Kura të dobishme për ulçerën e stomakut
Autori i Lajmit: red.
Personat më të prekur nga sëmundja e ulçerës në stomak janë pikërisht meshkujt. Ende nuk dihet shkaku i vërtetë i shfaqjes së saj. Por, meqenëse ulçera në më të shumtën e rasteve është e pranishme te personat që konsumojnë pije alkoolike, mendohet se mund të jetë kjo arsyeja, pse ajo është më e përhapur te meshkujt.
Njerëzve që vuajnë nga ulçera në stomak nuk u rekomandohet të pinë kafe. Konsumimi i saj do të ishte e dëmshme për shëndetin e tyre. Gjithashtu, nuk u këshillohet përdorimi i aspirinave. Njerëzit që konsumojnë alkool dhe që vuajnë nga kjo sëmundje duhet të tregojnë një kujdes të veçantë. Alkooli i marrë me aspirinën ose analgjezikë të ngjashëm rrit rrezikun për gjakrrjedhje nga stomaku.
Mjalti
Një prej mundësive të pakta që përdoret për kurimin e ulçerës në stomak është mjalti. Vetitë e tij kuruese janë të dukshme, nëse ai përdoret të paktën 4 lugë çaji mjaltë në ditë. Ky përfundim u bë i ditur pas shpalljes së rezultateve të një studimi të kryer në Zelandën e Re. Në të morën pjesë më shumë se 2000 pjesëmarrës, në të cilin u vërtetuan efektet pozitive të tij. Mjalti kishte në përbërje të tij elemente, të cilat kishin efekt rigjenerues, sidomos te plagët. Ai i pastronte ato dhe i mbronte nga infeksionet e ndryshme. Për kurimin e kësaj sëmundjeje shpesh mjalti mund të përdoret me lëngun e gjetheve të murrizit. Çaji këtyre gjetheve duke u përzier me një sasi mjalti duhet lënë për 24 orë në një enë dhe më pas pihet nga 1 lugë çdo mëngjes.
Lule basani
Lule basani është një nga bimët më të rëndësishme, që rekomandohet për kurimin e ulçerës në stomak. Çaji i përftuar nga zierja e kësaj bime në një përzierje me vajin e ullirit, lihet për rreth 40 ditë në një enë prej qelqi. Kur kjo masë të marrë një ngjyrë të kuqerremtë, atëherë mund të përdoret. Masa e krijuar në formë kremi mund të përdoret çdo mëngjes derisa ajo të japë rezultatin e dëshiruar.
Hudhra
Njerëzit që konsumojnë në masë hudhrën janë më pak të prekur nga sëmundja e ulçerës në stomak. Ky është një nga zbulimet e kohëve të fundit. Ajo ka veti dizinfektuese. Hudhra mund të konsumohet e gatuar, e njomë, por edhe e thatë. Në rastet kur ajo gatuhet, mundësisht jo shumë të butë, por më e mira do ishte të skuqet fare pak për të mos i humbur vlerat e saj.
Majdanoz e të tjera
Një tjetër mundësi që na sjell mjekësia popullore është përzierja e majdanozit, grëmit dhe mustaqeve të misrit. Lëngu i përftuar nga këto bimë pihet për 5-6 ditë. Pas kësaj përzihet një lugë piper i zi i bluar, 1 lugë sheqer, pak kinë e shtypur dhe vezë e rrahur. Me këtë përzierje bëhen tableta, të cilat pihen nga 3 në ditë. Edhe ky mjekim përsëritet për 6 ditë radhazi.
ALKOOLI
Personat që preken më shpesh nga sëmundja e ulçerës në stomak janë meshkujt. Kjo vihet re sidomos te ata që konsumojnë në mënyrë të rregullt pijet alkoolike. Ende nuk është zbuluar se cilat janë shkaqet.
ASPIRINA
Njerëzit që vuajnë nga ulçera në stomak dhe që janë përdorues të pijeve alkoolike duhet të tregojnë kujdes. Alkooli i marrë me aspirinën ose analgjezikë të ngjashëm rrit rrezikun për gjakrrjedhje nga stomaku.
KAFEJA
Të sëmurëve, që vuajnë nga ulçera në stomak, u ndalohet rreptësisht pirja e kafesë. Nuk u këshillohet të konsumojnë as produkte që kanë në përbërje të tyre kafenë. Konsumimi i saj çon në keqësim të shëndetit.
Sytë, si të kurojmë shikimin e dobët
Për kurimin e sëmundjeve të syrit, mjekësia popullore vjen në ndihmë me bimët e saj. Një prej bimëve, që përdoret për këtë qëllim, është eufrazia. Eufrazia është bimë njëvjeçare, gjysmëparazite, e cila lidhet te rrënjët e barërave. Lulet janë me ngjyrë të bardhë ose rozë me pika të verdha të ndritshme në qendrën e lules. Shija e bimës është e hidhur. Bimën mund ta gjejmë nëpër livadhe dhe nëpër të gjitha vendet e mbuluara me bar. Në mjekësinë popullore përdoret e gjithë bima në lulëzim. Kjo bimë përdoret për shërimin e sëmundjeve të syve, të konjuktivitisit (qepallës), blefaritisit, iridociklitisit. Përveç efektit të saj në skuqjen dhe infektimet e syrit, ekziston tradita e përdorimit të eufrazisë edhe në sëmundjet serioze të syrit, si katarakti, madje edhe dobësimi i shikimit.
HURMA
Në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, frutat, gjethet, degët, rrënjët etj. Përdorimi i shpeshtë i frutit të hurmës, çon në mosprekjen e sëmundjeve të syrit dhe sidomos të alergjisë.
PATATJA
Patatja i ngjan bukës, ndonëse për nga përbërja e vitaminave dhe kripërave minerale u përngjan perimeve. Ajo përmban sasi të mëdha të kaliumit si element kryesor për organizmin e njeriut. Në mjekësinë popullore ajo përdoret në rastet e alergjive të syve, si dhe kur poshtë tyre janë krijuar rrathë të zinj. Pritet një fetë e vogël patateje dhe më pas e presim në gjysmë. Secila prej fetave vendoset poshtë syve dhe lihen aty për 20 minuta. Ky veprim përsëritet disa herë në mbrëmje.
Vitaminat dhe mineralet, të domosdoshme për shikimin
Vitaminat dhe mineralet janë të domosdoshme për funksionimin sa më mirë të syve. Vitamina A përmirëson shikimin natën. Ushqime të pasura me vitaminë A janë perimet e gjelbra, karrotat, spinaqi, por edhe vezët, djathi dhe gjalpi. Vitamina B redukton skuqjen e syve dhe mund të ndihmojë sytë që janë të ndjeshëm ndaj dritës. Ushqime të pasura me vitaminë B1, B2,B3, B6, B12 janë makaronat, buka, qumështi, kërpudhat, peshku ton, arrat, bananet, melçitë. Karoteni ndihmon në forcimin e syve të dobët. Ushqime të pasura me karoten janë karrotat, lakrat dhe bishtajat.
detaje
Simptomat: Simptomat e para të alergjisë së syve janë: kruajtja që ndihet, skuqje dhe fryrje e qepallës së syrit dhe shtim i sekrecioneve (lotëve). Në të shumtën e rasteve sëmundja shoqërohet me dhimbje dhe ndjenjën e thatësisë në sy.
Shkaqet: Shkaktarët e alergjisë janë disa lëndë, që gjenden në mjedis, si pemët, pluhuri, kafshët shtëpiake, barërat, parfumet. Këta shkaktojnë reaksion me konjuktivën e syrit, që përmban qeliza si basophili dhe mastcellsi, që sjellin sekretimin e lotëve.
Alergjitë: Një lloj alergjie është ajo që shkaktohet në sy nga përdorimi i lenteve të kontaktit, i pikave që hidhen në sy dhe i lëndëve kozmetike. Një lloj tjetër është alergjia që shkaktohet nga faktorë të mjedisit.
Suksesi më i fundit në luftën kundër kancerit të gjirit
Ilaçi quhet Herceptin. Dhe ka filluar të përdoret për të kuruar fazat e avancuara të kancerit. Në studimet e pasqyruara në revistën “New England”, për gratë që vuajnë nga formë e hershme, agresive e kancerit të gjirit, të cilëve iu dha Herceptin njëkohësisht me kemioterapinë, përqindja e rikthimit të kancerit ra me 50 për qind. Doktorët po i cilësojnë rezultatet të jashtëzakonshme. Kjo kurë e re është arritja më entuziazmuese që prej më shumë se një dekade, sipas mjekes Susan Troyanit në Spitalin Beth Israel Deaconess në Boston. “Të gjithë mbetëm të befasuar nga rezultatet. Ne e parashikonim që të kishte efekte pozitive shtesë, duke e bashkuar këtë kurë me kimioterapinë, por nuk prisnim një efekt kaq të madh”.
Mjekja Edith Perez e klinikës Mayo, është bashkëautore e artikullit në Revistën Mjekësore të New Englandit. Ajo thotë se Herceptina godet vetëm qelizat e sëmura të një forme veçanërisht vdekjeprurëse të kancerit të gjirit. “Herceptina godet vetëm qelizat kanceroze ndaj të cilave duhet të veprojë dhe ne prej vitesh kemi pritur një gjë të tillë”. Herceptima, që shihet me ngjyrë të verdhë, kapet pas një proteine të rëndësishme në tumoret agresive, duke bllokuar shumëzimin e qelizave dhe duke shkaktuar vdekjen e tyre me shpejtësi. Për 25 milionë gratë që diagnostikohen me këtë lloj kanceri çdo vit në gjithë botën, ky është një lajm i tepër pozitiv. Kristie Naimes u diagnostikua para dy vjetësh me një formë agresive të kancerit të gjirit. “Më kishin dhënë shumë pak shpresë, më pak se 30 për qind shans për të jetuar edhe pesë vjet të tjera. Nuk do të kisha mundësinë të shihja rritjen e vajzës sime. Më thanë se shansi im i vetëm për të mbijetuar ishte Herceptina”. Studiuesit thonë se një analizë laboratorike mund të identifikojë se cilët pacientë mund të reagojnë pozitivisht ndaj Herceptinës. Një përqindje e vogël grash në këtë studim patën një dobësim të muskulit të zemrës. Por doktorët thonë se efektet pozitive të Herceptinës, janë shumë më të rëndësishme se rreziqet
Ky lajm është publikuar: 07/01/2009