E Diel, 1 Nëntor 2026

Sduhet te kete bisedime Prishtine-Beograd pa ndermjetesimin e Uashingtonit

18-09-2010 / Nga Skender Mulliqi

Pati shume mendime lidhur me Projekt-rezoluaten e perbashket BE-Serbi e cila u miratua ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se. Por per ta nderruar projekt-rezoluten serbe presidenti serb Boris Tadiq kishte parashtruar me pare disa kushte. E para veriu i Mitrovices te kete status special. E dyta ceshtja e Kosoves te jete e ngrire dhe e treta pushteti i Beogradit ta kete kontrollin mbi objektet e trashegimise kulturore serbe ne Kosove. Interpertimet mund te jene te ndryshme por eshte evidente se Serbia me kete projekt-rezolute nuk dihet se a ka humbur apo ka fituar Drojme se ky do te jete nje kompromis edhe me i dhimbshem per shqiptaret sesa ishte plani i Ahtisarit per decentralizimin. Serbia pa kushte zor se do ta ndryshonte projekt-rezoluten e vet. Asaj i eshte premtuar nga qarqet e caktura ne Evrope se ne bisedimet qe pritet te zhvillohen midis pales shqiptare dhe asaj serbe veriu i Mitrovices jo vetem qe do te jete teme e bisedimeve por ajo do te kete edhe status special. Pastaj nuk eshte larg mendsh qe Plani Gjashte Pikesh i Ban Ki Munit ishte hartuar ne dem te Kosoves dhe do te zbatohet pike per pike. E gjithe kjo flet se bisedimet nuk do te jene vetem te nivelit teknik sic po mendon shumekush. Nese hapet problemi i veriut te vendit atehere kemi te bejme me bisedime per statusin politik te vendit. E kesaj gjendjeje po i paraprijne edhe ngjarjet tragjike te disa diteve me radhe te shkaktura nga strukturat kriminale serbe ne veri e te nxitura direkt nga Beogradi zyrtar ne menyre qe edhe me dhune te legjitimohet ndarja e Kosoves.
Kerkesa e zyrtareve serbe eshte qe keto bisedime te monitorohen nga OKB-ja dhe BE-ja cka eshte e papranueshme edhe per palen shqiptare. Fati i Kosoves nuk ben te lidhet me OKB-ne dhe as me rezoluten e saj te tejkaluar 1244. Mbasi qe pavaresia u arrit nga vendet e Grupit te Kontaktit eshte fakt per tu cuditur se si disa here me radhe u pertyp karremi serb qe per Kosoven dhe te ardhmen e saj te bisedohet ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se. Disa po e thone gabimisht qe te hapet Kutia e Pandores....
Por me mire eshte te thuhet te bisedohet per territoret shqiptare te cilat me dhune kane mbetur jashte shtetit ame. Nese shtrohet ne tavoline tema per shkembim territoresh atehere pala shqiptare duhet te kerkoje territoret e veta pa u bere fjale per veriun e Mitrovices. Veriu i vendit dhe vendbanimet e tjera te banuara me shumice serbe me planin e Ahtisarit fitojne te drejta shume me shume sec i ka ndonje pakice kombetare ne bote. Pale ndermjetesuese ne bisedimet e ardhshme duhet te jete vetem Amerika mike dhe aleatet e saj. Nese ndodh qe te kemi shkembim territoresh opcioni i vetem per shqiptaret mbetet bashkimi kombetar. Por sigurisht qe ne keto bisedime pala shqiptare duhet te shkoje e mirepergatitur me strategji dhe me cdo solucion te mundshem. Nje marreveshje paraprake ne Kuvendin e Kosoves eshte e domosdoshme. Kete gje e potencoi edhe kryeministri i Kosoves Hashim Thaci ne Parlament. Zyrtaret serbe nuk po pushojne se deklaruari se bisedimet do te zhvillohen per statusin politik te Kosoves. Ne i dime mire qendrimin dhe deklaratat e zyrtareve serbe por kesaj radhe me arsye ekziston droja ne mesin e qytetareve se teme e bisedimeve do te jete edhe shumecka qe ka te beje me statusin politik te vendit. Lideret e Kosoves e perjashtojne cdo mundesi te negociatave me Serbine rreth statusit dhe territorit te vendit tone. Por rrethanat politike pas rezolutes se perbashket te Serbise dhe BE-se flasin per hilet qe mund te na behen. Ndonje status special per veriun don te thote moll sherri dhe herdo kurre humbje te kesaj pjese te Kosoves.
Ne kete ofensive diplomatike te Serbise si shumehere deri me tash nuk u la pa u implikuar edhe Kisha Ortodokse Serbe me patriarkun shovinist Irinej.Ai gjate nje vizite ne Austri u sherbye me rrena si gjithmone deri me tash kur deklaroi se shqiptaret kane shfrytezuar secilin rast te keq historik te penetrojne dhunshem ne Kosove. Ai gjithashtu tha se qe nga Lidhja e Prizrenit shqiptaret i kane debuar serbet ne menyre te programuar. Gjate Luftes se Dyte Boterore kane debuar nga Kosova 200 mije serbe.Te gjitha keto Irineji pa fije turpi i quan krime. Keto rrena te nje patriarku te cmendur dhe Akademise Serbe te Shkencave nuk pijne me uje para bashkesise nderkombetare sikurse ka ndodhur dikur. Ata qe kane zbritur prej Karpateve ne Kosove jane grigja e Irinejt. Kosova gjithmone ka qene e banuar me shqiptare. Serbia kurre nuk e ndali zullumin mbi shqiptaret ne trojet e tyre etnike. Serbia ishte ajo e cila i ndoqi nga trojet e veta shqiptaret duke filluar nga Nishi e Toplica. Serbia eshte ajo qe i ndoqi dhunshem pothuaj te gjithe hungarezet nga Vojvodina qe dikur ishin popull shumice. Serbia e ndihmuar nga Kisha Ortodokse Serbe eshte ajo qe me rastin e shperberjes se ish-Jugosllavise vrau dhe masakroi me qindra dhe mijera myslimane dhe shqiptare te pafajshem. Duket se Kisha Ortodokse Serbe nuk ka kurrgje te perbashket me fene qe predikon.Vete pamja fizike e popeve me veshje dhe mjekra te zeza flet per shpirtin e zi.
Kosova eshte dhe ka mbetur pergjithmone e shqiptareve. Po perdor kete fjale per te te treguar se shqiptaret nuk i fyejne kurre ndjenjat e te tjereve dhe se jane nje popull i lashte me kulture te lashte ne BallkanhellipPo ta dinte Irineji Zotin per Zot moti do te kishte bere barem nje kerkim falje per gjenocidin e ushtruar mbi shqiptarethellip

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›