Kuraja e Berishës për të sulmuar “TemA”-n buron dhe nga pushteti mbiparlamentar që ka
PS ‘91 denoncon publikisht dhunën policore të regjimit aktual mbi shtypin dhe fjalën e lirë.
Rrethimi i armatosur i ambienteve të punës së gazetarëve të “TemA”-s dhe injorimi flagrant i vendimeve të pushtetit gjyqësor prej qeverisë përbëjnë një dhunim kokëkrisur për të drejtat dhe liritë e njeriut në vend.
Kuraja e Berishës për të dhunuar liritë e fjalës, të shtypit apo dhe liritë politike, buron jo vetëm nga mentaliteti politik, monokratik i tij, por edhe nga pushteti mbiparlamentar dhe mbipresidencial i siguruar prej tij me ndryshimet kushtetuese të 21 prillit 2008.
Sistemi kushtetues aktual dhe disa ligje të tjera të sanksionuara konsensualisht po rrezikojnë në rritje liritë demokratike në vend, duke shënuar kthim të dukshëm prapa në procesin politik dhe institucional.
PS ‘91 përshëndet dhe mbështet fuqimisht solidaritetin e komunitetit të medies, të demonstruar në rastin e reagimit ndaj sulmit policor të regjimit Berisha mbi gazetën “TemA”.