Kur thërret në ndihmë aksidentet dhe legjendat
Ditët e fundit skena jonë politike është përfshirë në mënyrë artificiale nga një debat mbi të ashtuquajturin cënim dhe mbrojtje të pavarësisë së sistemit të drejtësisë. Janë harxhuar shumë kilogramë letër, frymë dhe kohë në funksion të këtij debati shterpë dhe shumë përfaqësues të opozitës janë përpjekur të pozojnë para kamerave dhe aparateve fotografikë me flamurin e ruajtjes së institucioneve, të cilat në fakt nuk po i sulmon kush.
Por, si qëndron e vërteta për këtë çështje? Për llogari të kujt po punojnë këta avokatë pasionantë, që fshihen pas slloganeve të fuksionimit të shtetit demokratik? Kush janë ato institucione apo ata individë që u kërcënokan apo u rrezikokan nga ky gjoja revansh i mazhorancës?
E gjithë kjo stuhi ka nisur, pasi për të panumërueshmen herë, në të paktën këto 11 vitet e fundit, në Shqipëri u rihap tema e pamjaftueshmërisë së antikorrupsionit në organet e drejtësisë dhe dëmin e madh që i shkakton vendit ky fenomen.
Në raportin e Trasparencës Ndërkombëtare, ku Shqipëria falë reformave të këtyre 3 vjetëve të fundit, bëri hapa galopantë në ngjitje për luftën kundër korrupsionit, sistemi i drejtësisë së saj renditej për fat të keq në krye të 10 vendeve më të korruptuara të botës.
Atëherë, kush ka interes që të mbrojë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, të cilët duhet të jenë njësoj përgjegjës para ligjit si çdo politikan apo punonjës i administratës që abuzon me detyrën? Nuk ka nevojë që t’i përmend me emër të gjithë, se janë shumë dhe të paepur në antibetejën e tyre, që nga selitë e partive të veta e deri në sallën e Parlamentit, që nga tavolinat e pazareve e deri tek zyrat dhe sallat, ku jepen vendime të padrejta dhe të pista.
Të akuzosh sot se po cënohet pavarësia e gjyqësorit apo e insistucionit të akuzës, vetëm se po thuhet se nuk po ndëshkohet asnjë gjyqtar i korruptuar apo asnjë prokuror i kapur, do të thotë të jesh në anën e së keqes. Do të thotë, mbi të gjitha, që të jesh në pozicionin më të panatyrshëm që një opozitë serioze i takon të ketë.
Na duhet për të disatën herë të konfirmojmë se mazhoranca e sotme është e vendosur të ruajë dhe të pasurojë pavarësinë e çdo institucioni kushtetues dhe të ngritur me ligj në Shqipëri dhe se çdo gjykatës, prokuror dhe nëpunës tjetër i këtij shteti, që zbaton dhe respekton ligjet e vendit, ka pasur dhe do të ketë mbështetjen e pakursyer të saj. Dhe kjo nuk është një çështje fushatash mediatike, por një qëndrim konsistent i yni. Por nuk është ndonjë konspiracion fakti që ne e kemi të pamundur të pajtohemi dhe nuk do të pajtohemi asnjëherë me ata nëpunës të korruptuar dhe abuzivë të sistemit, që përfaqësuesit më të lartë të opozitës po i mbrojnë në mënyrën më të padinjitetshme.
Të ndodhur në mesin e këtij debati absurd, ne kemi të drejtë të dyshojmë me keqardhje se lidershipi i opozitës po përpiqet të mbajë ndezur vatrën e korrupsionit në njërin prej pushteteve kryesorë në vend. Pra në të vetmin vend, ku ka disa mundësi për të ndikuar. Dhe ky dyshim, që përforcohet deri në bindje, do të thotë se opozita, jo vetëm nuk është çliruar nga komplekset e vjetra të kleptokracisë, por me sa duket nuk bën gjë tjetër, veçse ëndërron që në rast se kthehet një ditë në pushtet, të risjellë në Shqipëri korrupsionin masiv të ngritur në sistem, me të cilin ne kemi të paktën 3 vjet që ndeshemi çdo ditë. Dhe ky është një lajm i kobshëm për publikun.
Ne mendojmë se kjo avokati e shëmtuar politike është mbi të gjitha edhe një fyerje shumë e madhe për ata dhjetëra dhe qindra gjyqtarë e prokurorë dinjitozë dhe korrektë, të cilët nuk kanë asgjë të përbashkët me ata të implikuarit, që ndyjnë mantelin e drejtësisë edhe me ndihmën e disa politikanëve të majtë, duke shkelur dhe dhunuar ligjet e moralin.
Gjatë këtyre ditëve ju keni marrë disa përgjigje përcëlluese për temat tuaja të preferuara, por për fat të keq, nuk shikohet ndonjë reflektim për këtë. Pasi zhurmuat për ditë të tëra këtë sallë dhe selitë e partive tuaja për “vrasjen” e të ndjerit Kosta Trebicka, ekspertët e huaj dhe shqiptarë provuan se ai vdiq në aksident. E pra, ju mund të jeni e vetmja opozitë në botë që ka bërë një miting politik për vdekjen aksidentale të një njeriu, pa llogaritur faktin se u zutë me njëri-tjetrin në atë miniprotestë.
Ne presim, ndonëse nuk besojmë shumë, që t’i kërkoni falje familjarëve të viktimës, qytetarëve shqiptarë, që i mashtruat publikisht, por pse jo edhe Prokurorisë, për të cilën betoheni se do ta mbroni me çdo çmim, ndonëse nuk është duke e ngacmuar njeri. Sepse duke e “vrarë” Kosta Trebickën, ju i ndërhytë dhe i bëtë presion edhe atyre prokurorëve dhe ekspertëve që po e trajtonin me seriozitet dhe me përkushtim atë çështje, e cila për hir të së vërtetës, ishte e ndjeshme për të gjithë.
Ne sot nuk do t’ia lejonim vetes të kishim triumfalizëm, pas shpalljes së rezultateve të ekspertëve, sepse do të ishte shumë e rëndë të shfrytëzosh për kapital politik një ngjarje, që ka në thelb tragjedinë e një njeriu. Ne nuk mund të bënim garë me njëri-tjetrin, nëse e vranë apo vdiq i ndjeri Trebicka, sa kohë që drejtësia, pikërisht ajo që ju vetë thoni se nuk duhet të preket, ishte duke hetuar. Por ju duhet të ulinit kokën sot se guxuat të instrumentalizoni edhe vetë vdekjen për të gjetur një temë plus për të bërë politikë dhe për të akuzuar kundërshtarët. Kjo nuk është thjesht paaftësi dhe mungesë kreativiteti, është shumë më keq se kaq.
Por çështja Trebicka, përveçse një rast i dëshpëruar i një politike që ndërtohet dhe mbahet në këmbë vetëm nga shpifja, është ndërkohë edhe shembulli tipik i një taktike të dështuar për të prodhuar artificialisht ngjarje dhe afera. Është më shumë se sa një temë e djegur për Partinë Socialiste, në fakt është mjerimi i vetë opozitës. Më fjalë të tjera, është shpërblimi i një politike që ushqehet me aksidente dhe viktima fatkeqësish. Dhe kjo nuk është gjë tjetër veçse politikë nekrofile e një opozite aksidentale, e cila gjithmonë pret të vdesë, plagoset apo arrestohet dikush për të reaguar dhe treguar gishtin nga qeveria.
Gjatë këtyre ditëve Shqipëria ka marrrë disa vlerësime të jashtëzakonshme për progresin e saj. Raportet e Bankës Botëtore dhe të Organizatës Trasparency International, të shoqëruar nga ratifikimi i Protokollit të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO nga Senati amerikan, janë mesazhe të qarta se vendi po bën hapa domethënëse përpara. Por, pavarësisht këtyre vlerësimeve të çertifikuara, ne nuk kemi ndërmend që t’i fusim në sqetull ato raporte dhe të flemë mbi dafina, megjithëse e dimë se nuk do të ketë të tjera për Shqipërinë deri në zgjedhjet politike. Sepse deviza e “duarve të pastra” dhe e “tolerancës 0” ndaj korrupsionit është kauza jonë e pandryshuar. Ato janë sigurisht inkurajuese për ne, për të vijuar në këtë linjë, por nuk mund të mos ua themi që janë një përgjigje e merituar edhe për ju, për politikën aksidentale dhe nekrofile, që keni adaptuar pa sukses prej shumë kohësh.
E megjithë këtë peisazh të trishtë që na keni vënë përpara, ne jemi sërish të gatshëm që të punojmë bashkërisht për të çuar përpara reformat e mëdha. Ne shpresojmë dhe kemi dëshirë të besojmë se opozita duhet të ketë të njëjtën ndjeshmëri dhe të njëjtin përkushtim me ne për reformimin e sistemit të drejtësisë dhe kemi prirjen absolute që çdo ligj dhe amendament në funksion të këtij qëllimi, ta shqyrtojmë dhe ta miratojmë me konsensus.
Ka pasur një akuzë konstante gjatë këtyre 3 vjetëve mbi shpinën tonë, se po kërkojmë të pushtojmë dhe vendosim nën kontroll institucionet e pavarura. Ju kemi dhënë me dhjetëra prova për të kundërtën. Sot ju dhamë një tjetër. Kërkuam që ta zgjidhni ju kreun e Inspektoriatit të Deklarimit dhe Verifikimit të Pasurive. Ky është standardi që ne kemi zgjedhur për aleat. Ai i provave dhe i fakteve. Ju keni thirrur në ndihmë aksidentet dhe legjendat. Keni zgjedhur gabim.