E Diel, 1 Nëntor 2026

Xho Diougardi dhe Zgjedhjet Amerikane

18-09-2010 / Nga Ruben Avxhiu

Joseph DioGuardi themeluesi i organizates se pare lobiste shqiptaro-amerikane u shpall dje kandidat zyrtar i Partise Republikane ne New York ne zgjedhjet per Senatin Amerikan. DioGuardi fillimisht nuk ishte perzgjedhur nga konventa e partise e cila kishte preferuar dy kandidate te tjere si perfaqesuesit e saj me te mire. Mirepo ish-kongresisti mik i shqiptareve hyri ne gare me nje peticion prej 25.000 nenshkrimesh sic e lejon ligji per ata qe duan ta anashkalojne kryesine e partise.
Pardje ne shume shtete te Amerikes u votua per kandidatet brenda partive. Republikanet e thjeshte i dhane 42 per qind te votave DioGuardit ose 4 per qind me shume se rivali i tij me i afert. DioGuardi kishte marre edhe votebesimin e Partise Konservatore nje force politike qe vepron ne shtetin e New York-ut.
Me shume 20 vjet pas themelimit te Liges Qytetare Shqiptaro Amerikane shqiptaret tani kane alternativa te ndryshme me te cilat mund te ndikojne ne Washington. Disa prej tyre e shohin DioGuardin si rival ose te demshem ne nderhyrjet e tij. Mirepo pavaresisht nga kjo mundesia e tij per tu zgjedhur njeri nga 100 senatoret e Amerikes ka terhequr vemendjen e shume shqiptareve qe e ndihmuan me para njerez e vota ne kete fushate brenda partise. Ndihma e tyre ka qene kyce sidomos pas sfides qe i beri kryesia e Partise Republikane duke preferuar dy kandidatet tjere.
Besohet se shqiptaret do te jene te pranishem edhe ne fushaten finale deri ne nentor ndonese DioGuardi ne kete kohe eshte me i interesuar ta permend gjysmen italiane te familjes se tij ai eshte arberesh nga gjysma tjeter duke pasur parasysh se ne New York jetojne disa miliona italo-amerikane vota e te cileve eshte nje faktor masiv.
Nje ndihme ne kete fushate ka qene edhe vajza e tij Kara DioGuardi nje kompozitore e njohur ne California e cila ne vitin e fundit ka fituar fame me rolin e saj ne jurine e programit televiziv American Idol qe eshte shume i ndjekur ne SHBA. DioGuardi synon qe ne Senat ta fitoje postin te cilin dikur e mbante Hillary Clinton. Pas emerimit te saj si Sekretare e Shtetit Guvernatori i New Yorkut zgjodhi Kirsten Gillibrand per ta zevendesuar ate. Anketimet thone se Gillibrand do te fitoje lehtesisht kunder DioGuardit sepse New York-u eshte shtet qe anon nga Demokratet.
Mirepo DioGuardi beson se ne dy muajt qe vijojne me fushaten e tij do te binde njujorkezet se ka ardhur koha qe ta detyrojne Washingtonin qe ti mbledhe rripat dhe te disiplinoje shpenzimet. Njerezit jane te nxehur jane terbuar dhe duan ndryshim. Jemi ne vendin e duhur ne kohen e duhur tha ai ne nje fjalim te shkurter me rastin e fitores. Vitin e kaluar Republikanet fituan zgjedhjet per karrigen senatoriale te Ted Kennedy. Ai perfaqesonte Massachusettsin nje shtet akoma me Demokrat se New York-u e megjithate Republikanet fituan.
DioGuardi ka arsye te besoje se mrekullia mund te perseritet.
Dy vjet pas fitores se Presidentit Obama era politike po fryn ne drejtimin e kundert. A do te mberrije ajo deri ne brigjet e New Yorkut kete do ta zbulojme ne 2 nentor. Deri atehere e ka fjalen cirku i fushates.
DioGuardi ka perveshur menget.

Autori eshte Kryeredaktor i gazetes Illyria ne New York

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›