe te jene sakrifikues dhe modeste njekohesisht, per t'u qendruar prane ketyre njerezve te cilet nuk duan gje tjeter, vetem te jetojne te qete ne vendet e tyre. Mos te harrojme se koha iken me te shpejte dhe ngjarjet lene gjurme ne zemrat e njerezve, por akoma edhe me i madh eshte roli i medieve, si nje ushqim i padiskutueshem per njeriun e kohes. Per sa kohe qe ne mediat vizive dhe te shkruara, te kemi programe te tilla qe nxisin xhelozine, urrejtjen, indiferentizmin, hakmarrjen, mungesen e respektit dhe te mirenjohjes ndaj dikujt, per sa kohe qe ne media te kemi nje lakuriqesi te tejskajshme ku te nxiten epshet njerezore, per sa kohe qe ne media te kemi lajme trishtimi dhe gjakderdhje dhe fenomene akoma edhe me te brishta, nuk mund te edukohet nje shoqeri me frymen e solidaritetit dhe te mirekuptimit. Pasi ne fund te fundit gjema eshte bere nga vete ne qe po edukojme kete shoqeri. Nuk ka se si te edukohet nje shoqeri, ku njerezit nuk mendojne se si te punojme me shume per nje vend akoma edhe me te zhvilluar, por perkundrazi, mendojne se si te perfitojme me shume nga nje shoqeri qe akoma nuk zbaton rregullat me elementare te se perditshmes. Civilizimi i nje shoqerie fillon nga respektimi i te drejtave me themelore te njeriut, si qenia qe formon kete shoqeri. Ne duhet te jemi te tille qe, te gjithe se bashku te ndricojme sa me shume mendjen njerezore. Nuk ka dyshim qe ne bote te mirat dhe te keqijat do te jene perhere bashke, nuk ka dyshim se ne mediat vizive dhe te shkruara, do te kemi edhe fenomene te bukura edhe te keqija, por ajo qe eshte me e rendesishme eshte qe te jemi perzgjedhes ne kete drejtim. Nese tek ne ndodh nje fenomen i tille si fenomeni "Pango" kjo nuk do te thote se botes i erdhi fundi dhe se shoqeria u shkaterrua, por duhet te jete nje mesim per te gjithe ne, qe t'u ruhemi ligesirave te tilla, sic eshte edhe ceshtja "seksuale" e cila do te na coje deri ne gllaberimin e plote te jetes. Mos te harrojme se per secilin prej nesh, familja eshte nje institucion mjaft i shenjte e cila duhet mbrojtur me cdo kusht. Paralelisht me kete qendron edhe nderi i individit, i cili padyshim qe ne shoqerine tone shqiptare ka pasur perhere vlere te vecante. Ne do te dime te gjykojme dhe vleresojme per tjetrin, per sa kohe qe te dime te gjykojme pikesepari veten tone dhe njekohesisht te edukojme ndergjegjen e paster.