E Shtunë, 31 Tetor 2026

KESH-i le ne terr Durresin, 11 ore pa drita

DURRES – Qytetaret durrsake kujtojne vetem premtimet e drejtorit te KESH-it, pasi e dine se ka ndodhur e kunderta persa i perket furnizimit me energji. Ne dy ditet e fundit, oraret e kufizimeve kane shkuar deri ne 11 ore, ne ndryshim nga sa eshte thene nga vete drejtori Bojaxhi, ku Durresi nuk do te kete me shume se 4 apo 5 ore kufizime. Kjo deklarate publike e bere ne media pati vetem 2 dite jete dhe me pas rinisi avazi i vjeter. Oret pa energji pesuan rritje progresive, aq sa nje dite me pare energjia mungoi nga ora 08.00 deri ne oren 13.00 dhe nga ora 19.00-20.00. Dhe gjate nates nga ora 24.00- 05.00 te mengjesit te dites tjeter. Nje situate e tille ka çoroditur qytetaret dhe biznesin, i cili çdo dite kercenohet nga falimentimi per shkak te mungeses se dritave. Konsumatoret ne Durres e paguajne energjine deri ne masen 90%.

13 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›