BSH-ja e alarmuar, shqiptaret grisin 7 miliarde leke ne vit
Qarkullimi i nje mase te madhe parash jashte sistemit bankar, si dhe ne dore ose cash nga njera ane, si dhe mungesa e kultures se kartave te debitit dhe kreditit nga ana tjeter, ben qe Shqiperia te jete vendi me parate e demtuara me teper ne Europe.
Mungesa e kultures se mbajtjes se parase, ne nje forme te rregullt ose e qarkullimit te saj n forma te organizuara (brenda bankave), vazhdon te mbetet problem per vendin, duke sjelle pasoja te renda edhe per ekonomine. Vetem per vitin qe shkoi, shqiptaret kane nxjerre jashte perdorimit ose nga qarkullimi, rreth 7 miliarde leke ose 80 milione dollare kartemonedha "Lek", si pasoje e keqperdorimit te tyre. Pavaresisht rritjes se numrit dhe sherbimeve bankare ne vend, si dhe ligjeve fiskale te nxjerra nga qeveria per te ulur informalitetin, shqiptaret preferojne qe me parane te kene me teper nje kontakt fizik sesa virtual. Kjo gje ligjet ngushte dhe me efektin psikologjik te prezences se parase sa me afer vetes, duke e mbajtur ne portofol, ne xhep dhe shume here ne dore, madje edhe ne sasi te medha, si rrjedhoje e veprimeve te shpeshta te shitblerjes, shqiptaret here-here edhe jo qellimisht, i demtojne kartemonedhat duke i nxjerre jashte perdorimit. Por nje tjeter shkak qe solli rezultatin negativ per ekonomine tone eshte se, nje pjese e kartemonedhave jane prodhuar prej kohesh, sic jane prerjet 100 dhe 200 lekeshe. Ne listen e sasise se kartemonedhave te dala nga qarkullimi nuk mungojne dhe prerjet e reja, si 10 mije lekeshi i ri apo 5 mije lekeshi.
Raporti i BSH-se
Banka e Shqiperise ka publikuar ne raportin e saj me te fundit statistikor per vitin 2007, te dhena te ndryshme financiare rreth aktivitetit te bankes. Keshtu, BSH-e ka paraqitur shifrat e fundit per vitin 2007 dhe 2006 rreth gjendjes se kartemonedhave dhe monedhave ne qarkullim. Per vitin qe shkoi, shqiptaret kane qarkulluar rreth 161.162.000.000 leke, duke perfshire dhe sistemin bankar. Ndersa per vitin 2006, monedha dhe kartemonedha ne qarkullim rezultonin 168.234.000.000 leke. Pra, nga diferenca mes dy viteve del se, rreth 7 miliarde leke kane dale nga qarkullimi per periudhen qe shkoi. Kartemonedha me e prekur rezulton 100 lekeshi, me rreth 3500 cope te dala nga qarkullimi, si dhe 500 lekeshi me rreth 13 mije cope te dala nga perdorimi, gjithnje sipas krahasimit te bere me vitin 2006. Bie ne sy fakti se prerjet e reja 5000 lekeshe nuk i kane shpetuar "keqtrajtimit" nga perdoruesit, duke nxjerre jashte loje plot 800 cope.
Bankat private
Roli i bankave private ne trajtimin dhe mirembajtjen e parase eshte i domosdoshem ne kete proces. Qe prej pese vjetesh ne vendin tone kane hyre ne perdorim kartat elektronike debiti dhe krediti, te cilat jo vetem zevendesojne fizikisht parane, por jane edhe teper komode per t'u perdorur. Per ta zhvilluar si kulture te pergjithshme, qeveria shqiptare hodhi hapin e pare te funksionimit te tyre, duke i kaluar pagat e sektorit shteteror nepermjet bankave, numri i te cilave sa vinte dhe rritej. Edhe pse ne fillim u duk i veshtire aplikimi i kesaj skeme nga punonjesit e administrates shteterore, kalimi i pagave me banke solli detyrimisht perdorimin e tyre ne ATM-e (automate), e si rrjedhoje qarkullimin e parase nepermjet kartave elektronike. Qe nga ajo periudhe e deri me sot numri i ATM-ve sic eshte raportuar nga bankat, ne 31 dhjetor 2007 rezultoi te ishte 433, nga te cilat ne rajonin e Tiranes jane te vendosur 254 ATM-e. Te dhenat e fundit (shkurt 2008) flasin per nje perdorim te kartave te debitit nga ana e individeve deri ne 621 mije dhe karta krediti ne rreth 14 mije. Per sa u perket pikave tregtare (butike, market etj.), qe ofrojne sherbimin e ketyre kartave, ne rang vendi numerohen rreth 2 mije.
Parate e "grisura"
Kartemonedha me e prekur nga demtimi rezulton prerja e 100 lekeshit, me rreth 3500 cope te dala nga qarkullimi, si dhe 500 lekeshit me rreth 13 mije cope te dala nga perdorimi, gjithnje sipas krahasimit te bere me 2006-en. Bie ne sy fakti se prerjet e reja 5000 lekeshe nuk i kane shpetuar "keqtrajtimit" nga perdoruesit, duke nxjerre jashte loje plot 800 cope, ne nje kohe qe dhe te gjitha kartemonedhat e tjera kane perseri kete fat. Nga kjo mani nuk shpetojne here-here as monedhat dhe valutat e huaja, te cilat edhe ato ne nje pjese jo te vogel demtohen nga qarkullimi cash ne duart e shqiptareve.
cfare jane kartat e kreditit
Keto karta jane krijuar qe te zevendesojne parate fizike (monedhe, kartemonedhe) dhe t'ju lehtesojne pagesat per blerjet dhe sherbimet. Keshtu, nese nuk keni me vete te holla, mund te blini ate qe deshironi, duke paguar lehte dhe shpejt me karten e kreditit. Per ta pasur kete karte sherbimi, mjafton te kesh nje llogari bankare, e cila te autorizon perdorimin e ketij mjeti. cdo muaj paguhet pjesa e shpenzuar me karte krediti nga individi per muajin paraardhes ose mund te paguhet e gjithe fatura. Limiti i konsumimit te shumes varion nga paga individuale dhe llogaria bankare.
cfare jane kartat e debitit
Ndodh shpesh qe termat debit dhe kredit te perdoren si te njejte, por ne fakt ekzistojne ndryshime midis tyre. Me nje karte debiti mund te blesh dhe faturen ta paguash me vone. Shumica e llogarive te kartave te kreditit te lejojne te mbartesh nje shume te papaguar nga nje fature mujore te tjetra, duke paguar interesat per ate shume. Zakonisht, duhet shlyer detyrimi sa here qe merr nje fature. Per t'u pajisur me nje karte debiti mjafton te hapesh nje llogari bankare, duke paraqitur nje dokument identifikimi dhe nje vertetim individual per te ardhurat mujore.
Gjendja e kartemonedhave dhe monedhave ne qarkullim
31 dhjetor 2006
Vlera Nominale ne LEKe 100 5,906 591 9,244 924
Cope (ne mije) 200 13,183 2,637 15,799 3,160
Totali 500 52,883 26,441 66,541 33,271
LEKe (milione) 1,000 69,202 69,202 72,601 72,601
31 Dhjetor 2007
Cope (ne mije) 5,000 12,074 60,368 11,351 56,755
Totali Monedha 1,923 1,523
LEKe (milione) 161,162 168,234
18 Prill 2008