E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH-ja terheq nga qarkullimi 3 kartemonedha brenda vitit 2008



Banka e Shqiperise do te terheqe nga qarkullimi brenda ketij viti serite e kartemonedhave te prerjes 100 lekeshe, emetime te viteve 1993, 1994, 1996, me imazh te "Luftetarit Kombetar". Nga qarkullimi del gjithashtu dhe seria e kartemonedhes se prerjes 100 lekeshe emetim i vitit 1996, imazhi i "Fan S. Nolit" si dhe Kartemonedha e prerjes 200 leke, emetim i viteve 1992,1994 dhe 1996, imazhi i "Ismail Qemalit". Terheqja nga qarkullimi i ketyre seri kartemonedhash sipas Bankes Qendrore do te vazhdoje deri me 31.12.2010 dhe do te behet ne dy faza. Deri ne 31 dhjetor te ketij viti Kartemonedhat e percaktuara me lart, do te vazhdojne te kene kurs ligjor, pra do te mund te perdoren si mjet pagese per likuidimin e transaksioneve tregtare dhe sherbimeve. Pas kesaj date, ato nuk mund te perdoren me per qellimet e siperpermendura, duke mos u pranuar me si mjet pagese. Dhe faza e dyte parashikon mbledhjen e kartemonedhave nga periudha 1 janar 2009 deri ne 31 dhjetor 2010. Dorezimi dhe kembimi i tyre me kartemonedha e monedha metalike me kurs ligjor, do te behet prane sporteleve te bankave te nivelit te dyte pa pagese.

18 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›