E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dieta që ul barkun

03/02/2005  Nuk e duroni dot më veten kur shihni në pasqyrë një bark të madh, që duket sikur s’është i juaji

Nëse po shmangni të gjitha rastet për të veshur kostumin që dikur ju rrinte mirë, ose kaloni gjithë kohën duke mbajtur frymën... ndoshta ka ardhur koha t’i jepni fund problemit! Përkundër asaj që mund të mendohet, duke ndjekur një program të përshtatshëm, është e mundur të zhdukni barkun brenda një kohe shumë të shkurtër dhe t’i ktheni muskujt e kësaj pjesë të trupit të sheshtë dhe të fortë. Për të marrë këto rezultate është e nevojshme të ndreqni ose të ndërroni më mirë, disa zakone të gabuara jetese, siç është ushqimi i çekuilibruar dhe jeta pasive dhe të ndiqni një program të veçantë.

Gjërat që nuk duhen bërë

Të rrish ulur për shumë orë para kompjuterit.

Të rrish darkë më darkë e të shohësh vetëm televizor

Të hash atë që të rastis, përfshi hamburger dhe patatina

Të pish pije alkoolike

Gjërat që duhen bërë

Të bësh aktivitete fizike, në palestër apo në shtëpi

Lëvizni më shumë, ndoshta edhe duke bërë sportin që ke më shumë qejf

Ruhuni nga ushqimet në tavolinë, shmangni ushqimet hiperkalorike dhe pak të shëndetshme

Ushqimi është faktori më i rëndësishëm për të mbajtur barkun nën kontroll

Hiqni dorë nga të gjitha pijet alkoolike, përfshi edhe birrën

Ushtrimet fizike

Përkundër asaj që mund të mendohet, të stërvitësh muskujt e barkut me ushtrime të veçanta është gjëja më e mirë që mund të bëhet. Nevojitet një aktivitet tip aerobie, që mundëson djegien e yndyrnave dhe rënien në peshë, duke tonifikuar në këtë mënyrë gjithë trupin, përfshi këtu edhe barkun. Bën shumë mirë noti, vrapi dhe të gjithë sportet e rezistencës. Ky aktivitet fizik duhet kombinuar edhe me ushtrimet e veçanta për muskujt e barkut, të cilët janë strukturat mbështetëse e organeve të brendshme dhe të barkut. Nëse doni të keni rezultate brenda pak kohe, duhet t’i kushtoni aktivitetit fizik të paktën katër ditë në javë.

Dietë e shpejtë për barkun

Për një terapi të shpejtë, duhet të ndiqni pikë për pikë këtë dietë, e cila të bën të biesh 5 kg brenda muajit:

• mëngjesi - kafe pa sheqer – kos pa yndyrë ose një filxhan qumësht - dy rriska buke të thekur

• paradite - 1 frut ose një lëng sipas pëlqimit tuaj

• drekë - 150 gram mish ose peshk, ose dy vezë – perime të ziera ose të freskëta

• zemër – një lëng portokallesh të shtrydhura, ananasi ose mandarine pa sheqer

• darkë - 100 gram makarona – perime ose bishtaja

dreka ose darka edhe mund të ndërkëmbehen. Për garniturë ose plotësues sallate mos përdorni më shumë se një lugë vaji të pastër ulliri për vakt.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›