Levan – Vlore, gati lista e pronareve qe do te shpronesohen
VLORE - Ne komunen e Novoseles perfundoi procesi i dokumentimit te tokave, qe do te shpronesohen per efekt te ndertimit te autostrades Levan-Vlore. Pergjegjesi i bujqesise prane komunes se Novoseles, Shuaip Troka, tha te merkure se do te dorezohet prane Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme dokumentacioni per dy fshatrat e fundit te komunes, ku eshte parashikuar te kaloje gjurma e autostrades. Sipas Trokes, ne kete proces u hasen disa veshtiresi ne fshatrat Bishan dhe Aliban, por ato u kapercyen brenda nje kohe te shkurter. Troka tha se banoret kane treguar mirekuptim te plote me procedurat e realizuara, nderkohe qe do te bashkepunohet me ta edhe per procesin ne vazhdim, qe eshte ai i vleresimit financiar. Pandi.S, nje nga banoret e perfshire ne listen e shpronesimeve, thote se ndertimi i autostrades, do te krijoje mundesi te reja per banoret e komunes. Sipas tij, kjo lidhet me permiresimin e komunikimit me qytetin, rritjen e fluksit te qarkullimit te automjeteve, etj. Ai thote se, nga ndertimi i autostrades do t’i shpronesohen pese dynyme toke, per te cilat shpreson te perfitoje nje vlere financiare te konsiderueshme. Ai ka plotesuar dokumentacionin perkates, qe e ka dorezuar ne komune dhe eshte ne pritje te pergjigjes zyrtare. Ne komunen e Novoseles, ndertimi i autostrades Levan-Vlore, do te pershkoje nje gjatesi prej 13 km dhe do te kaloje ne 7 fshatra te saj. Vetem ne fshatin Bishan jane 120 familje fermeresh, qe do te perfitojne nga procesi i shpronesimeve. Ndertimi i ketij aksi rrugor do te financohet nga Banka Europiane per Rindertim e Zhvillim (BERZH) dhe Banka Europiane e Investimeve (BEI), me nje vlere financiare prej 45 milion euro. Per kete qellim, pak jave me pare u nenshkrua marreveshja perkatese mes qeverise shqiptare dhe ketyre dy bankave, gje qe i hapi rruge vazhdimit te procedurave per konkretizimin e projektit, i cili parashikon nje aks rrugor me kater korsi dhe me standarde bashkekohore te sigurise.
13 Dhjetor 2007