E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kur seksi të bëhet fiksim

03/02/2005  Rritet numri i "sex addicted"

Seks, seks dhe prapë seks. E mendojnë, e kërkojnë, e bëjnë vazhdimisht, shpesh duke vënë në krizë edhe marrëdhëniet në çift, sepse partnerët nuk arrijnë të kapin këto ritme. Janë bulimikë të seksit, ose të sëmurë nga seksi apo seksodipendentë, njerëz për të cilët ajo që më parë ka qenë një kënaqësi, është shndërruar në një fiksim të vërtetë. Bëhet fjalë për meshkuj dhe femra të moshës 30-40 vjeç, më të shumtën e herës të martuar dhe me profesione nga më të ndryshmet. Mes shenjave anësore të të cilave janë viktima, renditen edhe pagjumësia dhe ankthi, lodhja fizike dhe tensioni i lartë. Dhe, siç ndodh rëndom, në më të shumtën janë gratë që e vuajnë: në të vërtetë, në rastin e tyre, fiksimit pas seksit i shtohet shpesh fiskimi pas dashurisë: i cili, siç e thotë edhe vetë emri, nuk është një varësi seksuale, por emocionale. Gjashtë meshkuj në njëqind kalojnë orë të tëra para kompjuterit duke kaluar nga një sajt pornografiknë tjetrin ose përpiqen me të gjitha mënyrat të kenë një marrëdhënie pas tjetrës, derisa të ndjehen në prehje me vetveten. Mendimi i vetëm i ngulmët është seksi dhe ky torturim bën që ata të lënë pas dore punën, familjen dhe çdo anë tjetër të jetës së tyre. Shkaku i këtyre sjelljeve shpesh duhet kërkuar te një mungesë vetëvlerësimi, nga e cila rrjedh kërkimi i ngulmët i aprovimit dhe ngrohtësisë nëpërmjet aktit seksual. Sa më të shumta të jenë pretë e kapura ose numri i raporteve të kryera, aq më i madh është vlerësimi i vetes që merret prej tyre. Por ama, shpesh pas tyre fshihet edhe një arratisje nga vetvetja, për shkak të ndjenjave të sikletit të brendshëm, të cilat personi nuk pranon t’i mbajë në ndërgjegje dhe që kërkon t’i largojë nga vetja nëpërmjet ekspozimit të vazhdueshëm ndaj rrethanave eksituese, të cilat i trondisin mendimet dhe e shtyjnë në rrugë që të çojnë më larg se te vetja. Për t’u ardhur në ndihmë të sëmurëve përherë e më të shumtë në numër, janë hapur madje edhe “klinikat e seksit”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›