PDSH, nismë për zgjidhjen rasteve të Hagës
“BDI nuk mund ta zgjidhë problemin me katër rastet e kthyera nga Tribunali i Hagës”. Kështu është shprehur kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi pas mbledhjes së Kryesisë Qendrore të kësaj partie.
Kreu i PDSH-së, theskoi se subjekti që drejton ai ka përgatitur iniciativë për interpretimin e Ligjit për amnisti, përmes së cilës sipas tij, do të zgjidhet ky problem.
PDSH sërish përsëriti se, grupi parlamentar do të kthehet në Parlament kur të vendoset në rend dite njohja e pavarësisë së Kosovës.
“Kemi shpresuar shumë se shumica parlamentare do të gjej, guxim, racionalitet politik për ta njohur Kosovën. Me këtë ne do të ktheheshim në Parlament. Unë mendoj se pa këtë kusht, edhe më tej trokasin në derë të mbyllur”, tha Menduh Thaçi.
Lidhur me mosnjohjen e Kosovës, Thaçi tha se fajin duhet ta ndajnë BDI dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i cili sipas tij kohëve të fundit është sjellur në mënyrë jo serioze.
Ndërkaq, sa i pëket propozimit për ndryshimet kushtetuese kjo parti vlerësoi se janë një lojë e rrezikshme etnike e cila do t’u pamundësoj shqiptarëve të vendosin për zgjedhjen e presidentit. (INA)