E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurat popullore për të shëruar mëlçinë

Autori i Lajmit: red.
Mëlçia e zezë dhe lëngu që prodhohet prej saj luajnë rol të rëndësishëm në procesin e përgjithshëm të tretjes. Ushqimet kanë veti të shtojnë si sekretimin e lëngut të stomakut dhe të zorrës, ashtu edhe në nxjerrjen e lëngut të mëlçisë për në drejtim të zorrës, që luan rol të rëndësishëm në përzierjen e yndyrave në zorrë. Sëmundjet e mëlçisë së zezë dhe të rrugëve të saj bëhen shkak për lindjen e ndryshimeve të veçanta funksionale dhe në aparatin tretës. Mjafton të përmendim se në pezmatimin e zgjatur të fshikëzës së tëmthit (kolecistit kronik) shpesh vihen re çrregullime të tretjes e kapsllëk që vazhdojnë me heqje barku (diarre), me ndryshime në nxjerrjen e lëngut të stomakut, të pankreasit, etj., të cilat shkaktojnë edhe ndryshime të përgjithshme, si për shembull, shqetësime, pagjumësi etj.
Ndërhyrja me dietë
Në këtë rast dieta e përshtatshme, që nxit zbrazjen e fshikëzës së tëmthit dhe që rregullon detyrën e zorrës, është një masë e rëndësishme për parandalimin dhe mjekimin e sëmundjeve të mëlçisë. Kjo dietë duhet të plotësohet edhe me kalitjen fizike, e cila ndikon në normalizimin e funksioneve të mëlçisë së zezë. Kalitja fizike ndikon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut në mëlçi, në oksigjenimin, si dhe në furnizimin e saj me lëndë të nevojshme për sintezën dhe grumbullimin e rezervës sheqerore (glikogjenit). Dieta në sëmundjet e mëlçisë duhet të jetë e tillë, që të lehtësojë si nxjerrjen e lëngut (sekretimin), ashtu edhe derdhjen e tëmthit, gjë që arrihet duke marrë shpesh pjesë të vogla ushqimi (4-6 herë në ditë), që shërben si ngacmues fiziologjik i mekanizmave që vënë në lëvizje derdhjen e tëmthit. Për këtë ndihmojnë edhe lëvizjet, shëtitjet e gjata në ajër të pastër, gjimnastika etj.
Kinfusha
Bari i kinfushës nxit shtimin e leukociteve dhe ndihmon në rritjen e aftësisë vetëmbrojtëse të organizmit. Lëngu nga bima e kinfushës këshillohet të pihet për kurimin e sëmundjeve të mëlçisë, që lidhen me prodhimin e sekretimit të tëmthit. Bima jep një ndihmesë të madhe edhe për kurimin e sëmundjeve të lëkurës. Në raste plagësh apo myku këshillohet larja e lëkurës së sëmurë disa herë në ditë deri në shërimin e saj. Këshillohet që te fëmijët dozat të jenë në sasi më të vogla, pasi mund të shkaktojë të vjella.
Rigoni
Vetitë e rigonit në kurimin e sëmundjeve e kanë bazën te përbërësit e tij. Kjo bimë është e pasur me vaj kariofilenë, timolo, karvarkrolo dhe terpininë. Janë pikërisht këta komponentë, që i japin bimës vlera. Gjithashtu, rigoni është mjaft i mirë edhe për parandalimin e sëmundjeve të mëlçisë. Të sëmurët nga mëlçia duhet të pinë çdo mëngjes dhe mbrëmje çaj rigoni të pa ëmbëlsuar. Shumë shpejt do të shohin efektet pozitive që ai jep.
Akja
Midis bimëve që nxisin zbrazjen e fshikëzës së tëmthit këshillohet akja. Lulet e akes përmbajnë haterozide flavonike, karoten, vitaminë C, derivatin kumarinik herniarinë, pigmentin kinonik helikrisinë, fitoncide, substanca të hidhura e tanike, pak esencë etj, dhe kanë veti bakteriostatike, të nxisin prodhimin e tëmthit, urinimin, veti spazmolitike etj. Ato rekomandohen për të shtuar rrjedhjen e tëmthit dhe për të tretur gurët e fshikëzës së tëmthit. Bari shërues bimorë i përzier edhe me pelin e me bar pezmin, bëhet më i dobishëm për prodhimin e tëmthit.
Angjinarja
Në sajë të cinarinës, glukoziteve A dhe B, substancave flavonike të ndryshme etj. Gjethet e angjinares përdoren kryesisht në sëmundjet e mëlçisë dhe të veshkave. Gjethet nxisin prodhimin e tëmthit dhe zbrazjen e tij dhe përdoret kundër pezmatimit të rrugëve të tëmthit, vepron në metabolizmin e kolesterinës dhe të uresë dhe nxit urinimin (jashtëqitjen e klorureve dhe uresë).
Pelini
Në sajë të substancave të hidhura dhe të esencës, pelini përdoret si mjet që shton rrjedhjen e lëngut të stomakut (duke përmirësuar oreksin) dhe përmirëson punën e mëlçisë. Esenca e pelinit përmban azulen me veti antiseptike, të ngjashme me kamazulanin e lules së kamomilit. Duhet pasur parasysh se, në sajë të përbërësve të tjerë të esencës, siç janë tujoli, pelini, në doza të mëdha, është i helmët dhe mund të dëmtojë trurin dhe të shkaktojë dridhje. Gjithashtu, ai nuk duhet pë përdoret nga gratë shtatëzëna.
Rrepa
Rrënjët e freskta të rrepës përmbajnë esencë me squfur rafamol etj. Krahas vitaminës C, ato përmbajnë edhe faktorin B, edhe substanca fitonciale. Ato nxisin formimin e tëmthit dhe urinimin. Rrënjët e rrepës, përdoren si mjet koleretik kundër gurëve të tëmthit kur fillon ripezmatimi i fshikëzës përkatëse, si dhe për të lehtësuar tretjen e ushqimeve. Substancat (materiet) vepruese të rrepës, pasi përthithen nga trakti tretës ngacmojnë lehtë mëlçinë dhe në këtë mënyrë, shtojnë rrjedhjen e tëmthit. Këto substanca, në doza të vogla, nxisin prodhimin e tëmthit në mëlçi dhe për pasojë, shtojnë pezmatime, prandaj nuk zbatohen në doza të larta, kur mëlçia është e dëmtuar.
Mendra
Në mjekësinë popullore është mjaft i përhapur përdorimi i kësaj bime për kurimin e mëlçisë. Çaji i përgatitur me gjethet e kësaj bime, të cilat duhen mbledhur para se të lulëzojë, përdoret për të qetësuar dhembjet së mëlçisë. Mendra është një bimë mjaft e përhapur në natyrë. Efekte kuruese kjo bimë ka edhe për sëmundjet e lëkurës, kundër tendosjeve psikike, streseve, kundër reumatizmës.
Sherebela
Një bimë tjetër për kurimin e sëmundjeve të mëlçisë është edhe sherebela. Bima e sherebelës rritet kryesisht në shpate gëlqerore, në kullota. Gjethet e saj përmbajnë vaj esencial, saponinë, alkaloide, lëndë regjësve, rrëshirë. Në gjethe e saj janë gjetur edhe acid fumarik, glukozë dhe pentozë, vitamina B1 e C. Në mjekësi ekstrakti i fituar nga gjethet përdoret si mjet për kurimin e mëlçisë së zezë e të tëmthit. Ai merret në formë ekstrakti të lëngët, 1 deri 3 gramë në ditë, në formë infuzi 4 lugë kafeje.
Rrushi
Rrushi rekomandohet për të sëmurët, që vuajnë nga mëlçia. Ai përmban sasi të konsiderueshme sheqeri, kripëra të kalciumit, hekur, vitamina B dhe C. Për shkak të sasisë së përbërësve të tij, lëngu i rrushit është ilaç efikas te sëmundjet e mëlçisë.
Karota
Edhe karota, është një nga perimet e pazëvendësueshme për shëndetin e njeriut, sepse ndihmon në kurimin e sëmundjeve të ndryshme. Përdoret gjerësisht në supë për parandalimin e sëmundjeve të ndryshme, sidomos për mjekimin e sëmundjeve të mëlçisë së zezë, tëmthit, veçanërisht të cerozës së mëlçisë. Mjekët popullorë këshillojnë që të sëmurët me mëlçi të hanë karota çdo ditë.
Dardha
Në sajë të përmbajtjes së hekurit dardhat kanë një efekt pozitiv në mëlçi, pasi nxisin aktivitetin për prodhimin e tëmthit. Lëngu që fitohet nga zierja e lëvores së degëve të dardhës ndikon pozitivisht në uljen e temperaturës. Ky çaj rekomandohet të pihet njëherësh dhe i vakët. Çaji përdoret gjithashtu edhe për lavazhe të ndryshme, në sajë të vetive të tij antiseptike.

Këshilla
Qumështi i bletës ndihmon në funksionimin e mëlçisë dhe sëmundjet e saj, hepatite, rigjeneron strukturën e mëlçisë

Çaji i përftuar nga zierja e sherebelës përdoret për kundër sëmundjeve të mëlçisë së zezë, tëmthit, veshkave

Farat e gjembgomarit kurojnë sëmundjet e tëmthit dhe mëlçisë

Midis bimëve që nxisin zbrazjen e fshikëzës së tëmthit këshillohet akja

Në sajë të cinarinës, glukozideve A dhe B, substancave flavonike të ndryshme etj. gjethet e angjinares përdoren kryesisht në sëmundjet e mëlçisë dhe të veshkave

Në sajë të substancave të hidhura dhe të esencës, pelini përdoret si mjet që shton rrjedhjen e lëngut të stomakut (duke përmirësuar oreksin) dhe përmirëson punën e mëlçisë

Rrënjët e freskta të rrepës përmbajnë esencë me squfur rafamol etj. Ato nxisin formimin e tëmthit dhe urinimin

Përdorimi i alkoolit dëmton mëlçinë

Mosha është një ndër faktorët kryesorë të dëmtimit të mëlçisë, pasi sa më e vogël që të jetë mosha e konsumatorëve të alkoolit aq më të rënda janë dëmtimet

Predispozicioni gjenetik është një ndër faktorët kryesorë të shfaqjes së sëmundjes

Këshillohet konsumimi i produkteve të mishit

Këshillohet përdorimi i rrepave të kuq, lakrës së kuqe dhe brokulës

Këshillohet të mos pihen shumë kafe gjatë ditës, të mos konsumohet birra dhe lëngjet me gaz

Funksionet e mëlçisë
Mëlçia e zezë është gjëndër e madhe, e cila shpesh quhet edhe laboratori biokimik i organizmit, sepse kryhen një seri shërbimesh (funksionesh) të rëndësishme.

Përpunon dhe shndërron një seri substancash ushqimore, si sheqernat, proteinat e yndyrat.

Sekreton dhe nxjerr në zorrë lëngun e tëmthit, i cili ndikon në tretjen e ushqimit dhe në lëvizjen e zorrës.

Nxjerr në gjak prodhimet e nevojshme që ndikojnë në normalizimin e proceseve të organizimit
Ky lajm është publikuar: 06/10/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›