Topalli: Tradhtoi moralin e PD
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka kerkuar nje dite pas publikimit te videos, qe deputeti Ylli Pango te lere mandatin e tij te deputetit. Sipas Topallit, me veprimin e tij Ylli Pango, ka turperuar moralin e Partise Demokratike dhe te qytetareve qe e kane zgjedhur. "Pango ka tradhtuar moralin e PD-se, ka tradhtuar njerezit qe e kane votuar. Ndaj eshte pak te thuash qe duhet t'i hiqet imuniteti, Pango duhet ta leshoje urgjentisht mandatin si deputet, mbasi nuk eshte i denje ta mbaj me ate", ka deklaruar kryetarja e Kuvendit, nga salla e seancave plenare. Sipas Topallit, videoja ishte e rende per t'u pare si ne rolin e kryeparlamentares, ashtu edhe ne rolin e nenes. Ne kete kuader ajo kerkoi nga ish-ministri i Kultures, leshimin menjehere te mandatit te tij si deputet, mandat te marre kater vjet me pare ne kryeqytet. Gjithsesi Pango, pavaresisht deklarates se Topallit per tradhti ndaj moralit te PD, vijon te qendroje ne strukturat me te larta te kesaj partie, te pakten deri ne riperteritjen e strukturave te saj ne kongres.