Për fëmijët e Lanës, ka shumë për të bërë
Nga Xhon Uidhers
Gjatë pak më shumë se një viti që kam qenë në Shqipëri, kam marrë pjesë në shumë aktivitete dhe kam folur në shumë aktivitete. Kam folur mbi NATO-n, kam folur mbi pavarësinë e Kosovës, kam folur kundër korrupsionit,...
... kam lavdëruar tolerancën fetare. Kam folur mbi rëndësinë e institucioneve të pavarura në një demokraci. Besoj ka mundësi që do të flas mbi tema të tilla edhe herë të tjera. Por, të jem në këtë aktivitet dhe të them këto fjalë, në kuptimin themelor, e quaj më të rëndësishme se sa çdo aktivitet tjetër në të cilin kam marrë pjesë apo kam folur.
Kjo tryezë e rrumbullakët është mbi fëmijët. Është mbi të ardhmen e këtij vendi dhe të ardhmen e botës sonë. Është mbi botën më të mirë që të gjithë shpresojmë të shohim. Ky koalicion, i cili po punon fort si me sektorin privat ashtu edhe me atë publik, për ta luftuar këtë kancer të tmerrshëm që ekziston në këtë shoqëri dhe në të tjera, merret me punë heroike.
***
Nuk mund të mendohet krim më i tmerrshëm se sa shfrytëzimi i të rinjve dhe të pafajshmëve. Nuk mund të mendohen kushte më të tmerrshme se sa një fëmijë i pambrojtur kundër këtyre kriminelëve. Nuk mund të mendohen kushte më të tmerrshme se sa varfëria, mekanizmat e dobët për mbrojtjen e fëmijëve, pamjaftueshmëria e zbatimit të ligjit, të cilat lejojnë që këto gjëra të ndodhin.
Jetojmë në vende, unë në Amerikë dhe ju shqiptarët këtu, që kanë përjetuar shumë suksese dramatike vitin që shkoi. Vendi im i ka njohur sukseset e jashtëzakonshme në vendin tuaj me anë të aktit, vetëm javën e shkuar, të ratifikimit të protokolleve për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.
Ky akt ka domethënie të madhe si dhe simbolizëm të madh. Dhe ky simbolizëm i ka rrënjët jo aq shumë në aleancat gjeopolitike që kemi krijuar me të drejtë dhe me krenari, por në lidhjen që kemi bërë me njëri tjetrin se do t’i përmirësojmë shoqëritë tona edhe më shumë. Dhe nuk mund të mendoj një pikë fillimi më të mirë apo më të rëndësishme se sa shpëtimi i fëmijëve.
Kur shohim fëmijët që lypin këtu, përgjatë lumit Lana, kur shohim fëmijë gjithandej që sillen nëpër rrugë në vend që të shkojnë në shkollë, kur dëgjojmë histori për shfrytëzimin e egër të fëmijëve në mënyrat më të llahtarshme dhe kriminale, mendoj se të gjithë jemi në një mendje që ka më shumë për të bërë.
Shoh njerëzit në këtë sallë dhe mendoj që këtu janë heronjtë e heroinat e vërteta. Këtu janë njerëzit që do të flasin për ata që pa ju nuk do kishin zë. Këtu janë njerëzit që do ngrihen në emër të atyre që janë tepër të dobët për t’u ngritur me këmbët e veta. Dhe këtu janë njerëzit që do të mbrojnë ata që tani janë të pambrojtur.
***
Prandaj, ju përgëzoj dhe përshëndes të gjithëve në këtë sallë, që keni ndërmarrë një punë kaq fisnike, që keni zhvilluar këtë strategji kombëtare për të parandaluar trafikimin e fëmijëve dhe shfrytëzimin e fëmijëve në të ardhmen.
***
Është vërtet punë fisnike. Është vërtet një detyrë në të cilën nuk mund të dështojmë. Dhe është një fushë në të cilën zbatimi do ketë rëndësi jetike. Premtimi im për ju është që ambasada ime dhe unë do të qëndrojmë përkrah jush në çdo mënyrë që të mundemi për t’u siguruar që kjo strategji kombëtare, konceptuar kaq mirë, shpjeguar kaq mirë, për ne sot, të bëhet realitet.
***
Si përfundim, më lejoni t’ju tregoj një histori të shkurtër. Dy ditë më parë, pata nderin dhe privilegjin të vizitoja Krujën, me Kryeministrin dhe vizitorin Zv. Sekretarin e Mbrojtjes Z. England. Ndërsa lëviznim ndanë pikave të lavdishme historike dhe muzeve atje, tri a katër vajza të vogla na ndiqnin me kureshtje të madhe.
***
Tek kalova pranë tyre, një prej vajzave më foli me anglishte të përsosur, “Si je?” Iu ktheva dhe i thashë, “Jam mirë, si je ti?” Ajo tha, “Mirë jam, si e ke emrin?” I thashë, “Quhem Xhon. Po ti si e ke emrin?” Dhe ajo tha, “Unë quhem Alketa. Nga je?” I thashë, “Jam nga Amerika.” U mendua pak dhe tha, “Sa vjeç je?” M’u desh të pranoja përpara saj se jam shumë shumë i vjetër.
***
E përmenda këtë histori sepse kur mendoj për fëmijët, do të kem gjithmonë në mend Alketën e vogël. Ajo dhe shoqet e saj janë ashtu si duhet të jenë fëmijët: kureshtarë, të sinqertë, pa frikë, dhe që shohin, ëndërrojnë e mendojnë një të ardhme pa frikë. Mendoj që puna që ju bëni, shpresojmë, do të ndihmojë të arrijmë një të ardhme për të gjithë fëmijët shqiptarë që të jetë po aq e shkëlqyer sa buzëqeshjet e Alketës.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)