Kur themi shqiptarwt kanw ndryshuar..
QYTETARËT DHE POLITIKA
Protesta qytetare e mbajtur ne Tirane diten e premte para Kryeministrise na mesoi disa te reja per klasen politike ne pergjithesi, dhe per reflekset politike te disa forcave te opozites ne vecanti. Së pari, ky manifestim kunder pasigurise dhe trysnise qeverisese, edhe nje here, provoi qarte para opinionit publik shkeputjen mes kultures se qytetareve dhe klases politike qe ka marre persiper ti perfaqsoje ata.
E dukshme kjo mungesë sinkronizimi, ishte vecanërisht në atë jes ëtë opozitës, që jeton sot nën vuajtjen e përpjekjes stërmunduese për të maksimizuar peshen e vet virtuale ne elektorat.
Jo vetëm LSI, por edhe çdo parti tjetër e vogël e Shqipërisë, bën mirë të ngulë në mendje se shqiptarët kanë ndryshuar shumë. Kjo shoqëri ka ngritur përpara kësaj klase politike sfida që kërkojnë shumë më tepër inteligjencë dhe përkushtim sesa konsumohet në ca improvizime me flamuj e banderola.
Në këto sfida bejne pjese zhvillimi ekonomik, punesimi dhe mireqenia reale e shqiptareve, arsimimi cilesor i qytetareve, mbrojtja e mjedisit dhe integrimi social i qytetareve ne ate Europe qe po serviret ne syte tane si mberritje ne vend qe te ishte pikenisja.
Kur themi „shqiptarët kanë ndryshuar“, kjo para së gjithash, do të thotë se nëse një parti, e në rastin konkret LSI, nuk ka asnje program a ide se si ky vend te dali nga krizat që e kanë pllakosur, asnje parulle a sjellje absurde do te marroste kerrkend veç ndoca militantëve të saj.
Demokracia jonë e re ndodhet perpetualisht në një krizë besimi. Ndersa ulen lidhjet tradicionale partiake, gadishmeria per angazhim shoqeror vazhdon te jete akoma e larte si me pare, mbasi ne nuk jetojme ne ndonje epoke apolitike. Partite vazhdojne te mbeten element i pazevendesueshem i nje shoqerie demokratike sepse ato lidhin bindjet dhe interesat e popullsise.
Ajo çka na bashkon ne si qytetare eshte bindja se shoqeria mund dhe duhette zhvillohet dhe jo te kapitulloje përpara veprimit te verber te makinerise shteterore, qe ne rastin me te mire harron, dhe ne rastin me te keq vret qytetaret e saj. Dhe ajo cka na bashkon ne eshte pervoja historike qe politika sociale mund te jete e suksesshme vetem atehere kur ajo eshte e lidhur me angazhimin demokratik te njerezve, me levizjet dhe iniciativat konkrete për democraci, drejtesi, të drejta; për një bote kritike ndaj autoritetit.
Nga nje analize e qarte dhe realiste e kohes ne te cilen jetojme, rezulton se bindjettona po i drejtojme nga nje e ardhme me vlera respekti dhe kujdesi. Nuk ka me asnje rruge kthimi pas ne eren e shoqerise se vjeter dhe diktatures qe lame pas. Detyra e madhe e politikes shqiptare ne shekullin e 21 eshte, teformesojme integrimin tone ne familjen europiane vetem nepermjet funskionimit real të demokracisë.
“Demokracia është forma më e keqe e Qeverisjes, përvec atyre te tjerave qe njerezimi ka provuar here pas here“ ka thene Ëinston Churchill. Pavaresisht mangesive te shumta qe mbart demokracia, tregu politik ka nje monedhe perfekte: Votën.
*Autori është Nënsekretar për Programin Politik në PS