E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eshtrat ne Korçe, rikthehen konfliktet mes eksperteve dhe kishes

KORÇE – Nje histori me eshtra duket se po rikthehet serish siç ishte rasti i Kosines. Arkeologet dhe historianet korçare hodhen poshte pretendimet e Kishes Ortodokse per pranine e nje qendre, disa metra larg Mitropolise se Shenjte ne kete qytet. Per te zbardhur gjithçka, por dhe per te mos demtuar nje vlere te trashegimise kulturore eshte vendosur qe ekspertet te bejne vleresimin e qendres, ku jane zbuluar disa dite me pare eshtra njerezish, te cilat jane aktualisht nga prifterinjte e kishes. Gjate se merkures nje grup specialistesh te fushes se kerkimeve kane inspektuar vendin ku kleriket e kishes pretendojne se kane zbuluar eshtra 600-vjeçare te episkopeve dhe dhespoteve te Korçes, ne oborrin e shkolles “Sevasti Qirjazi”, ku ka nisur edhe nje investim prej 50 milione lekesh per ndertimin e nje palestre, por dhe zgjerimin e metejshem te njeres prej shkollave me te medha te ketij qyteti. “Gjurmet e varrezave te hershme ne kete zone mungojne”, - ben te ditur Lortenc Glozheni, drejtori i Muzeu te Artit Mesjetar ne Korçe. Prej dy ditesh, ne vendin ku mendohet se ka qene territori i kishes se Shen Harrallambit, ne afersi te themeleve te saj, jane pezulluar punimet, nderkohe qe historia e bujshme ka perfshire ne nje debat te hapur drejtuesit e Mitropolise, por dhe te bashkise, e cila deri ne zgjidhje te ketij problemi, ka vendosur te nderprese punimet.

13 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›