"Skandali Pango" dhe denimi i Ylli Pangos!
Nga Blendi Fevziu
Veshtire qe nje ngjarje tjeter, qofte edhe me pasoja tragjike, te kete provokuar vemendje, etje per informacion dhe eksitim te shoqerise sa ai qe tashme quhet "skandali Pango"! Nuk ka dyshim qe e gjitha kjo eshte e kuptueshme. Ngjarje ku bashkohen abuzimi me postin, korrupsioni, pergjimi, debati mbi te, histori femrash dhe ne fund seksi i mbetur ne tentative, nuk mund te te qellojne cdo dite. Ne cdo vend te botes raste si ky konsiderohen te arta per median dhe provokojne jo pak vemendjen e publikut. Duke u kthyer ne televizion ne debate politike, shoqerore dhe seksuale njeheresh.
Ne fakt ne kete shkrim nuk dua te merrem me dy aspekte te diskutuara tashme te "Rastit Pango". Nuk dua te merrem me ate qe ndodhi dhe komentin e saj. Nuk ka asnje dyshim dhe nuk shpreh as hezitimin me te vogel se ai eshte nje rast i denueshem (ne fakt nje dukuri). Nje rast qe mori pergjigje per 4 minuta me shkarkimin e Ylli Pangos nga Minister dhe me distancimin e familjes se tij politike nga ai. Fenomeni eshte ende aty dhe ai pritet te marre nje pergjigje te shpejte juridike. Parlamenti duhet te pergatise nje pakete ligjore te ashper per ndeshkimin e nje fenomeni qe ka qene, eshte dhe per fat te keq mund te jete ende nje plage e shoqerise shqiptare. Si e cdo shoqerie te varfer, ku dinjiteti i njeriut nuk vlen aq sa duhet te vleje realisht.
Nuk dua te merrem as me pergjimin dhe debatin nese nje gje e tille duhej apo nuk duhej bere. Une jam per denoncimin nga media te cdo rasti korruptiv, ndersa e drejta e jetes private dhe raporti i saj me median duhej te kishte marre nje pergjigje nga disa dhjetera OJQ, grupe dhe shoqata te te drejtave te njeriut dhe veprimtare te saj. Qofte pro apo kunder, keta duhej te prononcoheshin ne respekt te "Fiksit" apo Pangos, duke bere punen e tyre, qe ne fakt nuk po e bejne. OJQ, grupe dhe njerez qe deklarohen perpara kamerave per cdo shkelje ne burgje apo komisariate, qe konsumojne fonde nga institucionet evropiane, struken dhe fshihen sa here ka nje debat mes pushtetit ose nje njeriu me pushtet dhe pushtetit te medias.
Ajo qe doja te komentoja dhe qe ne fakt vetem aty-ketu ka ngritur koke, eshte menyra se si shoqeria shqiptare dhe gjithe hallkat e saj e trajtuan jo "rastin Pango", por Ylli Pangon. Histeria kunder tij, ishte ne fakt e frikshme. Ylli Pango eshte nje njeri i kapur ne flagrance; nje njeri qe ka shperdoruar detyren e tij; nje njeri qe u shkarkua dhe qe mund te ndiqet penalisht nese Prokuroria e sheh te arsyeshme. Por Pango nuk u pa si i tille. Ylli Pango u be motoja e katarsisit te te gjithe mekatareve te politikes shqiptare dhe me gjere. Njerez qe ne kohe dhe rrethana te ndryshme kane vepruar si ai; njerez qe ende mendojne dhe qe ne vetmine e tyre e justifikojne gjestin e tij, iu turren me nje histeri moralizuese. Njerez qe kane abuzuar seksualisht me postet, qe kane tradhtuar grate, shefat dhe kauzat e tyre politike, drejtuan gishtin mbi te me nje fjalor dhe filozofi mjerane. Kushdo qe e ka pare seancen e Parlamentit dhe ka degjuar opinionet e politikaneve ne gjithe kanalet televizive do kete ndjere po ate neveri.
Kjo ishte me e pakta. Ana thjeshte morale. Shoqata e Pedagogeve u ngrit duke kerkuar moskthimin ne universitet pa e degjuar ende nje here ate dhe pa pritur vendimin e drejtesise; nje shoqate universitare kerkoi qe botimet e tij te hiqen nga Fakulteti dhe nga qarkullimi; nje gazetar shkruante qe ai te ike dhe mos jetoje me ne Shqiperi; ndersa nje shoqate ish-oficeresh kerkoi qe atij t'i hiqet pasaporta shqiptare!!!
Ne fakt, jo "rasti skandaloz Pango", por histeria anti-Pango duhet te na beje te kuptojme se shoqeria represive e viteve te komunizmit dhe modelet e saj jetojne ende fort brenda nesh. Se modeli i vetem i denimit te nje individi per fajin e tij eshte ai i damkosjes, me pas demaskimit publik, pastaj internimit dhe ne fund ndalimit te vepres se tij. Ky model i vjetruar dhe makaber i debim-internimeve dhe morali me dy fytyra i shume prej atyre qe e denuan, duhet te jete per ne, po aq shqetesues sa "Rasti Pango" vete. Sepse kjo deshmon se shoqeria qe jetojme nuk eshte ende e pjekur per te perballur ashtu sic duhet, nje ngjarje dhe nje fenomen qe eshte edhe vete shume i rende...