E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekretet për të fituar besueshmëri

03/02/2005  Sa femrave do t’u pëlqente të tregonin më pak vite nga sa kanë në çertifikatë apo pashaportë? Në të vërtetë, të kesh një pamje më të re nuk është përherë avantazh. Në fakt, shumë gra ankohen se nuk i marrin shumë seriozisht në ambientine tyre të punës dhe se shumë herë nuk respektohen ashtu siç e meritojnë. Kur takojnë një djalë, pastaj, nuk merrne në konsideratë ashtu siç duhet. Me fjalë të tjera, të tregosh disa vjet më shumë mund të hyjë në punë: bëhet fjalë për një problem që mund të zgjidhet duke ndryshuar lehtësisht paraqitjen.

Një tualet profesional është zgjidhja më e thjeshtë për t’u përdorur nga të gjitha ato që duan të duken më të reja se ç‘jan ënë të vërtetë. Duke përdodur rimel, buzëkuq dhe laps “plakesh” më lehtë dhe më ngadalë. Duhet pasur parasysh se një makiazh natyral ose me ngjyra të çelura të rinon, por një tualet më i errët ndihmon të jepet efekti i kundërt. Mjafton thjesht përdorimi i lehtë i lapsit mbi qerpikë dhe në qepallën e sipërme, një ton i lehtë dhe me kaq mbaron! Edhe një këshillë tjetër: mos përdorni nuanca rozë, të cilat japin një efekt të tepruar prej fëmije, më tepër priruni drejt një pudre portokalli. Edhe për buzët vlen i njëjti parim: çdolloj ngjyre, por në nuanca të ngurta. Flokët e gjatë, nëse lihen të lëshuar, ndihmojnë të dukesh më e madhe; nëse kapja në krye duket pak e përshtatshme, atëherë një bisht i thjeshtë poshtë ose një topuz mund të jetë mëse i përhstatshëm. Edhe për veshjen është shumë më mirë të shmangen ngjyrat e guximshme dhe të ndezura, më mirë zgjidhni nuaanca si bezha, kafja, e zeza, e bardha apo grija. Nëse nuk mund të hiqni vërtet dorë nga tonet e ndezur, këto mund të përdoren në aksesorët e dhe hollësirat e tjera, si çantat, këpucët apo rripat e mesit. Për në zyrë, është mirë të zgjidhen veshje zyrtare, ndoshta funde dhe këmisha. Për fundet, priruni nga modelet femërore, si ata në formë tubi ose lehtësisht të hapur nga fundi. Mos përdorni në asnjë mënyrë rrudhat dhe palat, edhe pse mund të jenë në modë. Më të këshillueshme janë takat e larta prej balerine, me majë se sa ato të rrumbullakëta. Duhet patur kujdes edhe në tryezën e punës. Ndalohen lodrat dhe pellushet e vegjël, mbani larg edhe posterat e këngëtarëve apo aktorëve të preferuar apo edhe kalendarët me të tillë personazhe. Edhe në mobilimin e zyrës saktësia dhe rreptësia është më e këshillueshme. Nuk duhet harruar, në fund, që përveç paraqitjes së jashtme, duhet edh enjë sjellje e përshtatshme. Nëse merret një qëndrim prej më të rriture, respekti do të vijë më lehtë dhe vetëvlerësimi do të rritet më shumë. Thuajuni jo qeshjeve të tepruara dhe me zë të lartë dhe shakatë e tepruara me kolegët, të cilat më mirë t’i lësh për jetën private. Pyetjeve përgjigjjuni më mirë me pak fjalë, me zë të sigurtë dhe të vendosur dhe, nëse shefi apo shefja ju kap në befasi dhe nuk dini të përgjigjeni menjëherë, mund të merrni pak kohë, ndoshta duke thënë se duhet të bëni një telefonatë urgjente.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›